E premte, 29.03.2024, 04:59 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Kur të gjithë ishim shqiptarë

E hene, 10.08.2020, 08:07 PM


Kur të gjithë ishim shqiptarë

Nga Gani Mehmetaj

Kur luftonim për shqiptarësinë dhe pavarësinë e Dardanisë, askujt nuk i shkonte ndër mend të lidhej me lindjen. As shtetet arabe e Turqia s'kishin interes të lidheshin me neve, sepse s'donin ti prishnin marrëdhëniet me Serbinë. Ndërkaq, ne me lindjen kishim përvojë të hidhur e histori tragjike, që askush s'donte ta kujtonte. Turqia, pos mizorisë (gati na zhbiu) na shkëputi 500 vjet nga Evropa, shtetet arabe e ndihmuan Jugosllavinë të na shtypte, Rusia ishte aleate historike e Serbisë.

Interesat strategjike, ekonomike e politike, krahas vlerave tona shpirtërore e historike ishin të lidhura me Evropën, sepse pjesë e Evropës ishim. Të gjitha rrymat kulturore e shpirtërore evropiane, pavarësisht që ishim nën okupim depërtuan në Arbëri. Ndërkaq atëherë kur na duhej më së shumti si dhuratë nga qielli na ndihmuan personalitetet e historisë dhe të kulturës shqiptare. Ishim nipër e mbesa të Gjergj Kastriotit, prandaj ia kërkonim ndihmën Evropës. Ishin nipër dhe mbesa të Nënës Terezë që u bë gruaja më e famshme në rruzullin tokësor, ndërsa ajo u angazhuar për neve. Ishim bashkëkohanikë të Ibrahim Rugovës që e ndërkombëtarizoi me aq sukses çështjen shqiptare të Dardanisë. Ishim bashkëkohanik dhe e kishim të gjakut Ismail Kadarenë, njërin ndër shkrimtarët më të mëdhenj të planetit, ndërsa ai u angazhua për çështjen shqiptare të Dardanisë.  Të gjithë mburreshim me shqiptarësinë dhe me madhështinë e emrave kombëtar të kumbueshëm, të gjithë ishin të gatshëm për sakrificë.

Shqiptarësia mbi 95 për qind, që e vinte në pah Ibrahim Rugova, nënkuptonte Evropën, pesë përqindëshi (serbë, myslimanë, ndonjë i deklaruar turk)  mund të na varej në qafë, sepse e donin Serbinë, Turqinë e  Rusinë që ishin jashtë Evropës.

Dardania me territoret etnike në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë  frymonin shqip, donin të shkëputeshin nga njolla e fatkeqësisë historike, ishin të gatshëm të riktheheshin në të krishterë , edhe pse askush nuk ua kërkonte, por donin të ishin si Evropa Perëndimore e SHBA-të. Të gjithë e thoshin ashtu si kishin dëgjuar nga pleqtë  tonë: kryqin ende e kemi në tavan, vetëm duhet t'ia heqim pluhurin e blozën. Xhamitë turke ishin ndërtuar mbi kisha tona. Na bënë me dhunë myslimanë, do t'u rikthehemi me vullnet të lirë rrënjëve katolike.

Dhe sikur Evropa Perëndimore e SHBA-të ta kërkonin, apo sikur Kisha Katolike Shqiptare të ishte më e e shumtë në numër dhe më e organizuar, pjesa dërmuese e shqiptarëve të Dardanisë do t'u ktheheshim rrënjëve të tyre-krishterimit. Por Evropa e SHBA-të nuk kërkojnë gjëra të këtilla, sepse kisha është e ndarë nga shteti, Kisha Katolike Shqiptare ishte e pafuqishme të merrej me një organizim të tillë madhor, që do ta ndryshonte historinë, bashkësitë protestante ishin në fillimin e vet. Pavarësisht kësaj ne duhej ta kishim ndjenjën e përgjegjësisë historike.

Me kanë thënë dhjetëra pleq, ndër ta edhe kushërinjtë e mi, në muzgun e jetës së tyre, se do ta bartnin peshën e kryqit dhe kryqin në gjoks vetëm të na çlironte Perëndimi nga okupatori mizor serb. Me kanë thënë se nuk do të ndjenin asnjë ngurrim a vrasje ndërgjegje, edhe pse e kishin praktikuar fenë e turkut, që nga fëmijëria, se do t'ia nisnin fesë së moçme si të kishin lindur me te. Pra shumica e pleqve praktikues të fesë së turkut, ishin të gatshëm ti ktheheshin fesë së moçme.

Fenë islame, apo fenë e turkut, sikurse i kanë thënë të gjithë pleqtë, ato ditë   askush nuk e përmendte, shumica dërmuese e shihnin si barrë, ankth e frikë që mund të na dëmtonte, mund të na i mbyllte dyert e Evropës dhe të na e rrezikonte pavarësinë, ashtu sikurse na kishte ndodh dy herë gjatë historisë. Feja e turkut po na e rrezikon të ardhmen edhe sot e kësaj dite.

Dihet se pjesa dërmuese as e praktikonin, as e donin fenë që na e dhanë me dhunë turqit. Një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk e donin, sepse e dinin si e morëm. Pjesa tjetër nuk e ndjenin të tyre, as nuk i përmbaheshim me asnjë gjë, sepse ishin evropianë, më të afërt e kishin shekullin e revolucion industrialë e qytetërimin perëndimor të dera e shtëpisë se sa mendësinë shkretinore të hordhive islamike në kontinentin tjetër. Pastaj një shtresë nuk e praktikuan që pas vitit 1945, jo pse kishin vetëdije kombëtare shqiptare, por sepse donin karrierë e pushtet, donin ta kishin mirë me shtetin jugosllavë, meqë shteti jugosllavë ishte ateist.

Dhe befas sapo na çliruan trupat e NATO-s, në vend se të niste e mbara, gjërat nisën të ndryshojnë, në disa mjedise madje të përmbysën. Shumë shoqata vehabiste e anadollake u dynden në Dardani, një herë e goditën me ryshfet e shantazhe kreun e shtetit e komandantët, kreun e partive politike, biznesin e kriminalizuar, mediet elektronike, gazetat e portalet, për t'u shtrirë në shtresat më të varfra të shoqërisë, që ua lidhën nga një rrogë 300 dollarë, nëse bëhen myslimanë të devotshëm, 250 euro për çdo grua që mbulohet me të zeza etj. Reklamat për kthim në islam me para të majme, ende botohen në rrjetet sociale, madje njëri tri herë u përpoq ti plasonte në rrjetin tim social, ndërsa ia fshija.

Kështu, kur e denden kreun e Bashkësisë Islame me para lumë, kur u dhanë ryshfete instancave shtetërore e partiake, nisën të dalin me shifra të përmbysura: atje ku Ibrahim Rugova dhe zyrtarët e tij thoshin se jemi 95 për qind shqiptarë, zyrtarët e bakllavave e të pilafit, thonë se jemi 95 për qind myslimanë. Atje ku Rugova thoshte se aleatët tonë strategjikë kemi ShBA e Evropën Perëndimore, zyrtarët e pilafit thonë se aleatë strategjike e kemi Turqinë e shtetet islamike. Kështu duan të shkëputën nga Perëndimi dhe t'u ngjiten shteteve islamike, ku nuk i pengon askush në korrupsion e zhvatje. Pra me qëllim e sfidojnë Evropën e Amerikën. Popullata, pos atyre të varfërve që s'kanë me se të jetojnë, ndërsa shoqatat islamike u japin para sa të mbajnë shpirtin, janë ata të moçmit, nipër e mbesa të Gjergj Kastriotit e Nënës Terezë,  të gjakut të Ibrahim Rugovës dhe Ismail Kadaresë dhe përcaktimit të tij për aleancë me Evropën Perëndimore dhe në miqësi të përhershme me SHBA.

Ne prapë jemi 95 për qind shqiptarë. Në fenë e turkut deklarohen ata që kanë marr ryshfete, ata që e kanë humbur identitetin kombëtar, që e kanë humbur busullën dhe kahet e horizontit.

Regjistrimi islamik në Dardani dhe në Shqipëri ishte falsifikim, mashtrimi më i madh i shekullit.

Dhe në fund: Mos t'u shkoj mendja bashkëkombësve të mi përtej Drinit (Shqipërisë londineze) se janë më mirë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora