Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vildan Sharra: Në kërkim të Trojës Dardane

| E shtune, 15.08.2020, 05:24 PM |


NE KERKIM TE TROJES DARDANE

(Pershtatur per lexues te te gjitha profesioneve)

Nga Vildan Sharra

Per me shume se 2500 vjet eshte shkruar dhe folur rreth historise se Trojes Dardane. Fjale pas fjale, rrjesht pas rrjeshti ka udhetuar me shpejtesine e kohes, thurur and shnderuar , e ndryshme nga nje autor prej tjetrit, ka arritur perpara njerezimit me permasa perrallore, madheshtore dhe krejtesisht hyjnore. Me te shumtit, ne lashtesi, mesjete dhe ne ditet e sotme, u referohen poeteve Homer dhe Virgjil , poemave te tyre monumentale. Homeri e la historine e Trojes se lashte te “kenduar” , shume me lehte per pasardhesit per t’a perpunuar. Virgjili e la historine e shkaterimit te Trojes te shkruar, disi me te lehte per t’a kuptuar, dhe te veshtire per t’a ndryshuar.

Historine e lashte te Trojes gjithmone e ka shoqeruar pyetja, a ka egzistuar ajo ne realitet ? Pergjigjet jane po edhe jo. Xenophanes (Zenofenis) (L. 570 - V. 478-, para Krishtit) ne poemat e tija i quan poemat e Homerit dhe Hesiodit, skandaloze dhe qesharake. Skandaloze kur thuhet se Perendite kane lindur, dhe sipas tij, duhet te vdesin. Zot duhet te jete Nje, i Plotfuqishem , i Perjetshem dhe jo i lindur.Perendite sipas Homerit, percaktojne ghithshka, jane te pranishme ne gjitha aspektet e jetes njerezore, debatojne dhe perplasen midis tyre, qejfprishese dhe hakmarrese te pakufishme, etj.. Qesharake kur perendite i veshin me roba, me ze dhe trup si njerezit, dashurohen dhe lindin femije me racen njerezore, etj.

Herodotus (Herodoti) , e tregon ndryshe historine e luftes se Trojes. Ne librin e dyte, Historite, sipas tregimeve te prifterinjve qe ai takon ne Egjypt shkruan : “ Alexander (Paris) rremben Helenen dhe pasuri, si pasoje e kohes se keqe nuk zbret ne Troje por ne Egjypt. Proteus i Memphis (mbreti egjyptian), pasi e pyeti Alexander, dhe e mesoi historine e vertete nga ekuipazhi i tij, i jep urdher te largohet nga vendi i tij, dhe e dergon Helen dhe pasuri te burri i saj Menelah. Menelah kur u informua se Alexander kishte rrembyer Helen me pasuri, mblodhi nje ushtri te madhe dhe zbarkoi perpara mureve te Trojes. Priam , babai i Alexander, i tha se Helen nuk eshte ne Troje, dhe nuk e di ku jane. Menelah nuk e besoi , e pushtoi dhe shkaterroi Trojen”.

Homeri, sipas Herodotit, e ndryshoi plotesisht historine e luftes se Trojes. Herodoti, pergjithesisht, nuk jep prova te sakta dhe bindese per Historite e tija. Si duket e mendonte se do te studjohet dhe vleresohet per ato qe shkruan. Ne cdo informacion qe jep, justifikohet, me sa kam pare dhe degjuar, ose per mendimin tim, apo sipas prifterinjve te Egjyptit, apo sipas priftereshave(3) te Dodones etj.

Historite e tija , ne pergjithesi, jane te trilluara dhe te pabesueshme nga bashkekohasit dhe autoret e lashtesise. Herodoti shkruan se Homer ka jetuar 400 vjet perpara, d.m.th. ne shekullin e 9-te para Krishtit ?! (Historite, Libri i dyte). Tukiditi shkruan se historite e Herodotus jane thjesht per entertaiment.

Iliada dhe Odisea jane vetem dy nga poemat e ciklit epik, apo ciklit te Luftes se Trojes qe kane arritur te plota deri ne ditet e sotme. Ne Iliade Homeri perqendrohet kryesisht me zemerimin e Akilit, ne vitin e 9-te luftes. Sipas autoreve te lashtesise, studiuesve dhe eksperteve seriose, Iliada ishte e titulluar “Zemerimi i Akilit”. Ishte Heredotus ai qe e quajti Iliade. Iliade ne shqip do te perkthehet, Nje Poem rreth Ilium. Ilus ishte djali i madh i Tros, si edhe gjyshi i Priamit. Poemat epike te Luftes se Trojes nuk u lane te shkruara nga Homeri, ishin balada epike te kenduara, apo recituara nga nje vend ne tjetrin, dhe shume veshtire te mbaheshin mend te plota. Ndryshimet ishin te vazhdueshme por gjithmone zbavitese. Eshte e pamundur per nje qenie njerezore te mbaje ment mbi 18 mije vargje. Ne studimet e diteve te sotme, truri i njeriut i harron mbi 56% te atyre qe ka mesuar permendesh nje dite me pas, 67% dy dite me vone , kur flitet per vargje voluminoze.

Sipas Herodotit, poemat e Homerit ishin ne nje gjuhe te cuditeshme, te pakuptueshme per helenet, pellazgjisht ?! Ne librin e pare,Historite, ai thekson : “ gjuha qe pellazget flisnin... une nuk jame i sigurte ta them… pellazget flisnin nje

barbarian gjuhe...raca e popujve atike, ishin pellazge, kur u ndryshuan dhe u bene helene, e humben gjuhen e tyre pellazge. Barbare quhej gjuha jo helene, popuj jo helene. Edhe egjyptianet mendonin po ashtu, barbare quhej gjuha , popullsia , ushtria , etj, qe nuk u perkisnin atyre. Ne librin e dyte, Historite, Herodoti thekson : “ emrat e pothuajse te gjithe perendive erdhen ne Hellas nga Egjypti, me perjashtim te Poseidon dhe Dioscuroi….Por, egjyptianet thone se emrat e Perendive i kane marre nga pellazget”.

Disa rrjeshta me poshte , Herodoti , mendon se hellenet i moren emrat e perendive nga pellazget, jo nga egjyptianet. Gjate qendrimit te tij ne Dodone, Herodoti, degjoi qe pellazget i quanin Perendite , Theous, shqiptohet Dheus, qe i referohet emrit Zeus. pellazget kishin vetem nje perendi, Dheus( Zeus), me vone u jane shtuar te tjerat?! Me poshte(libri i dyte) ai shkruan per Dodonen, ky vend profetesh mbahet si vendi me i lashte i profeteve. Shume studiues dhe historiane te sotem shkruajne se Dodona eshte themeluar ne shekullin e katert para Krishtit ?! Herodoti qendroi ne Dodone ne shekullin e peste, takoi dhe bisedoi me tre priftereshat (libri i dyte) Promeneia, e vjetra, pas saj vinte Timarete dhe me e reja Nicandra. Per tu habitur me mendimin e tyre ?!

Cikli epik i luftes se Trojes, ose cikli i Trojes, perbehet nga 8 poema, nga te cilat vetem 2 kane arritur te plota, krejtesisht te perpunuara ne ditet e sotme. Dhe keto jane kopjime me dore bere shume shekuj me vone.Per gjashte te tjerat kemi vetem fragmente , por pershkrime te plota nga autore te lashtesise. Keto jane si me poshte.

Cypria or Cyprian Chants( kenget qipriote). Titulli mendohet se i perket autorit, dhe relacionit te tij me Afroditen, perendine e bukurise te lindur ne Qipro. Disa autore te lashte (Photius, Hegesias) mendojne se autori i kesaj poeme eshte Stasinus. Disa te tjere mendojne se eshte Homeri autori i vertete. Mendojne se Homeri j’a dha dhurate vajzes se tij kur martohet me Stasinus. Sokrates, Pindar ,Plato etj., mendojne Stasinus eshte autori i poemes. Poema perbehej nga 11 kenge, tregon historine perse filloi Lufta e Trojes, 9 vitet e para te luftes dhe mbaron atje ku Iliada fillon. Nuk i dihet kur eshte shkruar , perpara apo pas Iliades.Shume autore mendojne qe kenga e dyte ne Iliade eshte marre nga Cypria.

Aethiopis, eshte vazhdim i ngjarjeve te Iliades. Perbehej nga 5 kenge, autor mendohet Arctinus i Miletus, disa te tjere mendojne per autor Dionysius. Titullin e ka marre nga Memnon, mbreti Etiopian qe luftoi perkrah trojaneve pas vdekjes se Hektorit.

Little Iliad( Iliada e Vogel). Perbehet nga 4 kenge, autor mendohet te jete Lesches. Ngjarjet zhvillohen pas vdekjes se Akilit, menyra dhe pergatitjet per marjen e Trojes.

Idene dhe ndertimin e Kalit te Drunjte nga Odisea. Kjo eshte nje nga poemat me origjinale te ruajtura deri me sot.

Iliupersis (Renia e Ilium, Trojes). Perbehet nga 2 kenge,tregon shkaterimin e Trojes, vazhdimesi e ngjarjeve te treguara ne Little Iliad. Autor mendohet te jete Arctinus i Miletus. Historia fillon me diskutimin e Trojaneve per Kalin e Drunjte lene nga akejte ne kampin e tyre. Vetem 10 rrjeshta kane arritur ne ditet e sotme. Por historine e plote te kesaj poeme e gjejme te Eneida e Virgjilit, 6 shekuj me vone. Virgjili e ka marre historine e poemes se tij nga Iliupersis.

Nostoi ( Kthimi ne shtepi) . Perbehet nga 5 kenge, autor mendohet te jete Agias ose Eumelus, dy poete te shekullit te 8-te para Krishtit. U kushtohet kthimit ne shtepi pjesemaresve ne Luften e Trojes. Nestor dhe Diomedes kthehem ne shtepi pa probleme. Menelah perfundoi ne Egjypt, ku qendroi per disa vjet. Agamemnon arrin te kthehet ne shtepi , per t’u vrare nga gruaja e tij, Clytemnestra dhe i dashuri isaj Aegisthus. Shume nga heronjte e Luftes se Trojes arrijne te kthehen ne shtepite e tyre, disa vdesin gjate rruges per ne vendlindje, me perjashtim te Odisese qe tregohet ne poemen tjeter.

Telegony, fundi i ciklit epik te Luftes se Trojes. Autor mendohet te jete Eugammon, i cili mendohet se e ka vjedhur nga poeti Museum. Eshte vazhdim i poemes Odisea. Ne pjesen e dyte te poemes flitet per mbritjen e Telegonus, djalit te Circe(magjistares qe kthey shoket e Odieseut ne derra) dhe Odiseut, ne Itake. Duke mos e njohur njeri-tjetrin , Telegonus perleshet me Odiseun, dhe e plagos ate per vdekje. Kur e merr vesh se ke kishte vrare gabimisht, ai e merr trupin e te jatit, Odisese, ne Eea, ishulin e magjistares Circe, ku edhe varroset Odisea. Circe i ben Telegonus, Telemachus dhe Penelope te pavdekshem. Poema mbaron ne menyre te cuditeshme. Telegonus martohet me Penelope dhe Telemachus martohet me Circe.

Autoret e lashtesise e kane interpretuar historine e Trojes ne menyra te shumta, te ndryshme nga Homeri dhe nga njeri - tjetri, eshte shume e veshtire se kujt t’i referohesh. Por te gjithe keta autore harrojne se bashke me njerezimin ka lindur dhe shkenca e quajtur Arithmetike, dhe si Mbrojtese e te Vertetes nuk i le shkencat e tjera, historike, gjeografike, arkeologjike, letraro-artistike, natyrore etj., t’a pergenjeshtrojne realitetin e krijimit te shoqerise njerezore. Te gjithe, historiane dhe studiues, shqiptare dhe te huaj u referohen autoreve te lashtesise ?! Po autoret e lashte kujt i referohen ?! Nga i kane marre gjithe informacionet per ngjarje apo

histori te qindra, mijera vjet perpara kohes se tyre?! Nuk japin asnje sqarim bindes, te arsyetueshem apo shkencor ! Dihet qe perpara periudhes se tyre nuk shkruhej, perendite nuk kane lene asgje te shkruar apo te datuar.

Thuhet se Egjyptianet kane qene te paret qe kane shkruar per here te pare. Por vete Egjyptianet ne lashtesi , thone se ata kane mesuar te shkruajne, numerojne dhe lexojne nga Phoeniscians (fenikasit) popull pellazg qe fillimisht jetonin ne gadishullin pellazg, Greqine e sotme, me vone u vendosen ne anen tjeter te detit

Mesdhe, Palestinen e sotme. Egjyptianet e pranonin, qe Phrygians, popull pellazg, ishin me te lashte se ata . Ata shqiptonin nje fjale te vecante, bekos, i madh dhe i vogel, qe do te thote , buke, shkruan Herodoti ne fillim te librit te dyte, Historite. Edhe mund te shqiptohej buke, Herodoti nuk e kuptonte fonetiken e gjuhes pellazge( libri i pare).Vetem ne gjuhen e sotme shqip shihet ngjashmeria dhe kuptimi me fjalen shqip buke. Herodoti ne librin e shtate shkruan: “ Phrygians, si e shpjegojne maqedonasit, ishin quajtur Brigians gjate kohes qe ishin banore te lindur ne Europe dhe jetonin fqinje me Maqedonasit ,por kur ata shkuan ne Azi (Turqine e sotme), bashke me vendin ndryshuan edhe emrin , u quajten Phrygians”. Por, ne poemat epike “Iliupersis” dhe “Eneida” nuk permendet Maqedonia, thuhet se

Dardanus(Dardani) themeloi Dardanine, Epirin ne kufi me Dardanine dhe Hesperia, Italine e sotme.

Egjyptianet e kane pranuar qe ne lashtesi, ata mesuan arithmetiken nga fenikasit. Pitagora, i mesoi rregullat e arithmetikes nga egjyptianet dhe i perpunoi shume prej tyre, por kur nuk i pranoi si te tijat. As nxenesit e tij nuk e lane te shkruar doktrinen e tij.

Kur nxenesi i tij Hippasus publikoi “ doktrinen e Pitagores” , si te tijen, e hodhen ne det…. Philolaus ishte i pari qe i shkruajti teorite e Pitagores. Por asgje nuk pranohet se nga i mesuan?!

Troja, ishte nje qytet i lashte afer Hellespont, ngushtice qe lidhte Detin e Zi me Detin Egje (dardanelet). Tukiditi (Thucydides) qe i shikonte me nje sy kritik historite e se kaluares, e pranon ekspediten e Akejve kunder Trojes. Por ai mendonte se Homeri e egzagjeron , permasat dhe rendesine e saj. Vetem ne shekullin e 19-te , historia e Homerit  per Luften e Trojes , u vu ne pikepyetje seriose. Eshte koha kur historite e lashtesise u studiuan seriozisht, per me se nje shekull, dhe cuditerisht u shkruan dhe u vendosen neper shkollat e te gjithe botes si te verteta ?! George Grote(1794-1871), studiues i madh angles , shkruajti “Historine e Lashte te Greqise” ne 12 vellime, nuk pranon asnje Ngjarje Historike perpara viteve 776 para Krishtit, dhe e arsyeton shume qarte. Helenet nuk kishin ardhur perpara viteve 776 para Krishtit. Por ne shekullin e 19-te , del ne histori nje aventurier biznesmen, Heinrich Schliemann, me detyren e arkeologut dhe ne menyre primitive arrin te zbuloje Trojen ! Cilen Troje lindi pyetja ?

Ne foton e mesiperme duken muret e Trojes te zbuluar nga Schliemann. Nuk ka asgje te ngjashme me pershkrimet e Homerit. Pretendonte te zbulonte sasi te medha armatimesh, thesare bronzi, floriri dhe hekuri ?! Por shihet qarte ne fotot e tija , ndertimet i perkasin Trojes qe u ndertua nga romaket ne kohen e perandorit Augustus. Nuk ka asnje zbulim qe te perputhet me pershkrimet e Homerit ne Iliade. Arkeologe te tjere perpara dhe pas Schliemann, kane zbuluar 8-9 apo me shume rrenoja te Trojes, ne vende te ndryshme. Aleksandri i Madh e cliroi Trojen prej persianeve, thuhet se vizitoi varret e Akilit dhe Patroklit ne vitin 334 para Krishtit. Herodoti, Tukididi etj., nuk

japin ndonje informacion per egzistencen e tyre 2-3 shekuj me pare !

Studiuesit seriose kane ndertuar nje pamje imagjinare te Trojes sipas Homerit, qe shihet ne figuren e meposhtme. Troja e zbuluar nga Schliemann ka nje siperfaqe prej 2.023 ha, kurse zbulues te tjere mendojne se ka qene 10 here me e madhe, rreth 20 ha.

Muri rrethues eshte pak me shume se 5 kilometra i gjate. Ne krye eshte Keshtjella e Priamit dhe gjithe obortareve. Ndertesat e tjera mendohet se jane ndertuar ne menyre te parregult per ta bere te veshtire pushtimin e qytetit. Ne Iliade Homeri e tregon Trojen shume te vogel, banoret e njihnin fare mire njeri tjetrin. Muri rrethues nuk ishte me shume se 4 metra i larte. Kanali rrethues ishte 2 metra i thelle dhe 5 metra i gjere. Troja ishte pak me e madhe se Kalaja e Shkodres. Ka historiane shqiptare qe shkruajne se gjate Luftes se Trojes u vrane dhe u plagosen 1.8 milione njerez ?! Po te besh nje llogaritje te thjeshte arithmetike, ne kohrat e lashta , meshkujt perbenin 40% - 45% te popullsise. Nga keta 20% - 25% rrjeshtoheshin per lufte. Vdisnin gjate luftimeve 5% - 10% te luftetareve. Dhe po te bejme kalkulimet , gati 2 milion te vrare dhe plagosur, na del popullsia ne rajon mbi 40 milion banore, katerfishi i popullsise se sotme mbas 3000 vjetesh. Sot, popullsia e Greqise eshte 10.7 million banore.

Nga sa shihet ne figuren e mesiperme , nuk te le pershtypjen e rrugeve te pershkruara nga Homeri ne Iliade, nje rruge e gjere 2.3 metra, tipike e ndertimeve gjate perandorise romake. Per me teper si mund te kalonte, terhiqej “Kali i Trojes” ne nje rruge kaq te ngushte. Mendohet se “Kali i Drunjte” i ndertuar nga helenet ishte 18-20 metra i larte, me basament 7-8 metra. Brenda tij u fshehen 39 luftetare helene. Nuk egziston asnje keshtjelle me porta , hyrje, kaq te medha edhe ne ndertime te mevonshme. Portat e murit rrethues te Trojes nuk i kalonin 4 metra lartesi, kali i drunjte duhej te ishte me i vogel se 4 metra i larte. Inxhinjeret ushtarake kane bere kalkulimet e duhura dhe kane ardhur me arsyetimin se ne nje kale me keto permasa mund te fshihen deri ne 9

luftetare me pajisjet e tyre luftarake. Akili i premtoi mbretit Priam 11 dite armepushim per kryerjen e ceremonise se varrimit te Hektorit. Mbreti Priam nuk u besonte akejve, u thote komandanteve te forcojne rojet ne keshtjelle (kenga e 24). Historia e “Kalit te Trojes” mbetet nje krijim poetik.

Troja ishte rreth 2 kilometra nga deti ku ishin ankoruar anijet e akejve. Sot eshte rreth 5 kilometra larg.Ndertimi i nje kali gjigant ishte i dukshem nga muret e Trojes, dhe duket e pabesueshme surpriza e gjetjes se tij tek kampet e braktisura helene.

Ne kengen e dyte, Homeri na tregon per mberritjen e ushtrive te akejve, dhe ne base te te dhenave te tija , te egzagjeruara, jane rreth 1056 anije. Anijet kishin capacitet te mbartnin nga 25- 150 luftetare. Triremat nuk ishin ndertuar ne kohen e Luftes se Trojes, duket e cuditeshme qe anijet e gjata dhe te zeza te mbanin 150 luftetare, kuaj, karroca dhe armatimet e luftes. Sikur te marrim nje mesatare , 100 luftetare per anije, shuma e luftetareve helene do te ishte rreth 105,000. Atehere , nga na dalin 700-800 mije te vrare dhe 1,000,000 te plagosur ne Luften e Trojes. Me historira te tilla nuk kapercehen kufijte nacionaliste te historise, neper bote ka eksperte dhe historiane seriose.

Gjate kerkimeve arkeologjike jane gjetur rreth 20 qypa te medhenj, rreth nje meter te larte. Studiues te shumte mendojne se Trojanet ishin pregatitur per nje lufte te gjate. Troja shtrihej ne nje rajon gjeografik shume kritik. Termetet e shumta dhe stina e nxehte mesdhetare nuk u jepnin mundesine per ndertime te medha dhe rezerva te medha ushqimore per nje kohe te gjate. Harroje te kishe rezerva ushqimore per 10 vjet. Gruri, misri, tershera etj, prodhime bujqesore, veshtire se e kalojne vitin ne kushtet e nje rrethimi te gjate, myken. Ne rajon ,sot, bien 1200 - 1500 termete ne vit, ndertimet e pershkruara nga Homeri nuk do te kishin jete te gjate. Pushtuesit ne kohrat e lashta dhe mesjete shkateronin gjithshka bujqesore, blegtorale dhe frutore, duke e lene popullsine vendase ne mjerim ekonomik. Nuk mund ti rezistoje nje rrethimi 10 vjecar. Sot, ne kushtet moderne , New York City, nuk do ti rezistonte nje rrethimi 2-3 vjecar.

Troja dhe Homeri jane emrat me te njohur ne historine e lashte. Por shume pak dihet per egzistencen e tyre. Mendimet jane te ndryshme dhe nuk pershtaten me rrjedhen historike. Nga sa shkruaj me lart, studiuesit seriose nuk e pranojne pranine helene ne rajon perpara viteve 776 pr.K. Edhe Herodoti nuk eshte i sakte ne shkrimet e tija.

Shkruan se Homeri ka jetuar 400 vjet perpara tij, jo me shume. Aristarchus i Aleksandrise, nxenes i Aristofanit dhe drejtues i biblotekes se famshme te Aleksandrise, studiuesi me serioz i poemave te Homerit, e vendos Homerin 140 mbas luftes se Trojes, d.m.th. ne shekullin e 11-te pr.K.(BC).

Helenet do te njiheshin shume vone me Homerin dhe poemat e tija, nuk kendoheshin ne gjuhen e tyre. Te paret qe i pershtaten poemat ne gjuhen helene ishin Peisistratos(608-527 pr.k.), i biri i Hipokratit, dhespot i Athines per nje kohe te gjate dhe Solon, kushuriri i tij. Fjala “dhespot”, ishte e njejte me fjalen “tiran” apo “diktator” ne Athinen e lashte. Peisistratos, si edhe dy djemte e tij , gjate sundimit te tij ne Athine, i pershtati poemat ne gjuhen helene nga pellazget e Atikes, duke i detyruar rapsodet t’i kendonin sipas pelqimit te tij, ne shumicen e rasteve te tjetersuara, versioni i cili ka arritur dhe njihet ne ditet e sotme. 3 shekuj me vone do te shkrueshin ne Egjypt, pjeserisht.

Filluan nje ndryshim rrenjesor te historise. Eshte shume e veshtire te gjesh informacione per historine njerezore para-helene. Homeri, apo Homeret e shumte ne vite, krijuan nje histori te re , historine hyjnore. Troja nga nje qytet i lashte pellazgo-dardan njihet ne histori si qyteti me i njohur i periudhes helenike. Nuk jepet asnje informacion nga Homeri ne poemat e tija per Dardanin, themeluesin e Dardanise, Epirit dhe Hesperia ?! Ku eshte Dardani gjate Luftes se Trojes ? Dardani ishte hyjnor, bir i Zeusit, hyjnoret nuk vdesin. Nuk jepet ndonje informacion nga historianet e lashte.

Zeusi i kerkoi Heres, Poseidonit e perendive qe vendosen shkaterimin e Trojes, raca dardane nuk duhet te shuhet, ne kujtim te birit te tij te shumedashur, Dardanit. Enea dhe nje pjese e dardaneve u ndihmuan nga perendite, sipas urdherit te Zeusit u derguan te bashkohen dhe jetojne me vellezerit e nje gjaku, alban, ne Hesperia (poema epike Iliupersis).

Te tjere u vendosen dhe krijuan shtetin Dardan ne veri-lindje te Epirit, sipas etnografeve romake.

Nga studimet e shumta per qytetin e Trojes,dhe Luften e Trojen nuk gjej asnje informacion serios qe te na bind sadopak per pranine e heleneve ne rajon ne shekullin e 12-te para Krishtit. Duke lexuar poemat e helenizuara te Homerit, me ben pershtypje komunikimi gojor midis akejve dhe trojaneve gjate betejave?! Akejte flisnin greqisht, trojanet flisnin pellazgjisht, gjuhe krejtesisht te ndryshme ?! E pashpjegueshme.

Heronjte e poemave e njihmin mire njeri-tjetrin ?! Herodoti nuk arrinte t’a kuptonte gjuhen pellazge 7 shekuj me vone, si mund t’a shpjegojme? Thjesht nje krijim poetik. Ne librin e 8-te ai thekson: “ ...sa per Athinasit, ne kohen kur pellazget jetonin ne vendin qe sot quhet Hellas, ishin Pellazget e quajtur Cranaoi, dhe ne kohen e mbretit Kecrops ata u quajten Kecropidai, dhe kur Erechtheus mori pushtetin, ata e nderuan emrin ne Athinas; dhe pasi Ion, i biri i Xuthos u be komandant i Athinasve, ata u quajten Ionians.

Ky shpjegim per popullsine vendase ne rajon ka supozime nga me te shumtat, Tukiditi shkruan( sipas historianeve greke) : “ ky shtet qe sot quhet Hellas,nuk ka patur ne kohet e lashta nje popullsi te qendrueshme,ne te kundert, shpernguljet ishin te shpeshta, shume fise i bragtisnin shtepite e tyre nen presionet e fuqive (fiseve) me te medha”.

Herodoti ne librin e dyte e shpjegon : “ Hellas...une supozoj ate shtet qe sot quhet hellas,ishte formalisht quajtur Pellazgia”. Ne te gjithe librat e shkruajtura nga Herodoti, gjejme shume ngjarje dhe sqarime qe kundershtojne vetveten, ose kopjuesit qellimisht jane munduar t’i ndryshojne, si edhe me poemat e Homerit, duke i vendosur helenet ne periudha me te hershme, apo pasardhes direkt te pellazgeve. Por moskuptimi i gjuhes pellazge i rrezon te gjitha teorite helene. Herodoti flet per pranine e fiseve pellazge ne afersi te Athines,Atike, ne shekullin e 5-te pr.K..

Kur pyet nje profesor te historise se lashte ne universitetet me prestigjose ne Amerike, ai do te pergjigjet : “ ne u mesojme studenteve librat e historise”. Edhe pse ata ne biseda private nuk e kundershtojne padrejtesine historike qe u eshte bere shqiptareve si pasardhes te pellazgeve, gjuha shqipe eshte vazhdimesi e gjuhes se lashte pellazgo-dardane. Pellazg, dardan,alban jane emra te popujve me te vjeter dhe autoktone te Mesdheut. Ne shekullin e 19-te, periudhe ne te cilen filloi studimi dhe rishkrimi i historise se lashte, Shqiperia nuk egzistonte, nuk njihej si shtet me vehte, ishte e gllaberuar dhe shnderuar ne nje province islamike e perandorise otomane.

Greket arriten te shkeputen nga perandoria otomane ne 1829, formuan shtetin grek dhe hapen katedrat e studimit te historise helenike neper bote. Kurse shqiptaret , edhe pse shpallen pavaresine ne 1912, nuk arriten te shkeputen nga ideollogjia islamike, por , ne ditet e sotme, po i mbulojne trojet pellazge, dardane, ilire dhe arberore me xhami nga me madheshtoret. Politikanet e sotem shqiptare jane kthyer ne vasale te bindur te sulltan Erdoganit. Po intelektualet shqiptare ku jane?! Shqiperia pret shume nga Ju.

Vildan Sharra, New Jersey, USA