E enjte, 28.03.2024, 09:55 AM (GMT)

Mendime

Liri Pone Bele: Përballë njëra-tjetrës, logjika me ndjenjën prindërorë

E enjte, 06.08.2020, 07:00 PM


PËRBALLË NJËRA-TJETRËS,    LOGJIKA   ME   NDJENJËN   PRINDËRORE

Nga Liri Pone Bele*

Në një nga netët e shërbimit si mjeke roje dhe gjithë të shtruarit ne pavionin e patologjisë ishin disa duke fjetur ,të tjerë zgjuar por pa shqetësime atëhere ,e gjykova të arësyeshme të lexoja një artikull mjeksor i porsa botuar në revistën përkatëse .Rreth orës 22.00, teksa  isha duke lexuar qetësisht dëgjova të trokiste dera e dhomës së mjekut. Mendova të ishte infermierja e repartit të reanimacionit për ndonjë të sëmurë me ankesa të porsa prezantuara, por derën e hapi njëri nga të sëmurët e shtruar dy javë më parë  dhe i përmirëruar plotësisht ditëve të fundit të cilit i kisha spjeguar se ditën e nesërme do të  linte spitalin dhe do ta  vazhdonte mjekimin ne kushte shtëpije .  Bedriu rreth të 67 -ve , porsa hapi derën, më përshëndeti ,ndërsa  unë nuk i bëra asnjë pyetje por qëndroja në pritje duke respektuar etikën mjeksore dhe njerzore po qëndroja në pritje të mësoja arësyen e takimit tonë . Tashmë mësuesi i letërsis ishte në moshë pensioni  prej  disa vitesh, por  kur e vizitonte dikush sigurisht i njohur me të , dhe i drejtohej   “ o mësuesi ynë i letërsisë” kuptohej qartë sa i gëzohej atij emërtimi .

Ai ishte i hospitalizuar  me diagnozën  e një infarkti të  miokardit gjë që detyrimisht shoqërohej me zgjatjen e ditë qëndrimit dhe përmirësimi, ndonëse  i ngadalshëm, po na  lehtësonte të gjthëve .  Nuk mund të më largohej nga kujtesa  çasti kur njëri nga shokët  e tij, i njohur si ish mësues, dy ditë më parë po i vendoste mbi komodinën pranë shtratit një libër të sapo blerë, sigurisht të porositur prej tij , pikërisht në kohën e vizitës  dhe ju afrua paksa duke ju drejtuar me zë të ultë :                                                                                                                               – Ja ku e ke, mund ta fillosh leximin e autorit të përzgjedhur sa  më parë ...por kur dëgjuan  mendimin  tim  të prerë ,asnjeri nuk më këtheu përgjigje :                                                                                                                                     -Bedri ! Duhet të respektosh protokollin e mjekimit, nuk është e këshillueshme të lexosh romane përgjatë kohës së domozdoshme për përmirësim të gjëndjes shëndetsore  njëherazi  kjo dëshira jote ndaj të lexuarit është  njëri nga treguesit se nuk ke shqetësime ,je i qetë pra po mirëkuptohemi ...  Ai aprovoi mendimin tim me një lëvizje të lehtë të kokës shoqëruar me buzëqeshje tepër të çiltër që dëshmonte për një  botë shpirtërore të pasur .  

Rastësija, kur dy ditë më parë njoha prirjen e Bedriut ndaj leximit më bëri të mendoj se arësyeja  e bisedës ishte: do të mësonte prej meje me saktësi kur mund të rikëthehej në lexuesin pasionant, tanimë drejt përmirësimit të gjëndjes tij shëndetsore e cila  faktohej nga përcaktimi i parametrave mjeksore pothuajse, brënda normës .

I afrova një karrige të ulej dhe po qëndroja në pritje të më tregonte në se kishte ndonjë shqetësim  atyre çasteve.

-   Mirmbrëma doktoreshë ! Të  kërkoj falje për harxhimin e kësaj kohe  të pakët pushimi përgjatë shërbimit 24 orësh sikurse, ju mjekët  organizoni  shërbimin e Mjekut të Rojes,  gjë që e njoha këtu . Vijoi :                 -Fatmirësisht, ndihem i qetë, por erdha tek ti, sepse dua të të bëj një pyetje të veçantë për të cilën pres një përgjigje të sinqertë.                         Nuk ka lidhje me sëmundjen time, as me pasionin si *një lexues adoleshent.. *çuditërisht , buzëqeshja tipike në fytyrë sikurse e shihja shpesh nuk po shihej , përkundrazi më nguliti një shikim të thellë ,të përqëndruar brënda të cilit prezantohej pritmënija për të qartësuar diçka ,realisht shqetësuese për të e cila , do të sqarohej dhe zgjidhej nga përgjigja ime .                                                                                                                 - Ç~farë mund të ishte vallë ?  Brëndia e problemit të Bedriut lindur ditëve qëndrimit në një shtrat spitali !? Përse nuk ndihej i qetë !?                  U bëra kurioze dhe vazhdova ta dëgjoja por, në llogjikën time nuk po përcaktoja as më të thjeshtën përgjigje .

- E gjykova të arësyeshme të të takoj tani vonë, pa praninë e të tjerëve dhe, të lutem, kjo bisedë të mbetet midis nesh. Kam një gjëndje shpirtërore të rënduar. Po vuaj shpirtërisht...

- Të jap fjalën se, për gjithçka që do të bisedojmë bashkë, asnjë fjalë  prej saj nuk do ta kalojë derën pas teje ju përgjegja dhe njëherazi i  tregova derën me dorën time të djathtë ngritur lart. Pas një çasti :

-Gjatë kësaj kohe  ,sot është dita e dytë më tepër se dy javë , a të ka takuar djali im ty ? Është interesuar për ecurin e sëmundjes sime ?  Të ka pyetur për gjëndjen time shëndetësore gjatë këtyre ditëve ?                      Ju jeni parë  me tim bir në çastin e shtrimit në spital, kur unë ndodhesha midis jetës dhe vdekjes  dhe ai qante me zë por ju krahas detyrës mjekut u përpoqët ta qetësonit duke i premtuar se për babain e tij do të bënit të pamundurën si ekip duke i plotësuar gjithëçka që duhej, ( edhe pse gjëndja ime ishte e rënduar ,dhëmbjet e forta nuk më pengonin t~ ju dëgjoja, por e kisha të pamundur të merja pjesë në bisedë...                                                                                                                               -Të më falni, ka rëndësi të jashtëzakonshme për mua të mësoj rreth sjelljes    tim biri ...e kam të pamundur ta spjegoj...                                                         Bedriu heshti pa pritur por nuk mund të mos prezantohej një gjëndje emocjonale e trishtë në  tiparet e fytyrës tij  njëherazi dëgjohej  paksa i shpeshtuar ritmi i frymarjes dhe kur shikimin e përqëndrova munda  të shihja mbi ball ravijëzime  rrudhash të lehta, të porsa prezantuara .

Pas një pushimi të shkurtër më pa drejt në sy me një shikim të ngulët, ku qartë lexova dhëmbjen e thellë të prindit, ndershmëri dhe një ndjenjë pritjeje për atë që mund të dëgjonte atyre çasteve... realisht dukej qartazi se do dëshironte të mësonte vetëm të vërtetën e pastër sikurse, ai e ndjente brënda zëmrës tij të dlirë...

-Po e përsëris pyetjen :a  donte im bir të mësonte në se gjëndja ime shëndetsore mbas daljes nga spitali  mundësonte ,apo thjesht do të më lejonte të vazhdoj angazhimin me një tjetër punë , sepse tani jam një pensjonist... Më trego të vërtetën ,të lutem ! Po pres përgjigje...

Çuditërisht, në moment, u ndjeva në një pozitë tepër të vështirë, të pa provuar më parë për arsye se, nuk po më kërkohej aktualisht një aktivitet fizik i skajshëm shoqëruar me gjëndje emocjonale të rënduar, sikurse mjeku kardiolog  përjeton përditë gjatë ushtrimit të detyrës:

-Së pari, djalin e të sëmurit e kisha takuar vetëm një herë, në çastin kur Bedriun e vendosën në barelë sapo e morën nga ambulanca ; i biri teksa mbante pjesën fundore të barelës ja la atë duarve të infermjerit ndërsa po ecte pas tyre me kokën të ulur ku mbi pjesën e sipërme të saj tërhiqte vëmëndje mbledhja në një tufë të madhe e flokëve të dëndur, kaçurela me ngjyrë të errët ,të gjatë dhe kapur me një lidhëse e cila menjëherë lejonte shpërndarjen e tyre mbi të dy shpatullat.      Realisht , ditët në vijim nuk e kisha parë ,nuk ma kishte zënë syri as në pavijonin e patologjisë e as në ambjentet e jashtme të spitalit apo  përgjatë rrugës drejt spitalit ,me siguri pamja e veçantë e tij do të kujtonte të birin e Bedriut, edhe po të mos drejtonte ndonjë pyetje..

Së dyti, më e rëndësishmja për mua dhe pothuajse jashtë imagjinatës, ishte pyetja e përsëritur :                                                                                                   - “Si mundet një prind me profesion mësues, që tërë jetën ja kishte kushtuar edukimit të brezave, të vinte në dyshim besueshmërinë e tij për djalin, tashmë në moshë burrërore e   të shkolluar ,duke i  kërkuar ndihmë një personi njohur para dy javësh pamvarësisht se, ishte pikërisht vetë mjeku që e këtheu në jetë njëherazi po ai vazhdonte të kujdesej që Bedriu ta jetonte periudhën mbas infarktit sa me i qetë dhe, me sa më shumë vite ?!  ”.

Sinqerisht u turbullova në atë moment dhe mendimet m’u dyzuan, në kundërshtim të fortë me njëra-tjetrën, gjë që rrallë më ka ndodhur. Para meje shihja të jashtëzakonshmen, tepër të vështirë: më duhej të përcaktoja sa më shpejt atë që do të ishte primare dhe  të përfaqësonte më të mirën. Çast tepër i vështirë , ishte një përballje midis logjikës dhe ndjenjës prindërore, kurrë e shkuar nëpër mend prej meje  e jo më ,të pozicjonohesha midis tyre ...                                          Saktësisht, njihet dhe respektohet pozicioni i seicilës, por kur një mjek kardiolog është para një të sëmuri duke ndjekur me profesjonalizëm dhe ndërgjegje mjekimin për një infarkt të miokardit  shoqëruar me të tjera ndërlikime serioze dhe, kur ecurija e sëmundjes po dukej premtuese ,në çastin që pikërisht pacienti të bën pyetje delikate, personale dhe familjare në  të njëjtën  kohë, atëherë përparësinë e merr ndjenja  gjë që,  e detyron  arësyen të spostohet në vënd të dytë. Duket se, në këtë  pozicjonim të pazakontë timin ndikoi edhe një forcë nënkuptuese , shprehur brënda fjalëve të Bedriut :                                                  -Sikur, im bir të mos jetë i sinqertë për sa më tregon,dhe kjo të jetë njëra nga vargu i gjatë i gënjeshtrave të tij ,atëhere jam i sigurt se infarkti do të  përseritej dhe jeta ime....komentet nuk kanë vlerë.                                                                                                 Pra, unë qetësisht, dashamirësisht, e ndërgjegjësuar, i ktheva atë përgjigje që ai donte dhe priste të dëgjonte prej meje.                                     Vlera e kësaj përgjigjeje të çmueshme në ato rrethana, nuk mund të njihej e të kuptohej lehtë, nëse ndokush mund të ishte i pranishëm në atë bashkëbisedim të papërsëritshëm midis një mjeku dhe një të               sëmuri-prind i cili, vërtetësinë e fjalës së të birit, pret ta dëgjojë të konfirmuar nga dikush tjetër.

Ju afrova, e vështrova me një shikim njerëzor, respektues dhe mbështetës por u befasova në moment sepse Bedriu, si të kishte depërtuar brënda meje aq sa të ndiqte me përpikmeri  përballjen midis llogjikës ftohtë me forcën e ndjenjave shpirtërore mundi të parandjente përparësin e këtyre të fundit ,pra ky ishte trasmetimi drejt meje i parandjenjës tij prezantuar si një rreze drite e ëmbël që po  shkrepëtinte brënda fraksjonit të sekondës ,në pritje të mirëkuptimit..Ishte radha ime të jepja përgjigjen për të cilën isha e ndërgjegjsuar :

- Bedri , jam takuar disa herë me djalin tuaj. Kemi biseduar rreth sëmundjes për të  cilën ai ka qënë i shqetësuar dhe tepër i interesuar, e kam informuar për ecurin , për mënyrën se si do të vazhdohet  mjekimi i rregullt mbas daljes nga spitali, dhe ai ka  treguar  respekt ndaj meje .. Jemi ulur disa herë për të biseduar dhe midis nesh është krijuar një respekt i ndërsjelltë . Djali juaj është treguar gjithëmonë korrekt me mua,  i sjellshëm dhe ka shprehur mirënjohje .

Reagimi i beftë i prindit të përkushtuar, në kuptimin e vërtet të fjalës:

- Oh, sa më lehtësove! Sa mirë e ndiej veten pas kësaj që po dëgjoj prej teje, se unë e di mirë ,djali im Berti është * Gënjeshtar Mjeshtër * (e kam provuar në shumë raste), por kësaj radhe nuk më paska gënjyer kur më tregonte për takimet me ju dhe interesimin e tij...                Të paktën... një herë të vetme nuk po përjetoj peshën plumb të rëndë të gënjeshtrës së  tim biri ...                                                                                      Sa shumë po gëzohem! Të falënderoj nga zëmra, uroj për ju gjithë të mirat e botës !

U ngrit me vrull, iu afrua derës dhe, para se të largohej, në sytë e tij dalloheshin qartë disa pika lotësh....Mes përmes derës hapur qëndroi një moment duke ju shmangur edhe  goditjes së mundshme tek kanati saj prej këthimit të shpejtë të trupit ,ngriti dorën e djathtë si shprehje e një përshëndetje por pa mundur të shqiptonte asnjë fjalë dhe në koridorin e heshtur të pavjonit të repartit të patologjis u dëgjuan hapa  të shpejtuara .                                                                                                         Mbresat e atij takimi të veçantë , përmbajtja e një bisede midis një pacienti  pensjonist ,mësim dhënës përgjatë 45 viteve i shtruar në spital për sëmundje zëmre me mjekun kardiolog i cili kujdeset për shëndetin e tij... janë pjesëza të jetës normale ,ato ruhen ende në  zëmrën dhe mëndjen time.

(*Autorja , mjeke kardiologe)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora