E enjte, 01.10.2020, 09:43 AM (GMT+1)

Personalitete

Xhevahir Cirongu: Dëshmorët janë të përjetshëm

E merkure, 12.08.2020, 07:43 PM


DËSHMORËT  JANË  TË  PËRJETSHËM

(Dëshmorit  të atdheut Partizan Bako, me rastin e 30 vjetorit)

Përkujtimore

Nga Xhevahir Cirongu

Nën këmbët e malit Koshnicë shtrihet Burranji i bukur, i cili ndodhet në luginën tomorricë të rrethit Skrapar.  Fisi Bako, që banon prej shekujsh në këtë fshat, njihet gjerësisht si punëtorë e të lidhur fort me bagëtinë e tokën. Por, shquhen edhe si atdhetarë e intelektualë të zot.    besës e  fjalë  ngrohtë, të dashur e të  respektuar  ndaj bashkëfshatarëve e gjithë njerëzve të zonës e më tej. Kushdo që kalonte për rrugë të gjatë drejtë Sulovës, Beratit apo Korçës, do kthehet e do të pinte një godë ujë të ftohtë! Portat e shtëpive  të fisit Bako, qëndronin  gjithënjë ditë e natë të hapura.  Rrugëtari do merrte me vete edhe një copë bukë e djath me vete. Banorët e fshatit Burranj dhe fisi Bako kanë luftuar për liri e pavarësi. Në luftën e dytë botërore morën  pjesë masivisht dhe u bashkuan me Lëvizjen  nacional - çlirimtare. Nga ky fis, ra dëshmore për të mos vdekur kurrë, bija e këtij fshati Nafije  Bako (Bregu). Eshtë e vetme femër dëshmore në rrethin e skraparit! Lulet e prillit sa po kishin çelur. Kënga e bilbilave nëpër degët e pemëve lajmëronin ardhjen e pranverës.

- E dëgjon  bilbilin sa bukur këndon?- i tha të shoqes Islami.

-Po,ore po, iu përgjigj të shoqit Hysnia, aty për aty.

Kuvenduan gjërë e gjatë të dy bashkëshortët. Ata prisnin të sillnin në jetë fëmijën e tyre të parë. Ishte 7 prilli i vitit 1959 kur lindi Partizan Bako. Jo vetëm lulet dhe bilbilat, por e gurët zunë  e kënduan .  Sa shumë u gëzuan bashkëshortët e fisi i bakove atë ditë prilli?! Vitet  kalonon  e Partizani rritej si një pëllumb i shkruar. I ati, Islami, mbaroi arsimin e lartë  për mesuesi (degën gjuhë - letërsi) në Elbasan. Kurse e ëma, Hysnia nuk mund të vazhdonte,ngaqë hallet familjare nuk e lejuanë. Ata lindën , rritën dhe edukuan katër fëmijë: Partizani,Krenari , Bardhyli e Arifi. Që të katër me shkollë. Përveç Partizanit , tre të tjerët mbaruan arsimin e mesëm në Dobrenj. Partizani vazhdoi  shkollën mjekësore "Jani Minga" në Vlorë. Në vitin 1979 mbaron të mesmen mjekësore. Mbas kësaj  vazhdon  në Tiranë Universitetin e Mjekësisë. Në  vitin 1984 e mbaron përfundimisht  arsimin e lartë. Po në qërshor të këti viti,emërohet  mjek në qëndrën shëndetësore Zhepë, në zonën tomorricë. Ai ishte një djalë i përkushtuar ndaj profesionit të mjekut për t'i shërbyerë banorëve të zonës nga ku ai lindi dhe u edukua. Edhe me fjalë shëronte ai njerëzit që vuanin nga sëmundjet. Partizani i donte dhe i respektonte të gjithë njerëzit. Por,edhe ata e donin atë.

-Buzëqeshja e doktor Partizanit, të ngrohnte shpirtin kur ishe në siklet,dhe të ngrohnte më shumë se zjarri,- thoshnin njerëzit  kur shkonin për vizitë në klinikë atje në qëndrën shëndetësore. Në shkollë u njoh me një vajzë nga fshati Hermenj të rrethit Gramsh. Në vitin 1980 martohen. Nga martesa me Valentina (Hasani) Bako,sjellin në jetë dy fëmijë: Një djalë e një vajzë. Dy fëmijët ishin si zogj dallëndyshe në fole. Edhe Valentina ishte infermiere. Për shtatë vjet rresht Partizani  punoi me devotshmëri e përkushtim si mjek në shërbim të popullit. I donte njerëzit,ndaj edhe ata e respektonin si djalin e tyre. Por, ai nuk mundi t'i shërbente njerzëve të thjeshtë,sepse një dorë ogurzezë i merr jetën më 10-të gusht të vitit 1990-ës. Ishte viti i parë,që në shqipëri po ndodhnin transformime të mëdha në jetën politike e shoqërore; pra lëvizjet demokratike. Për këtë ngjarje të kobshme, ku  mbetën tre të vrarë e disa të plagosur në një repart ushtarak;jo vetëm  shtypi e radiotelevizioni  shqiptar, por edhe agjensitë e huaja nëpër botë, dhanë  në transmetimet e tyre edhe këtë ngjarje të pazakontë e të trishtueshme.

Atë ditë, retë e bardha mbi Tomorr u nxinë e derdhën lot vajtimi së bashku me të afërmit,miqtë,kolegët,e gjithë ata që e njihnin. Më shumë se kush, dhimbjen e ndjenë prindrit e Partizanit,nënë Hysnia e Islami. Kurse bashkëshortja, Valentina, plagën e dhimbjes e mbante fort duke shtërnguar në gji pas krahorit dy fëmijët: Eraldin e Elën!Ajo qëndroi si një shkëmb,duke sfiduar dhimbjen; rriti,edukoi e arsimoi të dy fëmijët. Vajza ndoqi gjurmët e të atit,dhe u bë doktoresh. Ajo, duke u arsimuar për mjekësi,plotësoi amanetin e të atit i cili i patë thënë:" Ela,vajza ime! -Kur të rritesh,bëhu mjeke që t'u shërbesh njerzëve!?" Vitet ikin, por kujtimet mbeten si zambak i bardhë  nëpër shekuj, sepse ato ujiten nga gjaku i dëshmorëve të atdheut.  I tillë do kujtohet në shekuj edhe emir i dëshmorit të atdheut Partizan Bako.

Durrës, 09 Gusht 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora