E enjte, 18.04.2024, 10:29 PM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Këta janë dy persona, me nga dy fytyra!

E diele, 16.08.2020, 09:33 AM


Këta janë dy persona, me nga dy fytyra!

Nga Enver Bytyçi

Rama kërkon ta bëjë rregull që politikanët shqiptarë të "mos flasin anglisht kundër njëri-tjetrit"! Ndërkohë unë kam shoqëruar një personalitet të BE-së në Tiranë në maj 2018 dhe në takim me të, Rama ka folur 30 minuta anglisht kundër Lulzim Bashës, që t'i mbushte mendjen këtij përfaqësuesi të së djathtës europiane se "Basha ishte me rusët"!

Para kësaj, në vitin 2016, Rama foli serbisht kundër politikanëve shqiptarëve kundërshtarë të tij. Aso kohe ai shkoi në Nish e më pas në Beograd, ku mori pjesë në promovimin e librit të tij "Kurbani", i përkthyer dhe botuar në serbisht nën kujdesin e veçantë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në këtë libër si në asnjë libër tjetër, Rama flet me përbuzje, urrejtje e nervozizëm në pozitat e hakëmarrësit kundër shumicës dërmuese të politikanëve shqiptarë. E megjithatë ia dha lejen e botimit presidentit serb, me qëllim që serbët të mësojnë me fakte bindëse se "politika shqiptare i ngjan asaj të vitit 1914"! Kjo i shërbeu edhe si provë besnikërie ndaj Serbisë.

Hashim Thaçi kërkon tani që është në prag të izolimit të tij në qelinë e Hagës një ligj për të ndaluar qytetarët, mediat dhe këdo tjetër që ta kritikojnë atë dhe ish-drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërkaq vetë ai e kishte të ndaluar sipas neneit 2 pika 2 të kushtetutës së Kosovës që të fliste për ndarjen e territorit të vendit. Megjithatë foli dhe e propagandoi këtë projekt serb për tri vite radhazi pa u ndalë asnjë çast. Vetë shkeli kushtetutën, ndërsa shqiptarëve kërkon t'u vendos drynin në gojë për kritikat ndaj tij!

Këta janë dy, me nga dy fytyra që bëjnë gjtihsej katër fytyra!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora