E merkure, 24.04.2024, 10:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Kur vodhi "gomari plak?!!!"

E shtune, 15.08.2020, 11:38 AM


Kur vodhi "gomari plak?!!!"

Tregim

Nga Përparim Hysi

Xha Refati banonte aty nja njëqind çapa larg nesh. Ne banonim në një nga katër pallatet që kish fshati, kurse xha Refati kishte shtëpinë e tij përdhese. Po të shkoje tek shtëpia e tij, çuditeshe me një pastërti të madhe që fillonte me oborrin,rreth e qark shtëpisë dhe ca më pastër brenda. E gjithë kjo pastërti i dedikohej veç xha Refatit që, si një amvisë e mirë, përvishte mëngët dhe nuk linte qoftë dhe një gjethe mbi të. I hanin duarët për punë dhe kjo ishte një nga arsyet që ta doja. Pranë gardhit që rrethonte shtëpinë e tij, kalonte rruga ku reshperonte një lagje e tërë dhe, po pranë gardhit,sa të kaloje rrugën e gjerë aty deri 5 metro, ballë për ballë me portën e xha Reaftit qe një nga çezmat e fshatit.

Rruga e fshatit dimrit ka baltë dhe verës ka pluhur dhe baltën e pluhurin e merrnin me vete graria që mbushtte ujë në çezmë. Xha Refati nuk duronte që aty, mu pëprballë portës, të shikonte baltë apo pluhur. Vullnetarisht iu shtrua punës dhe  e shtroi mirë rrugën dhe mbi gjithë shtrojen,vendosi gurëza të vegjël e të bardhë dhe rrugëza e çezmës aty nja 10-metro të dukej si një qilim me motive. Xha Refati e donte si pastërtinë,rregullin, por dhe të bukurën. Preu nga plepat e tij nja 5-6 trungje dhe i vendosi rreth e qark çezmës. Kur e pyeta:- Pse gjithë  ky kujdes?.E di se si  m'u përgjigj:-Graria janë pjesa që lodhet më tepër dhe askush nuk u qan hall. Burrat lënë punën dhe as duan të dinë në ka ujë apo bukë në shtëpi.Të tëra kusuret i kanë gratë dhe,sado që janë të ngarkuara me punë deri në grykë, kurrë nuk dinë të ankohen,por rrinë e pikëllohen, në vapë, në të ftohtë apo në shi,se duan që mos u mungoj gjë në shtëpi. I ngula ata trungjet e plepave që edhe të çlodhen, por dhe të shkëmbejnë rehat ndonjë muhabet.. Dhe hajde dhe mos e duaj xha Reaftin. Punëtor që nuk e ka shokun.I ndershëm si ai. Askujt nuk i binte në qafë dhe, në ndodhte që t'i kërkoje diçka, të falte dhe shpirtin. Ne qemë sektor ferme,por xha Refati punonte si roje në Ndërmarjen Rruga-Ura. Atje qe roje me tri ndërresa dhe, gjithmonë,kur kishte ndërresën e dytë apo të tretë,do ta shihje duke i hapur punë vetes o në oborr, ose tek çezma përballë. Gratë e fshatit në adresë të xha Refatit lëshonin njëmijë urata. Lum, ajo që e ka,- thoshin për të shoqen,Nailen,se xha Refati është dhe burrë, por dhe grua. Dhe i meritonte këto urata,Xha Refati.

*      *     *

Qe mëngjes dhe, tek po bëhesha gati të nisesha për shkollë, para dere m'u rrëfye Nailja e xha Refatit. E pashë të shqetësuar dhe, papritur që ta pyesja pse kish ardhur, e zbrazi:- Papi (kështu më thërresin të gjithë ata që më njohin), mbrëmë kanë arrestuar Refatin tim!

U befasova. Të arrestoje xha Refatin qe më shumë se sa krim. Një njeri kaq punëtor! -Po përse e kanë arrestuar?-pyeta. -Kur kthehej nga turni i natës, kish marrë dy shufra hekuri në ndërmarrje dhe,kur po iafrohej shtëpisë(ndrëmarja qe  nja një orë larg), befas e ka zënë policia. E kanë futur brenda dhe nuk di si do i vejë halli?Ah, unë,e shkreta!-ulëriti. Nailja e shkarkoi hallin e saj mbi supet mi dhe unë tani ish më në hall. Se nuk qe fort e lehtë që të shpëtoje nga prangat e policisë,aq më tepër kur bëhej fjalë për hekur që përdorej për bunkerët që do na mbronin nga imperialistët dhe revizionistët.

Pa e bërë dy,e bëra harram ditën time të punës dhe frymën e mbajta në gjykatë. Gjyqi do bëhej tak-fap! Për fat, gjykatësin e kisha mik dhe iu luta që të ma shpëtonte xha Refatin.

-Hekuri është material ushtarak dhe hajduti ( që qenka miku yt) është sabotator. U mbrojta unë,duke bërë gjithë sa kam folur më lart për xha Refatin dhe,për mos e zgjatur, i thashë:- Për një vit del në pension.Kurrë nuk  ka vënë dorë në pasurinë socialiste. Po të gjej një portofol në rrugë,kurrë nuk e fut në xhep. Dua që të ma shpëtosh dhe do të ta di për nder për tërë jetën.

*       *     *

U ktheva i shqetësuar dhe, mezi prita gjyqin. Gjykatësi, miku im (qoftë i ndjerë atje ku prehet),S... e dënoi xha Reaftin me kondicionel. Qe sihariq i madh dhe, në mbrëmje, i shkova në shtëpi ta uroja.

Më priti me duarët në qafë dhe,kur ngriat gotën e rakisë ta uroja,duke i thënë:- Të shkuara,Xha Refat! Ma priti gjysëm i trishtuar:- Mos më thuaj të shkuara,se nuk vodhi çuni im,por vodha unë,"gomari plak!!!". Ja i tiilë ka qenë xha Refati dhe unë, enkas, nuk ia ndërrova as emrin as atij dhe as të shoqes, se ç'është e drejta: rrallë gjen "hajdutë" kaq të penduar si Xha REFATI që ishte aq i mirë.

Tiranë, 4 gusht 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora