E premte, 19.04.2024, 02:46 AM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Padija diskrediton edhe Gjergj Kastriotin

E enjte, 06.08.2020, 07:58 PM


PADIJA DISKREDITON EDHE GJERGJ KASTRIOTIN

E lodhët botën me Skënderbenj të kohës sonë. Kjo vjen nga mosnjohja e historisë, kulturës dhe nacionalizmit shqiptar. Po t’i njihnit këta nuk do votonit vazhdimisht njerëz që nesër do t’i quani tradhtarë. Nëse nuk keni elita kësokohe më mirë heshtni se sa t’ua përdhunoni imazhin edhe atyre që ndonjëherë i kishit.

Nga Xhemal Ahmeti

Prej shekullit 18 e këtej është bërë normë: pa nacionalizëm s’ka komb kulturor. Pasojat e këtij zhvillimi janë zhdukja e plotë etnive që s’patën fatin të kenë shtete e as fuqinë e nevojshme për tu vetëprodhuar në kushte të valëve të ndryshme të kolonializmave dhe globalizmave të ndryshëm. Ende nuk është sqaruar shkencërisht sa duhet nëse ai, nacionalizmi, më shumë ndërpreu zhdukjen e etnive (kulturave) gjatë organizimit politik të botës në perandori e monarki apo përshpejtoi atë.

Sot është kështu siç është: Nacionalizmi është faktorizuar si ideologjia primare gardiane e kulturave si kombe apo brenda kombeve, rsp. shteteve politike.

Fatin e shqiptarëve që mos e humbin edhe këtë proces historik e përcaktuan rilindasit, të cilët në mënyrë të organizuar bënë siç bënë elitat tjera euriopane dhe ndërtuan: „bazat e nacionalizmit shqiptar“. Si fati ashtu edhe kultura e tyre përfituar shkollave perëndimore janë shkaku pse elitat shqiptare edhe në krizat më radikale deri tani nuk u bënë shoveniste në letra e në frymë. Për këto arsye historike nacionalizmi shqiptar mbeti negativ (në kuptimin siç e përdorte Isaia Berlin), pra si furnizues i kulturës në luftën e saj për mbijetim dhe regjenerim e jo duke e shndërruar atë në bajonetë për tua nxjerr zorrët nga barku kulturave tjera apo vetes siç bëjnë shqiptarët e sotëm.

Intelektuali që i përkon kësaj tradite nacionaliste shqiptare ia di vlerën poaq sa peshën e vujatjeve që me vete sjell ideologjia llojit: ajo pasi nuk disponon me energjinë e urrejtjes deri në krim është e detyruar të shpresojë në arsyen e botës dhe qytetërimit për ta pranuar atë si kulturë me vlerë e jo si kërcënim për të tjerat.

Me këtë dua të them se nacionalizmi shqiptar tradicionalisht - si burim dhe konstrukt - është ideologji elitash intelektuale e jo konglomerat instinktesh parapolitike apo supermarket ku mund të shërbehen injorantët nga fusha e politikës, agjentët e farmaceutikës apo industrisë së tekstilit e as imamët, popat apo gazetarët që as punën e vetë s’dinë ta bëjnë si duhet.

II.

Pikërisht këto kategori mirëpo janë ato që përdhosën deri në banalizim imazhin e nacionalizmit shqiptar, duke shpallur si fabrikat e gomës rrotat e veturave çdo injorant vektor (figurë idolatrike) të kësaj ideologjie aq me esencë e telos. Dhe saherë ndonjë prej këtyre figurave të mëdha „intelektuale“, atdhetare, patriotike dorëzohej para injorancës së vetë masat zhgënjeheshin. Zhgënjim pas zhgënjimi, rrënim pas rrënimi të karakterit specifik të nacionalizmit shqiptar numri i atyre që kanë ende simpati ndaj tij është në zhdukje e sipër. Masa e atyre që kërkon shpëtim (një rrëfim i duhet njeriut kulturor) nacionalizmave tjerë është bërë demosi shumicë i shteteve shqipatre.

III.

Plotë njerëz veprojnë nga zemra, me qëllim të mirë, duke u marrë me histori, duke shpallur persona të ndryshëm hyjnorë, patriotë, yje të kombit, pa e njohur efektin e veprimit të tyre në plan afatgjatë: tëhuajësimi kaq masiv i shqiptarëve, ikja e tyre nga identiteti është poaq vepër e juaja sa që është edhe e politikave të shteteve ku jetoni, të cilat janë shndrruar në marioneta servile tiranësh të lindjes. Shtetet udhëhiqen nga ata që ju dje i festonit si patriotë dhe nacionalistë siç i festoni këta tjerët sot: injorantë ata, injorantë këta, ngase ju nuk e keni kuptuar asnjëherë esencën e nacionalizmit shqiptar, falë të të cilit, ngase ishte siç e përshkruam lartë, më në fund u ndihmuan të çliroheni.

IV.

Hë për hë shqiptarë nuk disponojnë me një elitë që mund t’a përshtat rrëfimin mbi kulturën për këto kohë. Ashtu siç e përshtatën rilindasët. E këto që i festoni as për shitës akulloresh nuk vlejnë si në politikë ashtu edhe në shkenca.Prandaj: ndaleni zhurmën se na gerditët edhe veten.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora