E premte, 19.04.2024, 06:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Gjin Gazulli, atronom dhe diplomat arbër i shek. XV

E hene, 17.08.2020, 11:27 AM


Observatori astronomik në Padova i themeluar në 1761 është mbështetur edhe në pikëpamjet shkencore të Gjin Gazullit, atronom dhe diplomat arbër i shek. XV!

Nga Jahja Drançolli

Universita degli studi di Padova (Universiteti i Padovës), është themeluar në vitin 1222 për të arritur kulmin e famës sidomos përgjatë shekujve XV-XVI, periudhë kjo kur do të shpallët për njërin nga dy ose tre universitetet kryesore të Europës. Midis profesorëve të saj ishin filozofë të famshëm të Humanizmit e Rilindjes europiane, përfshirë edhe Galileo, si dhe profesori i matematikës dhe i astronomisë Gjin Gazulli, arbër me origjinë nga Zadrima e Arbërisë.

Në Padova, Gazulli kishte vajtur në vitin 1422 për të studiuar fakultetin e arteve dhe filozofisë, në kuadrin e të cilave, pas traditës mesjetare, mësoheshin të gjitha shkencat shoqërore e ekzakte, si dhe artet. Është e njohur se deri në fund të shek. XVIII, shumica e universiteteve perëndimore ofruan një kurrikul bazë, mbështetur në shtatë artet liberale (Septem artës liberales): gramatikën, logjikën, retorikën, gjeometrinë, aritmetikën, astronominë dhe muzikën. Në këtë kohë katedra universitare e matematikës udhëhiqej nga profesorët më të shquar të kohës, të cilët përveç matematikës kishin bërë emër edhe në mjekësi dhe astronomi. Së këtejmë, Gazulli nëpërmjet tyre arriti për t’i thelluar njohurit rreth fshehtësive qiellore, njohuri këto që ishin pjesa qendrore e tezës së tij të doktoratës të mbrojtur me sukses të shkëlqyer më 31 janar 1430.

Pas një sërë aktivitetesh në Itali, Francë, Raguzë, Gazullin do ta ndeshim përsëri në Padova (1439-1449), por tani si profesor i shkencave të matematikës dhe astronomisë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora