| E enjte, 06.08.2020, 07:58 PM |
PADIJA DISKREDITON EDHE GJERGJ KASTRIOTIN
E
lodhët botën me Skënderbenj të kohës sonë. Kjo vjen nga mosnjohja e historisë,
kulturës dhe nacionalizmit shqiptar. Po t’i njihnit këta nuk do votonit
vazhdimisht njerëz që nesër do t’i quani tradhtarë. Nëse nuk keni elita
kësokohe më mirë heshtni se sa t’ua përdhunoni imazhin edhe atyre që ndonjëherë
i kishit.
Nga
Xhemal Ahmeti
Prej
shekullit 18 e këtej është bërë normë: pa nacionalizëm s’ka komb kulturor.
Pasojat e këtij zhvillimi janë zhdukja e plotë etnive që s’patën fatin të kenë
shtete e as fuqinë e nevojshme për tu vetëprodhuar në kushte të valëve të
ndryshme të kolonializmave dhe globalizmave të ndryshëm. Ende nuk është sqaruar
shkencërisht sa duhet nëse ai, nacionalizmi, më shumë ndërpreu zhdukjen e
etnive (kulturave) gjatë organizimit politik të botës në perandori e monarki
apo përshpejtoi atë.
Sot
është kështu siç është: Nacionalizmi është faktorizuar si ideologjia primare
gardiane e kulturave si kombe apo brenda kombeve, rsp. shteteve politike.
Fatin
e shqiptarëve që mos e humbin edhe këtë proces historik e përcaktuan
rilindasit, të cilët në mënyrë të organizuar bënë siç bënë elitat tjera
euriopane dhe ndërtuan: „bazat e nacionalizmit shqiptar“. Si fati ashtu edhe
kultura e tyre përfituar shkollave perëndimore janë shkaku pse elitat shqiptare
edhe në krizat më radikale deri tani nuk u bënë shoveniste në letra e në frymë.
Për këto arsye historike nacionalizmi shqiptar mbeti negativ (në kuptimin siç e
përdorte Isaia Berlin), pra si furnizues i kulturës në luftën e saj për
mbijetim dhe regjenerim e jo duke e shndërruar atë në bajonetë për tua nxjerr
zorrët nga barku kulturave tjera apo vetes siç bëjnë shqiptarët e sotëm.
Intelektuali
që i përkon kësaj tradite nacionaliste shqiptare ia di vlerën poaq sa peshën e
vujatjeve që me vete sjell ideologjia llojit: ajo pasi nuk disponon me
energjinë e urrejtjes deri në krim është e detyruar të shpresojë në arsyen e
botës dhe qytetërimit për ta pranuar atë si kulturë me vlerë e jo si kërcënim
për të tjerat.
Me
këtë dua të them se nacionalizmi shqiptar tradicionalisht - si burim dhe
konstrukt - është ideologji elitash intelektuale e jo konglomerat instinktesh
parapolitike apo supermarket ku mund të shërbehen injorantët nga fusha e
politikës, agjentët e farmaceutikës apo industrisë së tekstilit e as imamët,
popat apo gazetarët që as punën e vetë s’dinë ta bëjnë si duhet.
II.
Pikërisht
këto kategori mirëpo janë ato që përdhosën deri në banalizim imazhin e
nacionalizmit shqiptar, duke shpallur si fabrikat e gomës rrotat e veturave çdo
injorant vektor (figurë idolatrike) të kësaj ideologjie aq me esencë e telos.
Dhe saherë ndonjë prej këtyre figurave të mëdha „intelektuale“, atdhetare,
patriotike dorëzohej para injorancës së vetë masat zhgënjeheshin. Zhgënjim pas
zhgënjimi, rrënim pas rrënimi të karakterit specifik të nacionalizmit shqiptar
numri i atyre që kanë ende simpati ndaj tij është në zhdukje e sipër. Masa e
atyre që kërkon shpëtim (një rrëfim i duhet njeriut kulturor) nacionalizmave
tjerë është bërë demosi shumicë i shteteve shqipatre.
III.
Plotë
njerëz veprojnë nga zemra, me qëllim të mirë, duke u marrë me histori, duke
shpallur persona të ndryshëm hyjnorë, patriotë, yje të kombit, pa e njohur
efektin e veprimit të tyre në plan afatgjatë: tëhuajësimi kaq masiv i
shqiptarëve, ikja e tyre nga identiteti është poaq vepër e juaja sa që është
edhe e politikave të shteteve ku jetoni, të cilat janë shndrruar në marioneta
servile tiranësh të lindjes. Shtetet udhëhiqen nga ata që ju dje i festonit si
patriotë dhe nacionalistë siç i festoni këta tjerët sot: injorantë ata,
injorantë këta, ngase ju nuk e keni kuptuar asnjëherë esencën e nacionalizmit
shqiptar, falë të të cilit, ngase ishte siç e përshkruam lartë, më në fund u
ndihmuan të çliroheni.
IV.
Hë
për hë shqiptarë nuk disponojnë me një elitë që mund t’a përshtat rrëfimin mbi
kulturën për këto kohë. Ashtu siç e përshtatën rilindasët. E këto që i festoni
as për shitës akulloresh nuk vlejnë si në politikë ashtu edhe në
shkenca.Prandaj: ndaleni zhurmën se na gerditët edhe veten.