E marte, 20.10.2020, 10:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Vdekja e papa Pio II, disa javë para se ta kurorëzonte Gjergj Kastrioti-Skënderbeun për mbret

E diele, 16.08.2020, 11:25 AM


Si sot, në vitin 1464, vetëm disa javë para se ta kurorëzonte Gjergj Kastrioti-Skënderbeun për mbret, në Ancona të Italisë do të vdesë papa Pio II (1458-1464)!

Nga Jahja Drançolli

Në qytetin Ancona, ku vepronte atëbotë kolonia e qëndrueshme arbërore, papa Pio II (emri mirëfilltë i tij, Enea Silvio Piccolomini), pas aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare, priste për të kaluar në Republikën e Raguzës (gusht-tetor 1464). Dihet se, papa Pio II ose ndryshe Aneas Silvius është shquar për njërin ndër humanistet e historianet më të mirënjohur të periudhës së Humanizmit dhe Rilindjes europiane. Si i tillë është shquar edhe në Koncilin e Bazelit (1439). Nga viti 1442 e ndeshim në Vjenë për sekretar personal të perandorit Fridriku III; më 1446 është emëruar ipeshkëv në Trieste; më 1447 në Siena; më 1456 kardinal, dhe së fundi më 1458 u zgjodh për Papë. Njoftime të rëndësishme për Arbërinë në periudhën e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut mund të ndeshim në veprat monumentale të tia: “I Commentarii rerum memorabilium, quae temporibus suis contigerunt”, “De gestis Concili Basiliensis commentariorum, libri II”, “Opera omnia” e ndonjë tjetër.

Objektivi kryesor i Piccolomini-t në Republikën e Raguzës ishte takimi me burrat më të shquar të kohës në mbrojtjen e vlerave europiane. Pra, Dukën e Republikës së Venedikut Cristoforo Moro, mbretin e Hungarisë, Matthias Corvinus (Mátyás Corvin, Mátyás Hunyadi, 1443-1490), si dhe me Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, i cili nga papa Pio II priste të kurorëzohet për mbret të Arbërisë.

Gjithë kjo histori interesante fshihet në arkiva në Raguze, Ancona, Venezia, Roma, e ndonjë tjetër. Përveç njoftimit që ndërlidhet me kurorëzimin e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut për mbret nga papa Pio II, tërheqin vëmendjen edhe njoftimet për përgatitjet e Republikës së Raguzës për pritjen e personaliteteve më të shquara të kohës, që kanë nisur ç’prej janarit, respektivisht prej majit të vitit 1464, dhe në këtë kuadër nga vargu i madh i realizimeve përgatitore duhet përmendur dhe sigurimi e disa pikave të rëndësishme të qytetit, sidomos sigurimin e fortifikatës Revelin!

Burimi: Një kopje e dokumentit hulumtuar nga MA. sc. Ruzhdi Panxha në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut, sot ruhet edhe në Arkivin Shtetëror të Kosovës!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora