E premte, 29.03.2024, 02:04 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Jemi 95 për qind myslimanë, s'ka ç'na bën Amerika!

E diele, 09.08.2020, 08:17 PM


Jemi 95 për qind myslimanë, s'ka ç'na bënë Amerika!

Nga Gani Mehmetaj

Pritet reagimi i ashpër i zyrtarëve tanë më të lartë dhe i Bashkësisë Islame të Kosovës ndaj ambasadorit amerikan.

"Jemi 95 për qind myslimanë, prandaj s'ka ç'na bënë ambasadori amerikan, as Amerika. Bar e këlli do të hamë e rrugës së islamizmit nuk do t'i shmangemi. Xhami do të ndërtojmë sa bunker ndërtoi Shqipëria. Me xhami do të mbrohemi nga Perëndimi dhe Amerika mu si u mbrojt me bunker Shqipëria.

"Jemi 95 për qind myslimanë", është kërcënim, me këtë kërcënim duan t'ua mbyllin gojën atyre që kundërshtojnë, sa s'u thuhet ne jemi shtet islamik, ç'keni ju katolikët, protestantët, ortodoksët, ateistët, agnonstikët, indiferentët, ju që nuk e praktikoni dhe as nuk e ndjeni vetën myslimanë. Ç'keni ju që kurrë s'keni shkuar në xhami as nuk keni agjëruar, ju që e pini verën e rakinë. Jeni myslimanë dhe pikë. Mbylleni gojën se ne dimë edhe ndryshe...

Myslimanë janë pakica absolute, kurse jo myslimanë janë shumica mbi 98 për qind.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora