E hene, 05.12.2022, 03:46 PM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Në plazh

E diele, 23.08.2020, 10:02 AM


Në plazh

Nga Edison Ypi

Kujtesa nga Prishtina po puthet me një çam nga Janina. Berati nga Podujeva po ha me sy një shkodrane me bel të hollë, vithe të rrumbullakëta, brekë të padukshme, gjysmat e sisëve përjashta, flokë të lëshuara që ja merr era. Një lab nga Salaria në gjunjë dhe me lot në sy po ja lyp Sarandës nga Suhareka. Vigjilenti nga Kumanova po pi raki Skrapari me një Vigan nga Mokra. Një krutan me mustaqe deri te veshi i ka hy negociatave me ja bo mbesën për nuse Etnikut nga Theranda. Labinoti nga Lipjani po bën muhabet duke tymos duhan të dredhur me një myzeqar nga Guri i Gomares. Një Ares nga Starja po e bind një Agon nga Peja se baca kurvi ishte më vrasës se serbi. Kushtrimi i Malishevës, Visari i Vitisë, Gramozi i Gostivarit, Korabi i Tetovës, Berati i Kumanovës, Tomorri i Tuzit, nuk e kanë problem se Dielli përvëlonjës po ua përzhit mishin e kurrizit. Thonë; Sado me na djeg, nuk mundet me na ba keq Dielli i Shqypnis. Vlora nga Istogu që flet e shkrun Shqip më bukur se krejt çikat e Shqipnis dhe Patrioti nga Këlcyra kanë katër dit e katër net që flejn bashk. Flamuri i Drenicës shkon vazhdimisht në banjë se e ka zënë barku. Qurrat që shpërthejnë nga hundët e Dardanit pi Prizreni formojnë një ylber me ngjyra që e shkrin së qeshuri Kadriun nga Dobërdalani. Haxhiu nga Samadrazha po i thotë një tepelensi se komunistat duhen pjekur në hell me zjarr të ngadaltë. Duke u dridhur si fije bari Lasgushi nga Vaksinca po i thotë një skraparlliu se shqiptarët janë rracë superiore, bota mundet me u shkatërru por Poezia nuk vdes, Muharrem Qena është këngëtar qiellor. Një pejane me shalë kilometrike po shetit topless buzë detit duke i bërë kalimtarët ti ndjekin me sy hedhjet e sisëve të saj si publiku topat e tenisit. Vjosa nga Sharri ka vizatuar mbi bythë një shqiponjë në fluturim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora