E marte, 23.04.2024, 08:08 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Frashëri: Shqipëria ime, një oaz i mbushur me budallenj!

E shtune, 15.08.2020, 12:19 PM


SHQIPËRIA IME NJË OAZ I MBUSHUR ME BUDALLENJ!

Nga Kastriot Frasheri

Ndonëse Republika e Shqipërisë ka 4 pika kalimi me Greqinë + 1 nga RMV, çdo vit në të njëjtën periudhë përsëritet e njëjta situatë dramatike në kufi me lëvizjen e emigrantëve.

Pse ndodh kjo? Sepse indiferencës dhe pazotësisë së autoriteteve tona për të marë masa parandaluese për përballimin e situatës i shtohet edhe papergjegjshmëria e shtetasve të saj të cilët shkojnë ashtu si cjapi tek kasapi, pa u informar më parë për rregullat, situatën dhe akset e lira të lëvizjes për të mos u dyndur të gjithë në një pikë kalimi!

Ndaj kjo situatë e rëndë e përvitshme në Kakavijë në kufirin mes dy shteteve tona nuk ka asnjë justifikim tjetër përveçse pazotësisë sonë dhe papërgjegjshmërisë kolektive që manifestojmë në sjellje, qytetërim, organizim dhe në qeverisjen tonë.

Populli thotë budallait hapi rrugë, por me gomerët a mund të shkojë shoqëria përpara? Shpresoj që ky status tu ketë shërbyer atyre për të nxjerë mësime që kjo drama e tyre të mos përsëritet më kurrë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora