E premte, 02.12.2022, 10:54 PM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Pa Ty

E marte, 11.08.2020, 06:09 PM


Pa Ty

Nga Edison Ypi

Pa Ty jam zero. Pa Ty jam asgjë. Pa Ty jam dhimbje pa ulërimë. Pa Ty jam Muzg pa trishtim. Muze’ pa kryevepra. Shenjt’ pa mrekullira. Zog’ pa qiej. Liqer pa Lasgush. Manastir pa myshk. Ep’ pa zanë. Ag’ pa aurorë. Perëndim pa lindje. Tamth pa puthje. Krisht pa ringjallje. Kishë pa Altar. Krisht pa kryq. Kryq pa gozhda. Mallkim pa mëshirë. Skaj pa qëndër. Mars pa luftë. Prill pa dasëm. Kalendar pa data. Sahat pa akrepa. Busull pa shigjetë. Zarf pa adresë. Mendim pa rrudhë. Rrudhë pa ballë. Ballë pa ethe. Mbret pa kurorë. Kurorë pa perlë. Perlë pa guackë. Rrebesh pa vetëtimë. Shekspir pa tragjedi. Hamlet pa kafkë. Martin Luter King pa ëndërr. Ainshtain pa relativitet. Erasmus pa marrëzi. Ferr pa Dante. Dante pa Beatriçe. Gjeneral pa luftë. Murator pa tullë. Kovaç pa kudhër. Hakmarrje pa kujtesë. Burg pa qelë. I burgosur pa shpresë. Shqiptar pa çartallosje. Tango pa Argjentinë. Rus pa stepë. Paris pa Eifel. Vals pa Vienë. Tel pa violinë. Mikelanxhelo pa mermer. Kolomb pa Amerikë. Kolose’ pa Romë. Garibald pa Itali. Moxart pa melodi. Vagner pa gjëmim. Beethoven pa llaftari. Segovia pa kitarrë. Pavarot pa fyt. Django Reinhard pa “Minor Swing”. Otello pa Dezdemonë. Romeo pa Xhulietë. Shpatë pa dorezë. Plumb pa barut. Ushtar pa helmetë. Mulli pa mokërr. Beton pa çimento. Autostradë pa asfalt. Trafik pa semafor. Qiell pa re’. Dimër pa pranverë. Pranverë pa ngjyra. Vjeshtë pa fruta. Dhimbje pa lot. Lot pa sy të zinj. Gjak pa zemër. Pritje pa ankth. Zjarr pa flakë. Fresk pa fllad. Fllad pa përkëdhelje. Përkëdhelje pa prekje. Prekje pa rrënqethje. Heshtje pa pëshpërimë. Viktimë pa vrasës. Fat pa meritë. Skllav pa pranga. Dëshpërim pa shkak. Ofshamë pa jehonë. Lumë pa urë. Leskovik pa Zadrimë. Kukës pa Sarandë. Gramsh pa Divjakë. Librazhd pa Pukë. Korab pa Nëmërçkë. Dhëmbel pa Karavasta. Karaburun pa Llogora. Përmetar pa raki’. Malësor pa çifteli. Shkodran pa biçikletë. Skraparlli pa raki. Fjalor pa fjalë. Luginë pa oshëtimë. Shteg pa dalje. Ngjitje pa arritje. Kalorës pa pelë. Pelë pa shalë. Thesar pa perla. Nil pa shkretëtirë. Faraon pa piramidë. Beduin pa devè. Tank pa zinxhirë. Mish pa nerv. Aeroplan pa pistë. Tekst pa muzikë. Mort pa funeral. Pronar pa Hipotekë. Kufomë pa varr. Islam pa Kuran. Kristian pa Bibël. Jetë pa albuminë. Kozmos pa terr. Terr pa fener. Libër pa lexues. Testament pa vulë. Olimp pa Perëndi. Zeus pa rrufe'. Pa Ty jam Vatër pa zjarr. Pa Ty jam Foshnjë pa britmë. Pa Ty jam Rreth pa "π".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora