E shtune, 20.04.2024, 12:42 AM (GMT+1)

Mendime

Prend Buzhala: Shembësit e vlerave kombëtare kanë emër e mbiemër

E shtune, 15.08.2020, 04:23 PM


SHEMBËSIT E VLERAVE KOMBËTARE KANË EMËR E MBIEMËR

Nga Prend Buzhala

Me të drejtë reagohet, kur preken vlerat e UÇK-së. Po reagohet me kumtesa, me deklarata e me forma të tjera të jetës institucionale. Me të drejtë. Me të drejtë reagohet se ato janë edhe VLERA KOMBËTARE.

1.

Eh, reagimet e tilla për VLERAT KOMBËTARE paskan dy kute!

Asnjë parti politike, asnjë kryepar i partive politike, nuk ka reaguar kundër Turqisë neo-otomane, apo kundër eksponentëve antikombëtarë shqipfolës, kur u kërkua revidimi i historisë sonë nacionale (heqja e figurës së Skënderbeut nga historia shqiptare, gjoja me "demitizimin" e figurës së tij dhe madhërimin e sulltanëve gjenocidalë otomanë).

Nuk më ka ra të lexoj as komunikata të organizatave të dala nga lufta për këto sulme mbi historinë e identitetin tonë (ndoshta ka, por unë nuk kam lexuar). As prej do OJQ-ve të pasluftës.

Kanë reaguar, si gjithmonë, intelektualët.

Kurse intelektualët Kosova politike i ka shpallur të padëshirueshëm, sepse, sipas tyre, as dija e as libri, nuk i rregulluakan punët e qeverisjes!!! As të shtetit. Rrjedhimisht: as të arsimit, as të identitetit kombëtar! Intelektualët nuk pyeten fare.

2.

Kurse tani, përnjëherësh (eh, PËRNJËHERËSH), interesi personal paraqitet si INTERES KOMBËTAR: shembet kombi, shembet Kosova, shembet gjithçka...

Janë nga ato radhë që votuan gjyqe speciale, po ato radhë që zhdukin dhomat e dëshmive, po ato radhë që e sollën Kosovën në këtë gjendje.

E shembësit kanë emër e mbiemër.

Qytetarët nuk janë në parlament që të dëgjohet zëri i tyre, as për hallet e tyre të shumta, as për çmimet, as për shëndetin, as për arsimin, as për zhvillimin ekonomik, as për bizneset që po ua shkatërrojnë...

Qytetarët nuk janë të përfaqësuar në parlament që të mbrohet identiteti qytetar e nacional.

Qytetarët (të gjitha shtresat), nuk i përfaqëson askush.

Qytetarët janë jashtë janë parlamentit, jashtë ligjit... ata po ikin me të madhe nga ky shtet.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora