Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Mirë që nuk u ngutem me Palestinën!

| E diele, 16.08.2020, 03:41 PM |


Mirë që nuk u ngutem me Palestinën!

Shkruan Fahri Xharra

Asnjë herë nuk më ka rënë të lexoj  në shtypin tonë për Baskët apo Katalonët  e Spanjës asnjëherë nuk e kam parë të shkruar që flitej për jetën e berberëve në Algjeri. Kurdët as që i njoftim. Pse nuk është shkruar? Pse kemi heshtur? A duhet të heshtim ?

“Sa jemi të mëdhenj” për të kërkuar diçka të “madhe” në botë? (1)

Kohëve të fundit  (që sa vjet) filluam të humbasim miqtë duike kërkuar diçka që nuk është as në interesin tonë e as nuk kemi fuqi politike, ushtarake dhe ekonomike që t`i rregullojmë “drejtësitë apo padrejtësitë “ në botë. Ne duhet t`i jemi falënderuar perëndimit dhe Amerikës që e rregulloi çështjen tonë , Kosovën shtet.

A nuk kishte kundërshtime në botë për këtë hap historik që e ndërmorën Perëndimi dhe Amerika ? sigurisht që po, bile edhe shumë . Por ato kundërshti a mos e penguan rrjedhën e të planifikuarës ? Jo . Sepse ishte e vendosur nga fuqitë e mëdha ekonomike , dhe ushtarake të botës. Të tjerët deshën e s`deshën në një farë mënyre u “ pajtuan “ , dhe liria për Kosovën erdhi. E vetmja “ hakmarrje “ e tyre është që nuk po na njohin.

Të kalojmë të Palestina me aspiratën  për “ shtet të pavarur” në territor të huaj, anëtare e OKB-s e njohur nga qindra shtete e cila që 20 vjet ngulë këmbë që Kosova nuk e meriton shtetësinë e saj, se “është “ ngritur mbi “ tokat e Serbisë, dhe absolutisht ishte kundër njohjes së Kosovës. Të njëjta fjalë i fliste edhe në Konferencën  Islamike. Të kotë e kishte , ajo mendonte që e ka përkrahjen e Rusisë , Turqisë dhe Serbisë e të tjerëve, por ata vetëm e mashtronin me vetëdije të plotë se nuk e meriton  Shtetin e saj.

Shqiptarët e Kosovës të nxitur nga Turqia e harruan vetveten, dhe nguteshin me “përkrahje “ verbale për Palestinën , me të cilën asgjë nuk fitonim dhe vetëm e rritshin pishmanllykin e atyre që na ndihmuan.

Ne ia japim vetë shumë lartë, e flasim të parën atë të fundit pa i llogaritur pasojat. E harrojmë që para vetit e kemi një shtet me kredibilitet të madh në botë.  Nëse ju kujtohet, Kadareja thoshte që Serbia në bisedë me perëndimoret na vendos në shkallën më të lartë të terroristëve islamik , kurse në bisedë me vendet arabe- myslimane na  paraqesin si kryqtarët e Europës.

Ju merë mendja që Sudani do e njehë Kosovën  së shpejti ? Po, Venezuela? Lerë e mos te flasim për Kuben  e Castros. A duhet te prishemi me SHBA-te dhe ta përkrahim Chavez-in, (tashmë i vdekur ) në rrugën e tij të “drejtë” socialiste me kusht që Venezuela të na njeh?

Diplomacia është  “zanat “që merret nga përvoja, trashëgimia, shkollimi dhe më së shumti nga  njohja e lëvizjeve ndërkombëtare dhe lëvizjeve gjeopolitike dhe interesave gjeostrategjik të botës.

Po flitet në qarqet tona se” jemi” me  të Turqinë  kundër Izraelit! Por marrëdhëniet   e Turqisë me SHBA - nuk do te prishen . E vërtetë. Por a jemi ne aq të mëdhenj me ndikim e aq te fortë ushtarakisht që të prishemi me shpëtimtarët? Nese Serbia i ka shprehur Abassit se do ta njeh shtetin e Palestinës për ne çka  ?

Mbani diçka në mendje ,edhe sikur të gjitha shtetet Arabe dhe ato te tjera myslimane të botës do ta kishin njohur Kosovën , a do e ndërronin mendjen   Greqia, e Romania e Spanja   Sllovakia e Qipro   për të na njohur ?

Kishte tentime nga ana e Shqipërisë për njohje të Palestinës , por mirë që nuk u nguten

Lamtumira nga shteti Palestinë

“Nën ndërmjetësimin e SHBA-së Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli janë afruar në aspektin diplomatik. Për rajonin kjo është një shenjë e mirë – por ka dhe një humbës tragjik, ajo është Palestina, kështu shkruan Rainer Sollich në Deutsche Welle dhe vazhdohet:  Këtu shtrohet pyetja, nëse Emiratet e Bashkuara Arabe në bisedimet e fshehta me Izraelin dhe SHBA-në „nuk do të kishin mundur të arrinin gjë për vëllezërit e tyre palestinezë”. Por me sa duket kjo nuk ka pasur shumë rëndësi për ta. Këto vende kanë të tjera prioritete strategjike – gjoja solidariteti i tyre me palestinezët është thjeshtë hipokrizi.

Kjo është e padrejtë dhe e hidhur për palestinezët. Është si një tendencë e pakthyeshme: Jo më Izraeli, por në radhë të parë Irani e gjithnjë e më shumë edhe Turqia prej shumë vendeve arabe po konsiderohen si “ndërhyrës” të rrezikshëm në rajonin e tyre. Shmangia e këtyre dy rivalëve ka prioritet të lartë. Veçanërisht sa ka të bëjë me Iranin, Izraeli është për këto vende një partner më i natyrshëm dhe më atraktiv: Izraeli është në nivel kryesues si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë të teknologjisë. Po ashtu Izraeli e sheh me të drejtë kërcënimin më të rrezikshëm ndaj sigurisë së vet prej Iranit dhe aleatëve të tij në Siri, Liban, Irak, Jemen dhe në Rripin palestinez të Gazë .

E vërteta është, se palestinezët e kanë humbur prej kohësh luftën e tyre kundrejt Izraelit për një shtet të pavarur. Ky shtet sot as që nuk është më në agjendën ndërkombëtare. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me politikën izraelite të vendbanimeve hebreje, por edhe me ndryshimin e prioriteteve arabe dhe me presidentin e SHBA-së Donald Trump që lufton për t’u rizgjedhur. Por kjo ka të bëjë edhe me paaftësinë prej dekadash të udhëheqjes palestineze, për të zhvilluar vizione që përtej protestave e dhunës të mobilizojë një mbështetje efikase ndërkombëtare për interesat e veta.

Së paku ky është në një farë mënyre edhe faji i vet palestinezëve, nëse tani në Lindjen e Mesme duke anashkaluar interesat e palestinezëve po farkëtohen aleanca të reja e me siguri që së shpejti edhe shtete të tjera, kryesisht nga rajoni i Gjirit Persik mund të vendosin paqen me Izraelin. Për palestinezët ky është një zhvillim tragjik – por për pjesën tjetër të rajonit sidoqoftë një shenjë e mirë. “ e përfundon Deutshe Welle artikullin për Palestinën

Një gjë për Kosovën , kujdes dhe ngutuni sepse mund të anashkalohen interesat për Kosovën sepse po krijohen aleanca të reja në botë, e mos të përfundojmë keq e si është më keq.

Fahri Xharra, 16.08. 20

Gjakovë