E enjte, 01.10.2020, 09:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Mevlud Buci: Selishtiani i gjurmëve të atdhetarisë

E marte, 18.08.2020, 05:26 PM


SELISHTIANI I GJURMËVE TË ATDHETARISË

NGA MEVLUD BUCI

“Kur shteron pusi ,i dihet vlera ujit”,thoshte rilindasi i madh Sami Frashëri.

Vërtet  në jo rrallëherë i vlerësojmë të thjeshtët,të urtët,ata që me provat e fisnikërisë  lartësojnë fisin,familen ,brezat.Ata janë minerali më i çmuar që nuk e tret dheu,rrezatim i vlerave njerëzore.Këto ditë kur më telefonon publicist Fatos Daci nga Tirana,unë, gjetkë në male, rrëzë Runës madhështore 2047metra e lartë,mora një kërkesë të tij:”Më shkruaj  në optikën tënde  si e njeh Ahmet Bodinin?”

Si një ish punëtor arsimi dhe drejtues për gati gjysmë shekulli, u ndjeva si në faj,si përpara një galerie të çmuar me plot thesare.Kam patur fatin të shërbej për një çerek shekulli në Selishtën e gurtë dhe një çerek shekulli në Tiranë dhe midis plot njerëzve të nderuar në kujtimet dhe shënimet e mia është edhe Ahmet Bodini,burrë i punës dhe i fisnikërisë,kullë e sofrës dhe e besës,baba i nëntë fëmijëve,bir i fisit të shquar Bodini.

+++

Për të shkruar për Ahmet Bodinin është sa e vështirë, aq edhe edhe krenari,sa e thjeshtë duket kjo, aq edhe me përgjegjësi,sepse për këtë burrë dhe fisin e tij nuk do të mjaftonin disa monografi,poezi e shkrime.Ai me provat e traditës,me dritën e punës dhe fisnikërisë,si dibran i besës plot urtësi mbetet një pasuses i denjë i veprave stërgjyshore të rënë për atdhe e për flamur.

Mësuesi i nderuar Nazif Bodini,kushëri dhe shok e vëlla i Ahmetit,i sintetizon shkurt  e saktë mirësitë dhe veprat e tij:”Ishte simbol i sinqeritetit njerëzor,asnjë ditë nuk e ndanim pa pirë kafen bashkë,kemi shkuar si vëllezër”-thotë ai.

+++

Nga kullat e Kurt Salë Bodinit u rritën Sabria,Ahmeti,Idrizi,Likja,Tahiri e Hidja.Këta ecën në jetë në gjurmët e baba Kurtit e nënë Zamanes,bijës  së kullës me tre poda të Sulë Beqir Manekës të Qafë Murrës,gjen bujar e trimëror në breza.

Ahmeti,nip  i dëshmorit të kombit Salë Bodini si dhe i Hoxhë Bodinit(Hoxhë Tanushi,i quajtur Sefer Bodini u rrit dhe u edukua me mençurinë e odave me virtytet e larta të brezave të kullave të babait të tij, Kurt Bodini,të xhaxhallarëve Abaz dhe Demë Bodini.

+++

Ahmeti u lind  më 1937  dhe u shkollua në Okshatinë të Shupenzës.Shërbimin ushtarak e kreu më 1958-1959  afër Voskopojës në Korçë.Punoi për 35 vite në pyjore.Ishte mjeshëtër i punëve si murator ,specialist ,organizator i talentuar i ceremonive të dasmave dhe të morteve,njeri i besës,urtësisë,i vlerave.Ashtu si i ati ,Kurti,si brezat,tregonte urtësi dhe mençuri,bujari,durim dhe guxim siç i ka hije burrit selishtian.

Së bashku me bashkëshorten Nilkë Bodini(e bija e Salë kobures siç e njeh e vërteta historike) rritën dhe edukuan 9 fëmijë ,secili më i mirë se tjetri:Ramizi,Bukuria,Xhelali,Iliazi,Flutura,Kadriu,Lulëzimja,Donika,dhe Festimja.

Kam patur fatin që të gjithëve t`u jap mësim,ishin fëmijë shembullorë.

Kur shkruan për Ahmet Bodinin, nuk mund të rrish pa përmendur provat e kullës së tij dhe të fisit,provat e intelektualëve fisnikë të Bodinëve si Nazif e Hysni Bodini,të urtët dhe fisnikët Maliq,Fetah e Dan Bodini e plot të tjerë.Epika historike e muzës popullore ka gdhendur qëndresën e gjyshit të Ahmetit,Salë Bodinit kundër serbit:

Kur vikati çaj Salë Bodini

U dridh toka u tund qielli,

Bini or trajma për liri

Ta bajmë serbin shkrumb e hi…

E kështu gjyshi tjetër Sefer Bodini,(Hoxhë Bodini) ra në shtator 1913, në luftë kundër serbëve në Petrinjë ,përkrah Hoxhë Bucit i cili ishte bashkë me djalin e tij Mustafa Buci,sot dëshmorë të atdheut.

Ahmet Bodini,kulla  fisi e fëmijët e tij rrezatojnë me dritën e urtësisë dhe të vlerave,duke mbetur një selishtian i atdhetarisë,i provave të urtësisë,i vlerave  që u ndrisin brezave.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora