E enjte, 22.10.2020, 09:51 AM (GMT+1)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: Dy dhitë kryeneçe në vig të lumit

E merkure, 12.08.2020, 08:00 PM


DY DHITË KRYENEÇE

NË VIG TË LUMIT

NGA KALOSH ÇELIKU

Dy dhitë kryeneçe, që me vite kullosin bar livadheve dhe maleve shqiptare, në Kopenë e Bariut staneve në një Vathë, Sot: kokë më kokë me brirë shyta në vig të Lumit malor, duan ta hudhin njëra-tjetrën mes dallgëve. Nuk ia lëshojnë shoqja-shoqes rrugën.

Përçudi, deri Dje: ishin bashkë, kullosnin në një livadh. Mal. Grazhd. Kokëmëkokë me  Ujkun qëngjngrënës, që Qengji ua turbullonte ujin te Lumi. Edhe pse, ai me një zile në qafë varë, protestonte natedidtë: be, bee, beee… Dhe, mezi hante bar. Ujë, pinte nën rrjedhën e Lumit. Përditë, dhe përnatë e shuante etjen e Vapës Madhe nën Urë si paqesor, pa marrë parasysh rrezikun, që Dhitë kryeneçe i pollën edhat e tyre pasardhës në Kope. Vathë.

Sot, Dy dhitë kryeneçe: njëra - tjetrës në vig të Lumit, shoqja-shoqes nuk ia lëshon rrugën fushore. Aspak, nuk bëhet fjalë për atë malore. I dehu kripa, apo bari i livadheve dhe maleve shqiptare?! Edhe, atë: Turren, kush e para do të hyjë në Vathë. Njëra, thotë: Ne, do t’ia japim Motrës Madhe 12 keca në Vathë, nëse Cjapi pa mjekër është kryeminsistër shqiptar.

Dhia tjetër i përgjigjet: Ne i kemi 15 keca në Kope. Ne të parët, e kërkuam Cjapin kryeministër shqiptar. Cjapi ynë, është me mjekër Qabeje nën setre: Dje, Komunist. Sot, Neokomunist. Neve, kësaj radhe na takon Vatha. Grazhdi. Edhe, atë: me gjithë qentë e Sharrit plak, dhe këlyshët e tyre me zgjebe. Dhia tjetër “kuqezi” me një Kec në Vathë, bërtetë mesdite: Keci im është, sa të gjithë kecat e juaj në livadh. Mos, them: Edhe maleve. Dhia qafërjepur me “Besë”, rebelohet: Pesë kecat e mi kanë bërë turr për të hyrë në Vathë (xhami) edhe me kecat melez “vëllezër” të Njerkës, përderisa ju kërcenit të lumtur dhe kullosnit livadheve.

Dhe, përfundimi historik identik me Rrëfimin e Abetares: Dy dhitë kryeneçe në vig të Lumit Zajazit malor, asnjëra duke mos ia lëshuar shoqes rrugën, u përplasën kokë më kokë me brinj shyta. Shqiptarëve, po u përsëritet me shekuj historia?!

Dy dhitë kryeneçe mbi vig, bythekrye ranë dhe po mbytën mes dallgëve natyrore, në Lumin e rrëmbyeshëm malor të Zajazit për Ditën e Nesërme…



(Vota: 27 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora