E merkure, 24.04.2024, 09:35 AM (GMT+1)

Mendime

Ibrahim Kabili: Kush do jetë presidenti pas tetë muajsh? Ky është problemi!

E hene, 17.08.2020, 07:41 PM


Kush do jetë presidenti pas tetë muajsh? Ky është problemi!

Nga Ibrahim Kabili

Situata e nxehtë politike dhe përhapja masive e covid-19 tek popullsia e kanë rënduar shumë gjendjen e përgjithëshme në Kosovë. Kosova duke e patur vemendjen vetëm tek bisedimet me Serbinë, nuk po merret sa duhet me problemet e tjera të shtetit. "Bisedimet" me Serbinë janë një farsë. Një farsë e stisur! Kjo po përdoret në mënyrë mjeshtërore, në formën më të mirë të mundëshme nga politika e Beogradit në dëm të Kosovës. Qëllimi i Serbisë është dobësimi i shtetit të Kosovës. Bllokimi politik dhe ekonomik i tijë, me synim, çbërjen. Ato kanë synime dhe objektiva mjaft të qarta në këtë aspekt. Në funksion të tyre kanë vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e shtetit kundra Kosovës. Krahas kësajë kanë vënë në lëvizje mjaft intensive dhe partnerët të tyre ndërkombëtarë. Ato po punojnë non stop në shërbim të Beogradit, por dhe për realizimin e qëllimeve të tyre. Fatkeqësisht ja kanë arritur deri diku, ta paralizojnë shtetin e brishtë të Kosovës. Nga ana tjetër nuk kemi të  njëjtën kundërpërgjigje nga shteti i Kosovës, ndaj tyre. Në anën tonë kemi apati, pritje, çfar do të sjellë "fati", nënshtrim ndaj tyre, servilizëm, inferioritet të theksuar, politikë difensive, jo profesionalizëm, amatorizëm politik, besim të tepruar te ndërkombëtarët, qëndrim pasiv deri në mishërim të tyre, dhe pse jo, dhe nënshtrim. Kjo është e pa tolerueshme për palën kosovare.

Në vend të kundërpërgjigjes ndaj tyre, te disa politikanë, dhe politika e Kosovës shihen:

•Lufta e egër për pushtet në gjithë nivelet.

•Provincializmi politik i drejtuesve kryesor.

•Mendësi anadollake për feude e prona.

•Korrupsioni galopant në gjitha instancat e shtetit.

•Pasururim sa më i shpejtë dhe abuzivë.

•Shitja e aseteve shtetërore nën vlerën reale.

•Mos funksionimi i shtetit në veri.

•Punësime partiake e farefisnore.

•Braktisje, lënja në harresë e mjerim e një pjese të ish luftëtarëve të UÇK-së.

•Fryerja e listave me veteranë të rrejshëm.

•Ekonomi me tregues shumë të ulët.

Pjesa më e madhe e politikanëve me pasuritë e vëna paligjshmërisht janë kthyer në milionerë, dhe po ja bëjnë gjëmën më të rëndë në historinë e saj, Kosovës. Më e rëndë se po shkërmoqin shtetin, shtetin e tyre që e mundësojë NATO, e mundëdoj UÇK-ja me ndihmën e SHBA-së, e disa vendeve të BE-së. Por kur? Pas 100 vjetësh sakrificash të brezave dhe Luftës së lavdishme të viteve 1998-'99. Po si mund të sillemi kështu me këtë arritje të madhe? Krijimi i shtetit të Kosovës është hop i madh cilësor, është evolucioni më i madhë i Kosovës për gjatë një shekulli. Ky progres i madh është një vlerë, është arritja më e madhe epokale për Kosovën dhe gjithë shqiptarinë. Vlerat duhen ruajtur me çdo kusht dhe çmim. Në planin e jashtëm situata në Kosovë është tepër e rëndë. E rëndë si rezultat i ndërhyrjes së vazhdueshme armiqësore, këmbëngulëse, arbitrare, me synime të qarta; shoviniste, asimiluese, zhdukje, copëtuese të Kosovës nga Serbia. Kjo veprimtari armiqësore e Serbisë ndaj Kosovës, sidomos kohët e fundit nuk po merret seriozisht nga politika kosovare dhe shteti i sajë. Politikanët e tjerë të lartë, përveç Haradinajt, Kurtit janë treguar të pa përgjegjshëm në lidhje me "dialogun" me Serbinë. Po si është e mundur që shtetarë dhe ish shtetarë të tregohen kaq të pa përgjegjshëm? Në këto vite disa prej tyre  nuk e kanë treguar veten burra shteti. Me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë punuar dhe në favor të Serbisë si:

• Kanë nënshkruar mbi 30 marrveshje që në  më të shumtën e tyre, i shërbejnë Serbisë.

• Kosova "funksionon" me fushnotë, e kjo e nënshkruar prej këtyre "politikanëve".

• Qeveria Hoti hoqi dorë nga reciprociteti me Serbinë.

• Hoti hoqi dorë nga proçesi i njohjeve të reja të shtetit të Kosovës.

• Hoqi dorë gjithashtu nga aplikimet për aderim të Kosovës në organizmat ndërkombëtar.

• Asgjë nuk bënë për të pagjeturit e luftës.

• Veriun e Kosovës e kanë lënë nën kontrollin e Serbisë dhe bandave të saj.

• Kuvendi i Kosovës pothuajse ka dalë jasht loje. Siç ka treguar koha deputetët e tijë mund të miratojnë dhe marrveshje të dëmshme.

•Kuvendi nuk e votoj Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së me pretekst se kishte mangësi. Lind pyetja përse nuk e përmirësuat mangësitë? A nuk është e turpshme që nga 120 deputet të marrin pjesë në votim 36 deputetë. Po kë pritët o "njerëz të mirë" Listën Srbska?  Deputetët "pacifist" të Isës nuk kanë asgjë të përbashkët me idetë "Rugoviane". Turp për Abin Kurtin dhe deputetët e tijë që nuk e votuan projektligjin. Mesa duket dhe Albini nuk ndryshon nga "soji" tjetër!

• Thaçi këmbënguli në krijimin e Gjykatën Speciale. Përse? Për gjykimin e "krimeve të luftës" që ka "bërë" UÇK-ja. Ky na qenka problemi? Tani që i "erdhi veza", don ta zhbëjë atë! Kështu funksionon shteti o "njerëz" të mirë?

•Politikanët kosovarë kanë braktisur mbi 20.000 gra e vajza të dhunuara. Përse nuk ndiqet shembulli i Vesmije Krasniqit për denoncimin e abuzuesve, guzimi si femër e lartë, dhe përpjekjet e sajë për drejtësi në organet përkatëse? Ka 21 vjet dhe ajo nuk ka gjetur drejtësi! Ku është shteti, çfar ka bërë ai në këto vjet? Shou televiziv! Ka dhënë dhe ndonjë dekoratë, asgjë më shumë! Ku është shoqëria kosovare? Përse nuk ndihet zëri i sajë? Ku janë Vesmijet e tjera? Forca e "zakonit" dhe shoqëria "patriarkale", na bëjnë të heshtim! Heshtja është miratim, aprovim. Kështu don Serbia. Më vonë do t'ju akuzojë për përdhunim të femrave serbe!

•Nuk kanë mbledhur dëshmi, gjetur fakte, prova dhe denoncuar krimet serbe në Kosovë. Serbia ka bërë të kundërtën, e megjithëse është agresore ajo ka marr revansh, dhe po luan rolin e "viktimës". Sa infantile po tregohet politika kosovare! Sa inferior disa nga këto "politikan", të nënshtruar e servil me Serbinë dhe "cuba" e të "fortë" me njëri tjetrin! Kështu ndëtohet shteti? Kjo nuk është rastësi! Unë shumë herë i kam kujtuar si të tilla, se këto probleme janë sporadike, janë mungesë përvoje në shtet ndërtim, dhe se me kohën do ndreqen! Jo! Isha i gabuar rëndë. Asgjë nuk po ndreqet, përkundrazi situata po përshkallëzohet për keq! Kuvendi, Qeveria, Institucionet, Akademike e Shkencave dhe Arteve të Kosovës duhet ti trajtojnë me  rigorozitet këto probleme, të hartojnë politika, strategji dhe dalin me alternativa për zgjidhje. Koha nuk pret! Dhe intelektualët më në zë të kombit si Qosja, Kadare, e ndonjë tjetër duhet ta thonë dhe rithonë tani fjalën e tyre. Dy shtatori po afron! Po ja latë në "dorë", Hysenit, e keni të "zgjidhur" problemin. Ai është "vegël qorre" e Thaçit dhe Isës. Po pritët prej sojit të tijë, t'do ja "shihni" hajrin! Ai mund të pranoj ndoshta dhe; ndarje, coptim territori, ndryshim kufijsh dhe Asociacion të Komunave me shumicë serbe me kopetenca ekzekutive! Mos e ktheni Kosovën në një Bosnje të dytë! MOS! "Dasma" është e madhe, muzika është e përzgjedhur, regjia dhe skenarët sllav janë përgatitur. Priten takimet dhe firma juaj! Mos nënshkruani kapitullimin, jeni fitues të luftës. Humbëse dhe agresore është Serbia. Ju duhet bashkim dhe jo ndarje siç po bëni ju, "burrështetas" të Kosovës! Mos nënshkruani tradhëtinë edhe sikur t'jua "kërkojë" miqtë. Miku, ndonjëherë sheh interesat e tijë dhe të braktis! Pasi nënshkruan të thotë; vetë firmose, vetë pranove, vetë re dakort me kundërshtarin, tani këto janë pasojat, mbaje se të bën mirë! E kjo "mirësi" të kthen një shekull prapa! Mos e nënshkruani tradhëtinë! Vijat e KUQE:

?Jo ndarje të Kosovës.

? Jo më nën Serbi.

?Jo bashkim me ndonjë shtet tjetër.

(Jo tani, bashkimi me Shqipërinë, ky është kurth i Serbisë, në kundërt ajo t'ja filloj nga Nishi deri në Prevezë(Çamëri), që për turp të politikës së Shqipërisë nuk zihet me gojë).

Zgjidhja është nënshkrimi i marrveshjes përfundimtare me njohje reciproke me Serbinë. Hiqeni shprehjen deri në njohje reciptoke, se kjo ju fut disa pashë "nën dhe", thotë populli. Keni firmos shumë marrveshje të dëmshme për Kosovën, me qëllimin e mirë ndoshta, njohjen prej Serbisë, dhe më në fund ju kanë treguar bërrylin! "Mirë" bërrylin, por mos e pranoni, gishtin e mesit! JO marrveshje ekonomike me 2 shtator me Serbinë në Vashington, pa e pranuar Sebia Pavarësinë e Kosovës. Natyrisht kjo do ndodhë, por nuk duhet të ndodhë! Ky është problemi, kjo është thembra e akilit për Kosovën. Nuk është problemi se kush do zgjidhet president i Kosovës pas tetë muajsh!? Kjo shqetëson Haradinajn!

Në respekt për ju zoti Haradinaj, për gjithçka i keni dhënë Kosovës në Luftë dhe me vendosjen e Taksës 100% ndaj Serbisë po ju pyes: Ky ëdhtë problemi për ju sot?  Dhe shtoj: Ju do jeni presidenti i Republikës së Kosovës, siç mendoni ju, dhe gjithë ne, shqiptarët e ndershëm apo: President i Krahinës  Autonome të Kosovës dhe Metohisë siç thotë Serbia dhe Vuçiçi? Kjo e dyta nuk ka shanse të ndodhë. Kosova është sovrane dhe e njohur nga më shumë se 110 shtete. Kanë filluar dhe çnjohjet, dhe disa "çnjohje" në fusha të tjera zoti Ramush. Bashkë me politikanët më të përgjegjshëm  duhet ti dilni zot vendit! Nuk janë gjithçka pasuria apo privilegjet që ju jep posti zotërinj! Sakrifiko më shumë, që të fitosh dhe paqen zoti Ramush! Koha nxjerr në pah individin në momente të vështira! Puno në grup për këtë, koha kërkon bashkim dhe jo ndarje siç po bëni rëndomtë ju. Pasi të zgjidhni problemet  më delikate të brendëshme dhe të jashtme të Kosovës, mund të shpresoni dhe fitoni dhe postin më të lartë të shtetit të Kosovës. Tani nuk është ky problemi, mjerisht  ky është pazari! Jo pazar, o hero i luftës!

Zotërinj politikanë të Kosovës, politika në vetvete është pragmatizëm, por jo deri në atë masë që të rrezikojë kufijtë e Kosovës, shtetin e sajë dhe dinjitetin e shqiptarëve...

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 15.08.2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora