E enjte, 25.04.2024, 03:18 PM (GMT+1)

Mendime

Arber Ibrahimi: Rasti i pashfrytezuar nga politika shqiptare në Kosovë Lindore

E diele, 09.11.2008, 02:20 PM


Rasti i pashfrytezuar nga politika shqiptare në Kosovë Lindore

 

shkruan: Arber Ibrahimi

 

E drejta e njeriut per vetembrojtje eshte e njohur qysh ne kohët e lashta, por quditërisht politika shqiptare në Kosovë  Lindore si duket është duke jetuar edhe më heret se në kohrat e lashta, me hapat e sajë.

 

Para pak ditësh në Kosovën Lindore qëndroi, një komision i lartë i Këshillit Europës, I udhëhequr nga Rikard Hoffman përfaqësues gjerman I delegacionit,ka qëndruar gjegjësisht në Bujnaoc. Gjatë qëndrimit të këtij komisioni pala shqiptare ishte e papërgaditur lirisht mundë të them dhe nuk raportoi apo nuk njoftoi këtë komision hollësisht por thjeshtë foli për disa të drejta të njeriut, Përfshirë këtu, diskriminimin institucional që po iu bëhet në kontinuitet shqiptarëve të këtijë rajoni. Kamberi ka përmendur privimin nga e drejta e arsimimit të lartë, mos pranimi I deri djeshëm I diplomave të Univerzitetit të Prishtinës,pastaj mos lejimi I përdorimit të lirë të simboleve kombëtare, mos integrimi I shqiptarëve në institucionet shtetërore si dhe një varg padrejtësish të tjera, e që në fakt nuk rezulton të kenë informuar se në këto tri komuna kanë ndodhur edhe rastë më të rënda, si vrasje, zhdukje, djegëje të pronave shqiptare e sidomos shpërngulja me dhunë në Malsi të Bujanocit, Karadak të Preshevës e sidomos në komunën e Medvegjës ( këto mundë të i gjeni pjesërisht në http://66.102.9.104/search?q=cache:1uNDcYwudiEJ:www.greekhelsinki.gr/bhr/english/countries/serbia/albs_in_ser_al.doc+stacioni+policor+ne+bujanoc&hl=sv&ct=clnk&cd=9&gl=se&client=firefox-a ). Kjo ishte ajo ku duhej këta zotrinjë të niseshin. Mirë kanë bërë ato që i kanë raportuar por duhet që problemi të nisë nga fillimi e jo nga e fundit.

është edhe një qudi e madhe (s'paku sa jemi informuar nga mediat) askund nuk mundëm të ndëgjojmë apo të lexojmë se është folur për numrin e forcavë të ndryshme serbe. Nuk është përmendur edhe ndërtimi i bazës së forcave serbe i  kundërshtuar nga Bahskimi Europian, nuk u përmend, gjë që kjo bazë përveq panikut paraqet edhe një rrezik potencial për gjithë qytetarët e sidomos për shqiptarët.

 

Unë nuk di a do koment kjo, por ec e rri pa e komentuar këtë dukuri negative të kësaj:

" Ndërkoh, Kryetari i Komunës në Preshevë, Nadër Sadiku, iu ka shpjeguar përfaqësuesve të Komisionit të lartë kërkimoro-hetimor të Këshillit të Europës, lidhur me ofertën për pjesmarrje në Trupin Koordinues qeveritar për Komunat e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës.Gjë e cila sipas Sadikut, bëhet në kohën derisa shqiptarët janë shumë pak të inkuadruar në institucionet shtetërore siç janë gjykatat, policia etj... Sipas tijë ky do të duhej të ishte hapi që duhej realizuar." (marrë nga presheva.com - http://www.presheva.com/report/2008/lajm-051108.html )

Mendoj se duhet ta kenë të qartë disa politikanë se ka diçka më të vlefshme se karriera dhe paga e tyre, ka diçka që të rrënqeth trupin e kjo është: të zbulohen rastet e sipërpërmendura, pastaj  ne e dijmë se ende është pa u identifikuar dhe arrestuar atentatori dhe komploti i atij atentati ndaj Komandan Ridvan Qazimit alias "LLESHI", është edhe vrasja e një të mituri në rrypin kufitar mes Maqedonis dhe Kosovës Lindore nga forcas gjakatare serbe. Për këtë rast është denuar një ushtar me një vjet heqje lirie, por me kusht. Këto gjëra janë të pafalshme zotrinjë të nderuar.

 

Në fund të fundit askush nuk erdhi për të ndëgjuar se ju nuk po merrni paga të mira sepse nuk ishin ata për këto gjëra por në fakt ishte një Komision i lartë Kërkimoro - Hetimor i Këshillit të Evropës.

 

Andaj nesër faji bie mbi ju politikan të nderuar sepse ju ishit të aftë të tregoni rrjedhat e vërteta dhe ngjarjet e ndodhura në territorin tuaj ku ju tani më nuk udhëheqëni por në fakt sundoni. Merreni me mend se cfar përgjigje ishte ajo e udhëheqësit të këtij komisioni z. Rikard Hoffman ka thënë se: “Është shumë vështirë dhe tejet rëndë që të ipet një konstatim I mirëfilltë, përkundër faktit se Serbia ka ratifikuar tashmë të gjitha ligjet për të drejtat e pakicave. Por është i paqartë prolongimi I aplikimit praktik të këtyre ligjeve. Një e mirë është arsimimi fillor dhe I mesëm në gjuhë amtare të pakicave, por penges reale është mos serioziteti në zhvillim ekeonomik të këtij rajoni, pastaj përfaqësimi I shqiptarëve në institucione shtetërore, deri dje mos pranimi I diplomave të univerzitetit të Prishtinës, kufijt dhe mos gatishmëria për lehtësimin e jetës së këtyre banorëve. Ndaj mund të them se këtu ende ka punë për tu bërë në përmirësimin e të drejtave të pakicave, ka përfunduar Rikard Hoffman”!

 

Këta  politikan "Harruan", të përmendin faktin se në shkollë është e mundësuar që mësimi të mbahet në gjuhën amëtare por që është pamundësuar për tu mësuar histori dhe gjeografia kombëtare, është pamundësuar që të shfrztëyohet planprgrami i Kosovës derisa sa punëtorët serb të arsimit në Kosovë marrin paga nga serbia e lere më që mund të i mësojnë fëmijët serb sipas planprogramit serb. Kufijt janë përmendur vetëm figurativisht por që në fakt nuk është cilësuar së në këto kufinj asnjë shqiptarë nuk punon, (kufiri administrativ me kosovën nuk është kufi ashtu sëpaku cilësohet nga vetë sërbia dhe sipas programit të OSBES si kumbara e policisë Multietnike, kjo polici multietnike duhet të jetë përgjgjëese e jo në këto pika të kontrollit të punojnë dhe komandojnë ish policët Kosovës)!

Zhvillimi ekonomik nuk behët sipas tekeve të politikanëve dhe për këtë duhet patur një projekt dhe vizion të kjartë, e këtu duhet të përfshihen biznismentët shqiptar dhe investitor të huaj, e jo të vij një i panjohur të ndërtoj një qendër tregtare në tokat shqiptare fare pa i pztur askush ata! Sdo mend se duhet përmirësuar të drejtat e njeriut në këto treva!

 

Në këtë rast ata nuk shfrytëzuan mundësinë për ti njoftuar edhe për rastet e montuara gjzqësore ndaj ish pjestarëve të UÇPMB-ës, që nuk janë të pakët në numër të përndjekur dhe të dënuar! Vlenë të ceket edhe rasti i fundit ku u bë bastisja e zyrës qëndrore të OVL-së në Preshevë ku edhe njëherit u morën të gjitha materialet të cilat kishin vlerë kombëtare si foto dokumentime, shënime të ndryzshme të çmueshme jo vetëm për OVL-në por pë të gjithë shqiptarët. Këta sikur kanë harruar se ka pasë një luftë dhe në atë luftë ka pasë edhe viktima përpos martirëve dhe dëshmorëve të kombit, le të përmendim rastin e një viktime fëmijë gjatë agresionit sërb ne ofensivën kundër UÇPMB-së në Rahovicë, ku dikush vrau një fëmijë derisa sa po luante.

Në fakt nuk e përmendën para këtij komosioni se ishte bërë një ujdi, "marrëveshje" me palën serbe, për të përmirësuar të drejtat e shqiptarëve në këtë trevë!

 

Në fakt thelbi i problemit siç po shihet është se politikanët tanë po i eksiton shumë Trupi Koordinues. gjë që për të cilën asnjëhere nuk kanë ditë të thonë se cila është arsyeja e vërtetë pse duhet të jenë shqiptarët të përfshirë në atë trup. Kurr nuk kanë dhënë një shpjegim se çfar mundë të bëjnë shqiptarët pëmes atij trupi, përpos gjihtëhere e kanë gojën plot me fjalën Zhvillim Ekonomik, gjë që ne tani më e kemi kuptuar se të gjitha të mirat e pikës kufitare e njohur si Pika 10, dhe njëkohësishtë pasuritë e kësaj treve do të i thithë vetë qeveria derisa në anën tjetër ka vendopsë të zvogëlojë dukshëm buxhetin e këtij trupi koordinues, andaj mos të na shesin mend këta zotërinjë kur e dijmë se smundë asgjë të arrihet përmes atij trupi përpos përuljes para qeverisë sërbe.

 

 

Kjo me teper nuk do koment, shpresoj që politikanët tanë ishin më vigjilentë në të ardhmën nëse rastisë të vijë një komision tjetër!!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora