E enjte, 28.03.2024, 03:39 PM (GMT)

Speciale

Haxhi Mehmetaj: Kisha e Vrellës nder kishat me të vjetra në Dardani

E hene, 10.08.2020, 08:04 PM


Bazilika e Vrellës, foto dhe planimetria ( Foto dhe dizajni: Dukagjin Mehmetaj)

Kisha e Vrellës nder kishat me të vjetra në Dardani

Nga Haxhi MEHMETAJ

Sipas gjetjes të qeramikës  dhe monedhës së bronzit të perandorit Justinian, bazilika i takon Antikitetit të Vonë, shek. IV - VI pas Krishtit. Ndërsa gjetja e monedhës së bronzit të perandorit Romanus III Argyrus (1028 – 1034), në afërsi të bazilikës, dëshmon që kjo bazilikë do të ketë qenë në përdorim së paku deri në Mesjetën e Hershme të shek. XI pas Krishtit.

Rrëzë shpatit të kështjellës së antikitetit të fshatit Vrellë të Komunës së Istogut ( Kosova verilindore), e cila në popull njihet më emrin Krye, më 2009 gjatë hapjes së një rezervuari të ujit fshatarët zbuluan pjesë të një kripte nëntokësore, ku ndodheshin një apo më shumë varre më vënie të trupit. Varret u shkatërruan po nga fshatarët në kërkim të thesarit. Gjatë viteve 2009, 2012 dhe 2015 Institutit Arkeologjik i Kosovës kreu gërmime arkeologjike, me të cilat u zbulua pjesa më e madhe e një kishe, përkatësisht bazilike më disa mjedise ndihmese, e orientuar lindje – perëndim, që njëherazi hynë në radhën e kishave më të vjetra ne Dardani. Deri me tani është zbuluar një anijatë, kripta e përmendur, e cila ndodhet në jug të anijatës dhe mbi kriptë një pastofori me mbaresë në formë të absidës, të ngritura më gurë shtufi të lidhur më baltë. ( Krahaso librin: H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e komunës së Istogut, Prishtinë 2016, f.63-67, fig. 58, 59, 61).

Anijata ka përmasa 12,50 x 6,60m. Përbehet nga narteksi dhe pronaretkesi. Ne pronarteks ndodhen tri hyrje, hyrja ballore më përmasa 1 x 0,80m, një hyrje anësore 1,10 x 0. 55m që qon ne pastofori, dhe një hyrje qendrore 1 x 80m, e cila lidh narteksin me pronartkesin.

Kripta është gjatë 2. 80m,  e gjerë 1. 40m dhe e lartë 1. 40m. Ajo është ndërtuar në formë qemeri. Në anën perëndimore ndodhej një portë e vogël përmasash 060 x 060m gjithashtu në formë qemerit. Kripta dhe porta janë  ngritur më blloqe gurësh të latuar shtufi. Brenda në kriptë u gjetën eshtrat e një apo më shumë varreve të cilat do t’u kenë takuar shenjtoreve të kishës.

Është zbuluar edhe themeli i murit jugor i anijatës qendrore, ku hetohet edhe gjurmët e një pjesë e apsides, e cila lejon mundësinë që bazilika mund të jetë më disa anijata. Për dallim nga kripta, anijata qendrore ishte ngritur më gurë gëlqeror dhe gurë të llojeve të tjerë të lidhur më llaç gëlqereje. Teknikat e ndryshme të ndërtimit të bazilikës, dëshmojnë që ajo ishte ngritur në dy faza të periudhave të ndryshme, në periudhën e Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës së Hershme. Ndërsa gjetje disa copave të afreskut brenda në kriptë janë tregues që muret e kriptës kanë qenë të pikturuara e të zbukuruara më afreske, ashtu siç kanë qenë të pikturuara sipas të gjitha gjasave edhe pjesët tjera të mureve të bazilikës. Sipas gjetjeve të qeramikës  dhe monedhës së bronzit të perandorit Justinian, bazilika i takon Antikitetit të Vonë, shek. IV - VI pas Krishtit. Ndërsa gjetja e monedhës së bronzit të perandorit Romanus III Argyrus (1028 – 1034), në afërsi të bazilikës, dëshmon që kjo bazilikë do të ketë qenë në përdorim së paku deri në  Mesjetën e Hershme të shek. XI pas Krishtit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Lutfi Alia: Perikopea e Ungjillit të Shën Matteos shkruar në Gjuhën Shqipe, Shek. XIII – XIV Sabile Keçmezi-Basha: Sa pak oksigjen Lutfi Alia: Kodikët e Shek. XV me emblemat dhe portretin e Gjergj Kastriotit Sinan Gashi: Andon S. Frashëri - I funtmi i Kastriotëve Haxhi Mehmetaj: Kështjella e antikitetit Kekola Rexhep Shahu: Komandant Abdulla Shasivari me njësitin e tij shpartalluan pritën serbe Albert Habazaj: Treva e Kudhësit me trimat e saj në Luftën Kombëtare të Vlorës Lutfi Alia: Nikolò Leonik Tomeo, Erasmiani i Italisë (II) Lutfi Alia: Nikolò Leonik Tomeo, Erasmiani i Italisë Qazim Namani: Rrugët e vjetra që kalonin nëpër Dardani, Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe Familja Vojinoviç Sinan Gashi: Zëri i arbërorëve të Greqisë - Aristidh Pango Kola Qazim Namani: Si u detyruan shqiptarët për të ndërruar fenë Skënder Hoxha: Toponime të krahinës së Dushkajës në dritën e kërkimeve etimologjike Qazim Namani: Konservimi i Kështjellës së Artanës gjatë viteve 2015-2017 Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Ulpianë Qazim Namani: Vushtrria vendlindja e çetnikut Živko Gvozdi? Sinan Gashi: Vepra e parë për Historinë Shqiptare Qazim Namani: Shqiptari ortodoks nga Prishtina dhe pjesëmarrja e tij në vrasjen e shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914 Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe Kujtim Mateli: Interesimi i institucioneve shkencore franceze për Dodonën pellazge dhe kontributi i kërkuesit shkencor Gilles De Rapper

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora