Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Logjika e mbrapshtë e Albin Kurtit

| E diele, 16.08.2020, 08:24 AM |


Ndue Ukaj:

Albin Kurti me gjuhën e tij të pjerdhur politike, duke hedhur gurë e dru mbi Amerikën, vetëdijshëm ose jo po e tërheq litarin në drejtim të kundërt me perëndimin, dhe kështu, po tenton t' i lidh shqiptarët me aleancat lindore, ruso- turke, që atyre u kanë shkaktuar tmerre e tragjedi shekullore.

Meqë, sipas këtij profeti të rremë të politikës kosovare, Amerika po përgatitka një marrëveshje të keqe për Kosovën, atëherë kah mund t' i vjen Kosovës një marrëveshje e mirë?

Nga kapacitet e shkreta politike të VV-së?

Nga aleancat antiamerikane?

Bota po përjeton turbulenca të mëdha dhe sot të stigmatizosh Amerikën, është një dashakeqësi e pashembullt.

Kjo logjikë e mbrapshtë, përditë e më shumë po ia mbush hambarin Beogradit dhe forcave që gravitojnë rreth qendrave antiperëndimore.

Sepse, të sulmosh Amerikën, domethënë të tentosh t'i hedhësh në erë themelet e shtetit të Kosovës.