E shtune, 20.04.2024, 02:43 AM (GMT+1)

Mendime

Prend Buzhala: Kur dy manastire trazojnë botën dhe Kosovën

E hene, 17.08.2020, 07:58 PM


KUR DY MANASTIRE TRAZOJNË BOTËN DHE KOSOVËN

Nga Prend BUZHALA

Gjatë këtij muaji ranë në sy dy ngjarje për sa iu përket manastireve ortodokse: e para, në shkallë botërore, Kisha e Aja Sofisë në Stamboll, e shndërruar në xhami nga politika e Erdoganit; dhe, e dyta, Manastiri i Deçanit, ku Sava Janjic, iguman i manastirit të Deçanit dhe kryetari serb, Aleksandar Vuçiç, ndërhynë për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

1. KONSTANTINOPOJA DHE AJA SOFIA, SI METAFORA TË NJË VIZIONI UTOPIK

Në media u tha se Gjykata e Lartë Administrative e Turqisë vendosi pro kërkesës së kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan që Aja Sofia (turqisht: Ayasofya, osmanoturqiaht: ????????, greqisht: A??? ????? - Urtësia e shenjtë, latinisht: Sancta Sophia), të përdoret përsëri si xhami. Protestat ndodhën në gjithë botën. Le ta kujtojmë shpejt e shpejt: Aja Sofinë e kishte ndërtuar një tjetër perandor romak me prejardhje ilire, Justininiani i Parë, prej vitit 408 e deri më 415. Aso kohe ishte kisha më e madhe në botë. Gjatë Perandorisë Latine nga viti 1204 deri në vitin 1261, u bë katedrale katolike e qytetit, kurse herëve tjera ishte katedrale ortodokse.

Pas vitit 1453 u shndërrua në xhami, kurse prej vitit 1934 e deri më 2020, shërbeu si muze në ditët e para të shtetit modern laik turk nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Ataturk. Kur e psuhtoi Sulltan Mehmeti II, kjo kishë kishte moshë 900-vjeçare!

E konsideruar si simbol politik, më shumë se sa fetar, kjo kishë ka hsitori të gjatë. Konstantinopoja (latinisht: Costandinopolis; otomane turke : ????????? , Kostantiniyye dhe turqishte moderne: ?stanbul ) ka qenë kryeqytet romak, latin, bizantin dhe, së fundmi, i Perandorisë otomane. Sot është qyteti më i madh i Turqisë. Në shekullin XII ishte qyteti më i madh dhe më i pasur nga të gjitha qytetet evropiane. Pushtohet përfundimisht nga Perandoria Osmane në betejën e njohur të vitit 1453. Që nga ai pushtim kjo qendër më nuk ka qenë qendër e krishterë evropiane. Kështu, qe 567 vjet ky qytet është pushtuar nga osmanët e më vonë, këtë qytet të pushtuar, e trashëgoi edhe Turqia e sotme, prej vitit 1923, kur e ndaloi edhe zyrtarisht përdorimin e trajtës Konstantinopolis, Konstantinopojë.

Thuhet se, apsi u dogj në kohën e kryengritjes së Nikesë, më 532, perandori bizantin Justiniani përsëri e rindërtoi për pesë vite, në të cilën punonin mbi 10 mijë punëtorë, sipas arkitektit Anthem dhe matematikanit nga Mileti Isidorit. Në kohën kur ka kryer rolin e Kishës, aty janë mbajtur disa koncile (sipas Kishës katolike) dhe sinode (sipas kisjhës ortodokse): dmth kuvende të rëndësishme të drejtuesve më të alrtë fetarë të botës së krishterë. Ajo ka edhe vlera të mësdha arkitekturore.

Pas ritjetërsimit të saj nga Erdogan (një mysliamn i devtoshëm, siç e vlerësojnë bota perëndimore), reaguan SHBA, Greqia dhe drejtuesit e kishave tjera që shprehën shqetësim për ndryshimin e statusit të ndërtesës së madhe të shekullit të 6-të. Përveç Papa Françeskut, reagoi edhe Patriarku Ekumenik Bartholomeu, udhëheqës shpirtëror i rreth 300 milion të krishterëve ortodoksë në botë me qendër në Stamboll. Ai ishte shprehur se aktgjykimi do të zhgënjejë të krishterët dhe "përçan" Lindjen dhe Perëndimin. Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo dhe Greqia i kanë bërë thirrje gjithashtu Turqisë të ruajë statusin muze për Hagia Sophia. Por qarqet turke kanë bërë një fushatë të gjatë për konvertimin e Hagia Sophia, duke argumentuar se do të pasqyronte më mirë statusin e Turqisë si një vend me shumicë myslimane.

Simboli i krishterimit lindor bie për herë të dytë. As Serbia e as Rusia, përpos disa reafgimeve të mefshta, nuk thanë gjë.

Nga qerthujt e sotëm të KULTURËS botërore, emri KONSTANTINOPOJË përdoret si metaforë e një vizioni utopik, ku diversiteti kulturor dhe fetar i botës së sotme (diversitet që shkaktoi konflikte), mund të bëhet pasardhës i paqes në të ardhmen dhe i krijimtarisë pa kufi... Se kjo është veëtm një utopi, këtë e tregoi realiteti i sotëm i Turqisë erdoganiste.

Gjithsesi që ky vizion botëror kulturor, qëndron edhe në frymën e Editktit të tolerancës së kohës së Konstandint të Madh, ku kodifikoi bashkëjetesën e fesë zyrtare paganizmit me atë monoteiste, krishterimin.?"

2. ZONA POLITIKE E MANASTIRIT TASHMË POLITIK NË DEÇAN

Por Serbia (dhe Rusia), që e bëjnë veshin e shurdhër për Aja Sofinë e shndërruar në xhami, si po sillen ndaj Kosovës, me Manastirin e Deçanit?! Pikërisht në kohën kur në Vashington duhet të rinisin bisedimet Kosovë-Serbi, ata u bien daulleve të manastireve. Qarqet mediatike serbe thonë: "As vendimet gjyqësore, as devijimi i vëmendjes, as paralajmërimet e bashkësisë ndërkombëtare për autoritetet vendore në Deçan nuk do të thotë absolutisht asgjë, siç dëshmohet nga fakti se për ca kohë, përkundër të gjitha rregulloreve, ata vazhduan të ndërtojnë një rrugë brenda zonës së mbrojtur të manastirit të deçanit (Visoki Deçani)."

Domethënë, ajo zonë është krijuar për arsye politike e aspak për arsye fetare! Kur t'u nevoiet politikisht Serbisë, aty ndizen fitilat serbë për ta krijuar një problem "zone"! Madje, edhe për ta shtruar në "tryezën e bisedimeve" në Vashington! Serbët gjithnjë kanë përdorë edhe maksimën "Të dobëtin rrahe, para të fortit përulu": para Turqisë e Amerikës ata përulen, kurse kushqipoatrëve përdorin politikën e zjarrtit e të hekurit. Ata asnjëherë sikur nuk kanë parë rrezik nga Turqia islame, por nga shqiptarët! Ata gjithmonë i kanë thënë Rusisë: ne sretrbët mbrojmë kufijtë perëndimorë të Rusisë. Po kufigjët lindorë të saj, kush i mbron?! Turqia?! Në faktz, duam të vërtetojmës e nuk sihte fjala aspçak për forcimin e ortodoksisë, por plr përforcimin hegjemonsit serb mbi territore e popuj tjerë. Madje, vetë Stefan nemanja thoshte se dueht @rrçnjosur me themel emri i grekërve, bogomilëve dhe sidomos i katolikëve.

3. DARDANIA (KOSOVA) SI HAPËSIRË ARBËRORE DHE TEMPUJT FETARË

Le t'i hedhim pas një vështrim në kohë.

Dihet se që në kohën e Car Dushanit ((1331-1355), kur ai ua mësyu tokave të Arbrit; arbërorët, në krye me Muzakajt, me kontin Tanush Topia etj, kishin prirje të forta europerëndimore: e kërkuan ndihmën edhe në atë kohë nga mbreti Robert Anzhu të Napolit. "Arbrit janë të shtypur keq nga zgjedha e padurueshme dhe tepër e rëndë e sunduesve të urryer sllavë..... “

Klerikët poshtërohen e persekutohen, fisnikët shpronësohen e burgosen", shkruhet në një relacion të vitit 1332 të kryepeshkopit frëng të Tivarit, Guljelmi i Adës. Në studimet historike thuhet: "represioni dhe persekutimet në lëmin fetar. Kapituj të tërë të kodit të Stefan Dushanit dhe urdhëresa të veçanta të carit serb parashikonin masa të rrepta, si sekuestrim të pasurisë, damkosje, dëbim e deri dënim me vdekje për të krishterët katolikë e ortodoksë, që nuk pranonin të konvertoheshin në ortodoksinë serbe e nuk ripagëzoheshin duke marrë emra sllavë. Krahas dokumenteve arkivore dëshmitarë të ndryshëm të kohës, si udhëtari anonim i vitit 1308, kryepeshkopi frëng i Tivarit, Guljelm i Adës (1332), kardinali italian Guido da Padova (1350), e nënvizojnë me theks të veçantë këtë aspekt të politikës së mbretërve serbë ndaj popullsive të pushtuara josllave, e cila ishte sanksionuar në të drejtën mesjetare serbe, kodin e Stefan Dushanit (1349). Masa të tilla goditnin në radhë të parë popullsitë shqiptare të besimit katolik e të atij ortodoks-bizantino të viseve veriore e verilindore, ku presioni i shtetit serb ishte më i fortë. Ato përcaktuan përhapjen e fenomenit të sllavizimit fetar-onomastik në shtresa të caktuara të popullsisë shqiptare. Kjo është arsyeja që midis shek. XIII-XIV, krahas shqiptarëve gjithsesi të shumtë, që mbanin emra, si Gjin, Dedë, Gjon, Progon, Llesh, gjenden në këto treva edhe shqiptarë të tjerë, të cilësuar nga vetë dokumentacioni si të tillë, që mbanin emra sllavë ose që i ishin përshtatur onomastikës sllave. Emra, si Pribisllav, Radomir, Vladislav apo mbiemrat Vogliç, Kuqeviç, Flokovci, Gjinovci etj., dëshmojnë se në këtë kohë (gjysma e parë e shek. XIV) një pjesë e popullsisë shqiptare të trevave veriore, nën presionin e dhunshëm të pushtuesve serbë, gjendej në një fazë kalimtare të një asimilimi kulturor e fetar. Në mjaft treva ky proces asimilimi u ndërpre në kushtet e reja që u krijuan me shkatërrimin e shtetit serb e mbërritjen e turqve osmanë (gjysma e dytë e shek. XIV). Pikërisht në këtë kohë vihet re aty një kthim i popullsisë në onomastikën karakteristike shqiptare, krahas dukurisë së re të marrjes së emrave osmanë. Megjithatë, në një pjesë të territoreve në fjalë, sidomos në zona të veçanta të Gentës (Zetës), procesi i sllavizimit vazhdoi edhe paskëtaj duke çuar gradualisht në asimilimin kulturor dhe etnik të bashkësive të tjera shqiptare."

Kurse gjatë shekujve ky manastir është ruajtur nga shqiptarët (e krishterë dhe myslimanë), sipas traditës së "Kanunit të Lekë Dujgainjit "(shih Mark Krasniqi, shkrimi "Manastiri i Deçanit në traditën e popullsisë shqiptare të rrethinave" në librin "Nga gurra e traditës", 1991). Ndërsa pjesa "Kisha e krishterë ndër shqiptarët e ritit romak dhe atij lindor..." trajton këto probleme në kuadër të librit "Krishtenizmi ndër shqiptarë" të Zef Miridtës (të paktën, Zef Mirdita u shpall shkencëtar i vitit 2011 nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës). Në librat e tij "Çështje onomastike pellazge-ilire-shqiptare" e "Iliro-shqiptarët e serbët në Kosovë" të dr. Rexhep Doçit, trajtohen këto probleme, si tek pjesa e librit të parë me titullin "Ndriçimi i zanafillës së kishave dhe krishterimit në Kosovë" - Kisha e Bajës së Mitrovicës, Kisha e Deviçit në Drenicë, shndërrimi i disa kishave në xhami etj ( që të gjitha katolike)...

Kodi ndëshkonte martesat e përziera, ritet latine europerëndimore, dhe çdo lidhje tjetër me botën europerëndimore! Por popullsia arbërore e kohës i organizoi kryengritje, luftëra dhe qëndresë e antikryqëzatëkundër Car Dushanit: "që nga Genta e Kosova deri poshtë në Epir lindën ose u ringjallën formacione politike të dyerve më të shquara shqiptare, Balshët, Gropajt, Topiajt, Matrëngët, Muzakët, Zenebishët, Bua-Shpatat etj. Zhvillimi i pavarur politik i trojeve shqiptare hynte tani në një fazë vendimtare, duke i orientuar ato gjithnjë e më shumë drejt krijimit të një shteti të përqendruar shqiptar."

Është me vlerë fakti i historianit Konstantin Jire?ek "Istorija srba” – Historia e serbëve, I-II, Beograd 1978), i cili thekson se kur sunduan Nemanjidët, ata ndoqën me procedurë të shpejtë “transforimin e këtyre objekteve të shenjta nga riti katolik dhe ai ortodoks shqiptar e bizantin, në atë sllao-ortodoks” (sipas Mark Krasniqit). Po ky historian me renome evropiane, thekson se vetëm një pjesë e popullatës vendëse (para ardhjes së sllavëve), kaluan në ortodoksizëm (vëllimi I, fq 157).

Dëshmitë e Kishës ilire-arbërore-shqiptare (katolike), jepen gjerësisht te studimi monografik "Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj" e Gaspër Gjinit, ku përmenden në vazhdimësi, emrat e ipeshkvijve, selive kishtare në Kosovë deri në Nish e këndej dhe nëpër hapësirat e Maqedonisë së sotme.

Që atëherë u thellua edhe më shumë hendeku Lindje-Perëndim u thellua historikisht mbi tokat arbërore, të cilat ishin në goditje. Që atëherë Serbia nuk ka pushuar së vepruari kundër arbërorëve-shqiptarëve, Kishës Katolike arbërore shqiptare dhe kundër vlerave europerëndimore. Kur e pushtoi Kosovën, në shk XX, Serbia vazhdoi po me të njëjtat mjete dhune të vrasë priftërinj shqiptarë, të burgosë e dëbojë priftërinj katolikë shqiptarë e besimtarë shqiptarë. Në fakt, Serbia, gjatë shk XX, shqiptarinë ka ndjekur si shqiptar e jo si katolik e vetëm si musliman. Faktet dihen...

A kanë reaguar, për këta 1680 vjet e sa, Kisha Katolike dhe “intelektualët katolikë”, kundër Car Dushanit?!

Dokumentet historike thonë - po, kanë reaguar sistematikisht! Vetëm se jo edhe Perandoria otomane…

4. BASHKËPUNIMI ORTODOKS SLLAV ME PERANDORINË OTOMANE KUNDËR ARBËRORËVE E SHQIPTARËVE

Perandoria otomane, kur pushtoi Evropën Juglindore, madje, ia besoi pasuesve të Car Dushanit mbikëqyrjen mbi krejt të krishterët e Ballkanit, prandaj edhe mbikëqyrjen me të njëjtat kode kundër nesh! Veçse më vonë ato kode i trashëguan e i morën për vete sulltanët otomanë, duke i shndërruar në kode të sheriatit, kundër"kaurrëve katolikë", duke i shfarosur ata për 500 vjet rresht e duke bërë gjenocidet më të pashembullta kundër tyre!

Tek vepra "Ipeshkvia Shkup-Prizren ndër shekuj" e Gaspër Gjinit(1986 kroatisht, 1992 shqip), pjesët "Krishterimi ndër dardanë", "Kisha dardane gjatë periudhës së ardhjes së sllavëve", "Kishat katolike dhe bashkësitë e tyre në Serbi nga shekulli XIII deri në shkeullin XV", "Gjendja e katolikëve nën sundimtarët serbë", "Katolikët e atëhershëm të këtyre vendeve", "Dioqeza e Prizrenit dhe titullarët e saj",..."Islamizimi i katolikëve" etj -flasin për të vërtetën e temës përkatëse, ku shtrirje të kishave katolike hasen kudo nëpër Serbi e lëre më me shumicë nëpër Kosovë.

Në Kosovë, Kishat si ajo e Deçanit, etj (që dëshmohet nga faktet e kohës), nuk janë ortodokse, por të ortodoksizuara (dmth të pushtuara e të marra me dhunë nga krishterimi arbëror-shqiptar... i profilizuar vetëm në katolikë gjatë sundimit otoman e jo në ortodoksë!!!

Apo jo !

Porse dihet që ky bashkëpunim ortodoksi serbe e sllave e Perandori otomane, dëshmohet edhe përmes emrave të nënave sllave, bizantine etj që i aknë nënat e sulltanëve oromanë:

Nëna e sulltan Murartit ka qenë greke...

A është sulltan Murati hero grek?! A më shumë është figurë që i takon historisë otomane-turke, historisë greke, apo historisë shqiptare)? Mbasi ndër trojet shqiptare ekziston një xhami me emrin e Sulltan Muratit, tyrbja e tij etj)...

(Në vazhdim: Emri i sulltanit, emri para konvertimit ne islam dhe emri ne islam i nenave te islamizuara te sulltanëve)

Nëna e Sulltan Muratit = Horofira bizantine = Nilufer Hatun

Nëna e sulltan Bajazitit = Marija, bullgare = Gjulçiçek Hatun

Nëna e Sulltan Mehmetit I = Olga, bullgare = Olga Hatun

Nëna e Sulltan Muratit II = Veronika, bizantine

Nëna e Sulltan Mehmeta II = Despina, serbe = Hima Hatun

Nëna e Sulltan Bajazitit II = Kornelia, greke

Nëna e Sulltan Selimit I = Ajshja, greke

Nëna e Sulltan Sulejmanit Madheshtori –Helga, hebreje polake = Hafza Sultan

Nëna e Sulltan Selimit II = Rokselana, ruse ukrainase = Hirem Sultan

Nëna e Sulltan Muratit II = Rahela, hebreje = Nurbanu Sultan

Nëna e Sulltan Mehmetit III = Bafo, venedikase = Safije Sultan

Nëna e Sulltan Ahmetit I = Helena, greke = Mandan Sultan

Nëna e Sulltan Osmanit II = Evdokia, serbe = Mahfiruz Sultan

Nëna e Sulltan Muratit IV = Anastazia, greke = Mahpejker Kosem Sultan

Nëna e Sulltan Ibrahimit I = Anastazija, greke = Mahpejker Kosem Sultan

Nëna e Sulltan Mehmedit IV = Nagja, ruse =Turhan Sultan

Nëna e Sulltan Sulejmanit II = Katarina, serbe = Dilašib Hatun

Nëna e Sulltan Ahmetit II = Hava/Eva, hebreje polake = Hatixhe Sultan

Nëna e Sulltan Mustaffajt I = Evemia, greke = Emetulah Sultan

Nëna e Sulltan Ahmetit III = Evemia, greke = Emtulah Sultan

Nëna e Sulltan Mahmudit I = Aleksandra, ukrainase = Saliha Sultan

Nëna e Sulltan Osmanit II = Mara, serbe = Sehsivar Sultan

Nëna e SulltanMustafajt III = Zhanet, franceze = Mihrishah Sultan

Nëna e Sulltan Abdulhamidit = Ida, franceze = Shermi Sultan

Nëna e Sulltan Selimit III = Agneza, gjenoveze (Itali) = Mihrišah Sultan

Nëna e Sulltan Mustafajt IV = Sonja, bullgare = Sinperver Sultan

Nëna e Sulltan Mahmudit II = Riveri, franceze = Nakshidil Sultan

Nëna e Sulltan Abdulmexhidit I = Shoshana/Suzi, hebreje ruse = Bezmi Alem Valide Sultan

Nëna e Sulltan Abdulazizit I = Besime Pertevnjal, rumune, = Valide Sultan

Nëna e Sulltan Muratit V = Vilma, franceze–Shefkevza Sultan

Nëna e Sulltan Abdulhamidit II = Virgina, armene = Tirimizhgan Sultan

Nëna e Sulltan Mehmetit V = Sofia, shqiptare = Gjulxhemal Sultan

Nëna e Sulltan Mehmetit VI = Henrieta, çerkeze = ?ulistan Sultan

Sipas klytre emrave të nësave të sulltanëve, ata dalin më së shumti bij nënash sllave e me prejardhje sllave!

Po ashtu, të mos harrohet, se Perandoria otomane pushtetin e vet mbi trojet etnike arbërore e kishte shtrirë nëpërmes kishës ortodokse sllave, sidomos nëpërmes Patrikanës së Pejës. Perandoria otomane ka mundur t’i prishë e armiqësojë marrëdhëniet me arbërorët e, por assesi me Patrikanën!

5. NË PËRFUNDIM: A E KONSIDERON QEVERIA JONË TRASHËGIMINË E TEMPUJVE FETARË SI TRASHËGIMI TË SERBISË E TË TURQISË APO TË KOSOVËS

Edhe ndonjë foto që shfaqet tek tempujt fetarë në Pejë a Deçan, me shqiptarë në rroba kombëtare, e ka shpjegimin e vet tek akademik Mark Krasniqi (shqiptarët katolikë e myslimanë i kanë ruajtur kishat e tempujt fetarë sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit...në një mes ku ka pasë gjatë shekujve myslimanë shumicë, ata i kanë ruajtur ato sipas këtij kodi.

Ndryshe, edhe KUJTESA POPULLORE e rrënjëve të përbashkëta familjare, nuk do të ishte ruajtur (vetëm tek besimtarët myslimanë e katolikë në Kosovë.

Kisha e Manastirit të Deçanit ruan trajta të ndërtimtarisë arbërore-dalmate, ku përmendet arkitekti arbëror (i ritit perëndimor) Atë Vita Kuçi-Cuci, i cili ishte rektor i kish së Shën Mërisë në Kotorr. Kishën e Deçanit, ai e ndërtoi me 18 skulptorë e gurskalitës arbërorë katolikë.

Përmendet skulptori i madh arbëror (katolik) Mikel Tivarasi (i njohur në gjithë Evropën), si dhe skulptorët e njohur Gjin Aleksi e Mark Nikollë Gohja (të atyre viteve). Këto trajta skulpturore hasen edhe në katedralen (katolike) të Novobërdës.

Për këta skulptorë të shquar arbërorë, flasin studiuesit gjermanë e shumë studiues të tjerë.

Gjatë historisë së kishave arbërore edhe nën Turqinë, përmenden vojvodët (shqiptarë). Kështu Kisha e Deviqit shfaqet më 1455 në një defter turk.Vojvodët e Llaushës, si udhëheqës në ato anë, Rexhep Doçi konstaton se kanë udhëhequr në periudhën ilire në një kështjellë (ruhet topogërmadha Gradina e Vojvodëve dhe gjendet në LLaushë, qendër banimi afër Kishës së Deviqit), të cilët e kanë ruajtur në Mesjetë këtë kishë, ashtu si Nikçët e Rugovës që e ruajtën Patrikanën e Pejës. Kisha e Deviqit u ruajt nga shqiptarët edhe gjatë sundimit osman. Shqiptarët në Llaushë udhëheqën edhe gjatë sundimit osman, ku Xhamia zëvendëson kishën (ruhen patronimet Spahija e Bimbashi).Themelet e Kishës së Deviqit janë ato të arkitekturës shqiptare.

Porse gjatë dekadës së fundit na u ringjallën apetite neo-otomane të Erdoganit kundër Kosovës, për ta përvetësuar Kosovën me trashëgiminë e saj, për ta otomanizuar plotësisht ekonominë e saj dhe për t'i futur kthetrat, madje, edhe në historinë tonë. Nuk do të thotë se nuk ka qenë e suksesshme në disa segmente, duke e dobësuar ndjeshëm palcën e vetëdijes sonë kombëtare, me synime për të krijuar një komb të ri mysliman në Kosovë!!! Kosova është para një sfide të re përballë këtij agresioni.

Dhe nuk qëndron gjithçka te një reagim formal ndaj Car Dushanit apo Erdoganit, sa te ndërtimi i një shpirti të përbashkët koheziv shqiptar.

Po aq me egërsi po rrezikohet sot sovranitet i Kosovës, përmes manastirit të Deçanit e patrikanës, të shndërruara në tempuj politikë. E keqja është se edhe debatet politike në media, edhe në qarqet politike, me këto probleme merren individë injorantë që pak ose aspak i njohin këto çështje kaq të ndërlikuara.

Thuajse shqiptarët e Kosovës po jetuakan në qiraxhinj në tokën e tyre, meqë ajo po h=shpallet trashëgimi otomane e trashëgimi serbe!

Të kota reagimet disadekadëshe të intelektualëve.

Dhe vijnë akuzat se intelektualët nuk reagojnë, kurse e vërteta është krejtësisht tjetër: ata (as historianët, as kulturologët, as teologët shqipatrë, as etnologët e as akademikët) nuk i pyet askush, ashtu si nuk i pyeti askush te ajo pakoja ahtisariane e trashëgimisë së shpallur serbe brenda Kosovës!

E vërteta është se jo pak historianë kompetentë kanë reaguar duke theksuar me faj=kte se Manastiri i Deçanit është trashëgimi e Kosovës, jo e serbëve, ashtu sikundër të gjithë tempujt fetarë islamë në Kosovë, janë trashëgimi e Kosovës e jo e Turqisë. Ky qëndrim nacional nuk u përfill as nga klasa politike e Kosovës (pas vdekjes së Ibrahim Rugovës) e as nga qarqet ndërkombëtare!

E tash, meqë një parti politike që e drejton Kosovën, që pretendon se përbëhet prej akademikëve, le ta thotë vetë: çfarë bënë ata për sa iu përket këtyre çështjeve kaq të ndërliqshme!? A e konsideron kjo parti në pushtet këtë trashëgimi që i takon Serbisë e Turqisë apo trashëgimi që i takon Kosovës?! Faktet e deritashme po dëshmojnë se qenkan trashëgimi jo e Kosovës!!!

Le të zgjohen pak prej gjumit se, për fat, Kosova ka mjaft njerëz të ditur. Dhe njerëz që dinë të reagojnë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora