Mendime
Eshref Ymeri: O socialistë të ndershëm shqiptarë!
E merkure, 05.08.2020, 08:32 PM
O socialistë të ndershëm shqiptarë!
Nga Prof.
Dr. Eshref Ymeri
Përmes faqeve të
internetit, u njoha me një “xhevahir të rrallë”. Aty lexova informacionin në
vijim:
“Lajmi se SPAK ka nisur arrestimet për
manipulimet zgjedhore në kuadër të dosjes 339, u shfry shumë shpejt një ditë më
parë. Kurse sot, e gjithë historia u bë qesharake, pasi u mësua se SPAK u ka
dërguar urdhërarresti dy komisionerëve që kishin dy vite të
vdekur.Bashkëshortet e Kasem Lalës dhe Besim Bregut thonë se janë ndierë të
fyera kur kanë mësuar se do të vijnë t’u arrestojnë burrat. Kurse rrjeti ka
shpërthyer në meme e batuta…”(Citohet sipas: “Plas ironia me SPAK / Nuk
vdiqën komisionerët, vdiq reforma...”.Faqja e internetit “Syri”. 29
korrik 2020).
Ky informacion
tingëllon sa tragjik, aq edhekomik.
Si qytetar me gjak
shqiptari, dëshiroj t’ju drejtohem me disa pyetje gjithë socialistëve të
ndershëm, pa përjashtim, pavarësisht nga gjendja sociale që kanë, të cilët
jetën e vet e kanë ndërtuar me djersën e ballit, duke mos u molepsur kurrë nga
virusi i korrupsionit. Këto janë pyetjet në vijim:
Si shpjegohet që
njeriu që keni në krye të partisë, dikur, kur ishte kryetar i Bashkisë së
Tiranës, një pasdite tetori të vitit 2005, para forumit të lartë të partisë,
pati paraqitur platformën për t’u zgjedhur kryetar, të cilën forumi ia hodhi
poshtë, kurse të nesërmen, si me magji, e zgjodhi kryetar? A dini gjë se cila
ishte ajo magji që ndikoi drejtpërsëdrejti në ngritjen e tij në postin e
kryetarit të partisë?
A e keni pasur informacionin e duhur para se ta zgjidhnit në
krye të partisë? A e keni lexuar letrën e avokatit Ilir Malindi që ia pati dërguar Presidentit para do
kohësh dhe që titullohet “Edi Rama një i
sëmurë psiqik tepër i rrezikshëm.Ka diagnozën “skizofren agresiv””, të
botuar në faqen e internetit “Kosova sot”të
datës 22 maj 2020?
A e dini që MartinHenze, këshilltarpër çështjetekonomikepranë
partisë së kancelaresgjermaneAngelaMerkel, CDU, nëpërmjetnjë postiminë Twitter,
ikabërë një pyetjetë thjeshtë kryetarittuaj?
“A jeni arrestuar dhe burgosur në Francë në vitin 1994
dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?”.(Citohetsipas: PoliHoxha. “4 dëshmi: Akaqenë Edi (Edvin) Ramaiarrestuarnë Francë dhepseendryshoiemrinpasakuzëssë
Nanos?!”. Faqjaeinternetit“VOAL”. 20
dhjetor 2019).
A e keni ndjekur informacionin e Gjegji
Thimos në studion e gazetarit Adi Krasta, ku deklaroi si më poshtë?
“Numri
i Ramës i burgosur në Paris AL.1961138/a
(Citohet sipas deklaratës së tij në studion e Tv “Syri”, i ftuar nga gazetari Adi Krasta. 30 qershor 2020).
Pra, a e keni ditur që në krye të partisë keni një njeri me
probleme mendore dhe që paska qenë i burgosur në Francë, çka nuk e ka deklaruar
në kartelën për pastërtinë e figurës?
A jeni të bindur se kryetari juaj nuk gëzon kurrfarë respekti
në Kosovë dhe se kjo mungesë respekti ka parahistorinë e vet, për të cilën
prof.dr. Enver Bytyçi ka deklaruar si më poshtë?
“Publicistika e tij antiKosovë e viteve 1990
dhe kundërshtimet ndaj Rrugës së Kombit ruheshin në kujtesën e shqiptarëve në
Kosovë, ndaj dhe respekti ndaj tij ishte përtokë” (Citohet sipas: Prof.dr.
Enver Bytyçi. “Edi Rama është hero i kombit, popullit dhe shtetit të Serbisë”. Faqja
e internetit “Kosova. Info”. 04 janar 2020).
A ju ka ardhur zor nga qëndrimi i kryetarit tuaj kundër ndërtimit të Rrugës
së Kombit, qëndrim që e pati shprehur hapur jo vetëm personalisht, por
organizoi edhe korin socialist kundër ndërtimit të saj, kur mes atij kori
ushtonin zërat e kryeservilëve të tij, si Arben Isaraj, Erion Braçe dhe Fatmir
Toçi? Madje deputeti i Vlorës Arben
Isaraj lëshoi një deklaratë vetëposhtëruese. Me këtë rast, publicisti i njohur
Rexhep Shahu thekson:
““Më pështyni mua në rast se
ndërtohet kjo rrugë!”, -thotë me sigurinë e një bastexhiu zoti Isaraj. E kush
do të denjonte ta pështynte deputetin e Partisë Socialiste Arben Isarajin tani?
Askush. Por autostrada u bë. U bë një vit para afatit të parashikuar. Ai i
gjori mbase pret ndokënd që të shkojë e ta pështyjë”(Citohet sipas: Rexhep Shahu. “Dashuria e vonuar e Edi Ramës për Udhën e
Kombit”. Faqja e internetit e gazetës “Bota
sot”. 20 qershor 2020).
A e keni pasur bindjen e plotë se merita kryesore për
ndërtimin e Rrugës së Kombit i takon Kryeministrit Sali Berisha asokohe, për të
cilin një ish-deputet dhe ish-ministër socialist qe shprehur dikur nën zë se
ajo Rrugë u ndërtua pikërisht falë këmbënguljes së tij?
A keni pasur kundërshtime për vendosjen e taksës për atë Rrugë
nga ana e kryetarit tuaj dhe a shërbeu ajo taksësi një arsye e fortë për
lindjen e një mërie të heshtur ndaj kryetarit tuaj nga ana e qytetarëve të
Republikës së Kosovës?
A ju pati bërë
përshtypje dhe a duhej të revoltoheshit ndaj kryetarit tuaj pas deklaratës në
vijim të ish-deputetit, të ndjerit Dritan Prifti, nga foltorja e Kuvendit? Ja
deklarata e tij:
“A ka shqiptar, që beson se zoti Edi Rama është i pastrehë?
Ai në deklaratën e tij të pasurisë thotë që është i pastrehë dhe ne të gjithë e
dimë që Edi Rama është pronar i fshehtë i mbi 200 apartamenteve në Tiranë,
sepse flasin ndërtuesit. Taksa e tij e jashtëligjshme është 30 euro metër
katror për çdo leje ndërtimi që ka dhënë nga viti 2000 e deri sot. A ka
shqiptar që e beson këtë gjë qesharake, që Edi Rama nuk ka shtëpi, që jeton me
nënën e vet?” (Citohet sipas: Dritan Prifti. “Edi Rama vetëm me hundë thith tre mijë euro në ditë”. Faqja e
internetit e gazetës “Bota Sot”. 10
korrik 2010).
A e keni ndier veten
ngushtë kur mësuat faktet me përgjime për vjedhjen e votave në vitin 2017,
fakte, të cilat i bëri publike gazeta gjermane “BILD”, dhe mes bisedave të përgjuara u dëgjua edhe zëri i
kryetarit tuaj?
Si shpjegohet që
kryetari juaj, megjithëse ngriti një padi paradoksale kundër gazetarit të
gazetës “BILD” për botimin e atyre
përgjimeve, më pas mblodhi bishtin dhe u tërhoq?
A jeni alarmuar
ndopak kur keni marrë informacionin me titull “Gazeta
Gjermane BILD “ekzekuton”Ramën: Shqipëria, vendi në duart e një gangsteri”? (Citohet
sipas faqes së internetit “Koha Islame”, 15
maj 2019).
A keni menduar ndonjëherë
se kryetari juaj është frikacak, çka e dëshmoi më 21 janar 2011, kur i
nxiti protestuesit të pushtonin
kryeministrinë, mes të cilëve pati edhe ndonjë syresh që flamurin kombëtar e
flaku në tokë, kurse vetë kryetari u fsheh në kullën përballë piramidës?
Mbyllja e kanalit
televiziv “Agon Channel”, si opozitar
ndaj kryetarit tuaj dhe e qeverisjes së tij, a nuk dëshmon për natyrën e tij
frikacake? Natyrën e tij frikacake a nuk e dëshmon edhe mbyllja e kanalit
televiziv “Ora News”, edhe ky
opozitar me kryetarin tuaj dhe qeverinë e tij?
A mund të dyshohet se
nesër-pasnesër ai mund ta mbyllë edhe kanalin televiziv “Syri”, meqenëse, po ashtu, është në opozitë me kryetarin tuaj?
A jeni të vetëdijshëm që shumën marramendëse prej 110 milionë
eurosh, sipas vendimit të gjykatës së Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e
Kontesteve të Investimit (ICSID), organ i Organizatës së Kombeve të Bashkuara,
vendim që u mor pas shpronësimit të kompanisë televizive “Agon Channel”, me pronar biznesmenin italian Françesko Beketi (Francesco Bechetti), duhet ta paguajë kryetari
juaj dhe jo Banka e Shtetit Shqiptar?
A jeni shqetësuar që
kryetari juaj, duke e shndërruar Shqipërinë në Kolumbi të Evropës, siç ka
shkruar shtypi i huaj, duke e mbytur me plantacione droge, çka bëri që banorët
e zonave fshatare të braktisin kultivimin e kulturave bujqësore, solli si
pasojë që një pjesë jo të vogël të zgjedhësve t’i shndërrojë në jeniçerë të vet
në pazarin e shitblerjes së votës?
A ju ka shqetësuar zbulimi i korrupsionit të madh dhe tenderi
pa rivalë për Unazën e re, çka ishte një përgjegjësi shumë e rëndë që binte mbi
kryetarin tuaj?
A mendoni se kryetari juaj e ka shndërruar Shqipërinë në tokën e premtuar
të diplomatëve të huaj, të cilët sillen në Shqipëri si zot shtëpie dhe prandaj
ndokush prej tyre arrin deri atje, saqë, me sjelljen e vet rrugaçërore, të
fyejë rëndë shqiptarët, duke iu ngritur gishtin e mesit, siç veproi ndaj
banorëve të Astirit ambasadori i OSBE-së Borchard? A e keni bindjen e plotë se ai diplomat faqezi
duhej përzënë nga vendi ynë me teneqe një sahat e më parë, por nuk ka kush ta
përzërë se Shqipëria është vend pa zot?
A e keni
informacionin e duhur se kryetari juaj është takuar me Vuçiçin në Nish në
vjeshtën e vitit 2016 dhe atje kanë biseduar në fshehtësi për ndarjen e
Kosovës? A e dini që atë bisedë të fshehtë e ka denoncuar kryetarja e Komitetit
të Helsinkit të Serbisë, Sonja Biserko, e cila ka deklaruar si më poshtë?
“Në
2016, në Nish, Vuçiç filloi bisedimet me Ramën për ndarjen e Kosovës…”(Citohet
sipas:Sonja Biserko: “Jo Bolton as Grenell, ja kush filloi bisedimet më 2016 për ndarjen e
Kosovës”. Faqja e internetit e gazetës “Bota
Sot”. 06 korrik 2020).
A jeni në dijeni për informacionin që ka dhënë edhe
ish-kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj për atë bisedë të
fshehtë të kryetarit tuaj me Thaçin dhe Vuçiçin për copëtimin e Kosovës, kur ca
muaj më parë ka deklaruar si më poshtë:
“Ndalova grabitjen e 10 miliardë eurove,
që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte
pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet
Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpuntorë në realizimin e
kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçes, sot e prej
dy muajsh, i përket vetëm Kosovës” (Citohet
sipas: “Haradinaj “plas
bombën”: Ndalova grabitjen e 10 miliardë eurove. Thaçi, Vuçiç dheRamajanë bashkëpunëtorë!”.
Faqjaeinternetit“dosja.al”.
17 tetor 2019).
A jeni të vetëdijshëm
se me flirtet e nxehta me armikun e egër të Kosovës, Aleksandër Vuçiçin, dhe me
argatin e Beogradit Hashim Thaçi, kryetari juaj, ashtu si Enver Hoxha, ka hyrë
në rrugën e tradhtisë kombëtare, aq më tepër që Vuçiçi, si ish-ministër i
kriminelit Millosheviç, në bashkëpunim të ngushtë me Sheshelin dhe me
Nikoliçin, ka qenë hartues i platformës për spastrimin etnik të Kosovës, dhe me
nismën që pati ndërmarrë për krijimin e Minishengenit ballkanik, kërkon të
krjojë Jugosllavinë e re, edhe me Shqipërinë, siç deklaroi në Beograd më 06
prill 2017? A ju kujtohet konkretisht se çfarë deklaroi Vuçiçi pikërisht në
këtë datë? Nëse e keni lexuar në internet, po jua rikujtoj:
“Në intervistën e tij të parë si president, dhënë portalit
amerikan “Politico”, në 6 prill, i pyetur nëse me planin e tij për një treg të
përbashkët ballkanik ai po përpiqet të rikrijojë Jugosllavinë, Vuçiç përgjigjet
pa hezituar dhe në mënyrë pohuese se “Është Jugosllavia e vjetër, plus Shqipërinë”
(Citohet sipas: Shaban Murati. “Për të
shkundur neojugosllavët e Tiranës”. Faqja e internetit “fax.al”. 10 tetor 2019).
A jeni të bindur se këtë deklaratë për përfshirjen e
Shqipërisë në Jugosllavinë neotitiste, Vuçiçi nuk mund ta bënte publike pa
miratimin e kryetarit tuaj në bisedat e fshehta që ka pasur me të?
Si i shpjegoni ju flirtet e kryetarit tuaj me argatin e
Beogradit Hashim Thaçi? A e dini ju se çfarë ka deklaruar Vuçiçi për Thaçin?
Nëse nuk e dini, më lejoni t’jua citoj:
“Radio serbe B92, duke përcjellë një lajm nga
Tanjug, sjell deklaratën bombë të Presidentit të Serbisë, drejtuar Hashim
Thaçit. Aleksandër Vuçiç e nxjerr zbuluar Hashim Thaçin! Presidenti i Serbisë
ia tha këtë deklaratë Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi gjatë takimit
të përbashkët në samitin e Brdo-Brijunit të zhvilluar në Tiranë, Shqipëri. Ja
çfarë citon Tanjug t’i ketë thënë Vuçiç Hashim Thaçit:
“Ti Hashim varesh nga ne. Jam duke t’u lutur
të flasësh, për të mos thënë atë që ti do apo atë që ti nuk do!”
Vuçiç përsëriti se ai nuk ka folur kurrë për zgjidhje por për
arritjen e një marrëveshjeje” (Citohet sipas: “Deklarata e Aleksandër Vuçiçit: Hashimi varet nga ne! Nuk na ka
kërkuar kurrë që Serbia ta njohë Kosovën…”. Faqja e internetit “Gazeta Impakt”. 12 maj 2019).
Ky bashkëpunim kaq i
ngushtë i kryetarit tuaj me Vuçiçin, për ta shndërruar Shqipërinë në një koloni
të Jugosllavisë së re serbiane, a nuk ju kujton bashkëpunimin e Enver Hoxhës me
Beogradin, për ta kthyer Shqipërinë në koloni të Jugosllavisë titiste nën maskën
e republikës së shtatë? A ju kujtohet fjala e tij në mbledhjen e Byrosë
politike të 15 dhjetorit të vitit 1947, ku lexoi thirrjen e mëposhtme?
“…Duhet ta fitojmë kohën
e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë
në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të
qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me
Jugosllavinë…” (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Ku gënjen Paskal Milo. Replikë me historianin “e nderuar”. Gazeta “Metropol”. 14 korrik 2012).
A jeni të bindur se
kryetari juaj po ecën në gjurmët e Enver Hoxhës, i cili vendoste vetë për
gjithçka, se populli, sipas tij, duhej të bënte vetëm atë që thoshte partia,
prandaj s’ishte e nevojshme të vilej mendimi i tij, aq më tepër që komunistët
nuk e dinin se nga bien me adresë referendumet mbarëpopullore?
A mendoni se kryetari juaj
ishte i bindur që populli, përmes referendumit, do ta jepte pëlqimin e vet që
Shqipëria të hynte në përbërjen e Jugosllavisë neotitiste të Vuçiçit?
Si i kuptoni dhe si i
shpjegoni ju flirtet e kryetarit tuaj me Hashim Thaçin, i cili, siç deklaron
Vuçiçi, është në shërbim të Serbisë, nuk ka kërkuar prej saj njohjen e Kosovës
dhe prandaj, që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ai nuk mund ta padiste
Serbinë për gjenocid në Kosvë? Këto flirte a nuk dëshmojnë më së miri se
kryetari juaj është kundër ngritjes së padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të
Drejtësisë për ndëshkimin e Serbisë?
A jeni të bindur se
gjatë qeverisjes së kryetarit tuaj, populli i thjeshtë është varfëruar deri në
atë shkallë, saqë qindra mijë shqiptarë kanë braktisur vendin?
A ju kujtohet
kur kryetari juaj, vitin e kaluar, ishte i ftuar në programin televiziv
TG2 të RaiDue në Itali dhe analisti
Italian Alberto Negri tha se “në vend qarkullojnë 2 miliardë euro para të
krimit, që përbëjnë një rrezik,.. se nga vendi janë larguar 500 mijë njerëz”… Nëse
njerëzit emigrojnë, do të thotë se aty gjërat nuk janë mirë”? (Citohet
sipas:“Gazetari italian “gozhdon” Ramën: Ju jeni establishment, ish-ministri në
trafik droge… ”. Faqja e
internetit “Syri.net”. 28 shkurt 2019).
A kanë të drejtë njerëzit të dyshojnë se
kryetari juaj, me qeverisjen e vet, ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë në
rrudhosjen e popullsisë së vendit?
A ju
ka shqetësuarinformacioni i Departamentit të popullsisë të
Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit, duke parë ritmet e ulëta
të lindshmërisë dhe ritmet e larta të emigracionit, në vitin 2100 popullsia e
Shqipërisë pritet të zbresë në 512 mijë banorë? A e dini se edhe në Kosovë
ritmet e emigracionit janë edhe më alarmante po për të njëjtat arsye?
A kanë të drejtë të dyshojnë njerëzit se edhe
kryetari juaj, edhe miku i tij Hashim Thaçi po ndikojnë drejtpërsëdrejti në
shpopullimin e vendit, çka ka qenë interesi mbinjëshekullor i grekosllavizmit,
me pikësynimin final shpërbërjen e kombit shqiptar?
A nuk ju tingëllojnë aktuale vargjet e
Fishtës së Madh “O Perendi a ndjeve/ Tradhtarët na lane pa Atdhé /E Ti rrin e gjuen me rrfé / Lisat n’për male kot!”?
A ju kujtohet ligji që aprovoi Kuvendi juaj me deputet
njëpartiak, sipas të cilit në Shqipëri ekzistuakan 9 minoritete? A e kuptoni
qëllimin djallëzor që fshihet pas këtij ligji me pasoja të gjëmshme kombëtare?
A po ju shqetëson fakti që politika që po ndjek
kryetari juaj në Tiranë dhe Thaçi në Prishtinë për shpopullimin shkallë-shkallë
të vendit nëpërmjet varfërimit të vazhdueshëm të njerëzve, është duke
bashkëpunuar ngushtë me antishkencën, pikërisht për shpërbërjen urtë e butë të
kombit shqiptar? A e ndiqni emisionin
televiziv “Gjuha Kozmike” të profesorit Agron Dalipaj? A jeni në
dijeni që Anila Omari, bijë dhe mbesë komunistësh, ka botuar një libër me
titull “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe” dhe ka ardhur në
përfundimin se 93% e Fjalorit të gjuhës shqipe është e huazuar? Në një takim,
të organizuar nga Fondacioni “Albana” për mbrojtjen e gjuhës shqipe,
Profesori Agron Dalipaj ka deklaruar:
“E njëjta gjë që bëhet me politikën kundër
shqiptarëve, bëhet edhe në institucionet e gjuhës shqipe” (Citohet sipas: “Fjala
emocionuese e studiuesit Agron Dalipaj”. YouTube. 04 tetor 2019).
Në atë takim, Profesori Agron Dalipaj njoftoi të
pranishmit se çfarë i kishte thënë Anila Omarit kur e kishte takuar:
“Zonja Omari, deri tani keni arritur ta shpallni
shqipen 93% të huazuar. Ka mbetur edhe 7% e Fjalorit pa u shkombëtarizuar.
Thjesht çëshje kohe për ju. Ju punën tuaj me pasoja të rënda kundër kombit
shqiptar gati e keni përfunduar dhe zyrtarizuar” (po aty).
A e dini se librin e Anila Omarit e ka hedhur në
qarkullim Akademia Albanologjike? Po pse hesht Akademia e Shkencave? A jeni në
gjendje ta shpjegoni se pse hesht? A e dini se pse kryetari juaj vendosi në krye
të Akademisë një komunist të regjur, i cili ka pasur funksione të larta në
kohën e diktaturës dhe, si matematicien, nuk ka kurrfarë lidhjeje me gjuhën
shqipe dhe me gjuhësinë shqiptare, në vend që të vendoste një gjuhëtar, një
historian apo një arkeolog? A duhet të dyshoni se çekani rreh me synim të
largët: prania e 9 minoriteteve vërtetuaka se nuk ekzistuaka komb shqiptar, se
nuk ekzistuaka gjuha shqipe,se të gjitha fjalët “ua paska vjedhur” gjuhëve të tjera?
Ju
lutem miqësisht dhe me shumë çiltërsi, ndokush nga ju a mund ta pyes Anila
Omarin se si t’ia bëjmë një figure
të shquar të kulturës evropiane, dijetarit gjerman Leibnici (Gottfried Wilhelm
Leibniz (1646 - 1716), i cili ka thënë:
“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj
kohe, duhet t'i drejtohemi gjuhës shqipe”?.
A e
dini se në mbështetje të politikës antikombëtare të kryetarit tuaj dhe të
antishkencës gjuhësore të Anila Omarit me mbështetjen e Akademisë
Albanologjike, del Panajot Barka, daullja e shpuar e politikës shoviniste
greke, i cili na paska botuar një libër, ku deklaruaka se shqiptarët na qenkan
ardhacakë, të cilët otomanët na i paskan sjellë në këto troje. A mendoni se
sikur Shqipëria të ishte vend me zot, Anila Omari dhe Panajot Barka duheshin
marrë në ndjekje penale?
A jeni të vetëdijshëm se, duke e shndërruar partinë
socialiste në pronë të vetën, kryetari juaj ka ndikuar drejtpërsëdrejti që në
radhët e saj të lulëzojë arti i servilizmit të neveritshëm ndaj tij, çka ka
sjellë si pasojë që krejt partia juaj të kthehet në një universitet servilizmi?
A jeni të vetëdijshëm se ish-deputeti Andis Harasani kishte të drejtë kur deklaronte si më
poshtë:
“Në
PS është bërë mbizotëruese filozofia e të qëndruarit sa më pranë kryetarit të
radhës. Nëse do që të jesh në listë dhe në vend të mirë për deputet, duhet të
jesh pranë kryetarit… Shkurt, nëse do të doje një histori vetjake suksesi në
politikë, duhet të jesh pranë kryetarit… Në këtë kuptim, shumica e kolegëve të
mi të PS-së, ndryshe mendojnë, ndryshe flasin, ndryshe flasin në publik dhe
ndryshe flasin në kafene. Tek ata ka mbizotëruar filozofia e kryetarit që
mendon se sa kohë ta mbajë trëndafilin në grusht, ka gjithmonë një shans për të
ardhur në pushtet, dhe ndaj e shtrëngon aq fort e harron çdo gjë tjetër”(Citohet
sipas: Andis Harasani. “Qumështi në diktaturë dhe PS-ja”. Gazeta “Panorama”.
24 qershor 2011).
Ajenitë vetëdijshëmqë me heshtjen tuaj keni lejuar
qëkryetarijuaj të shndërrohetnë një pronarpushtetplotë jo vetëmipartisë socialiste,
por edhe i Republikës së Shqipërisë (siç rezulton nga bisedat e tij të fshehta
me Vuçiçin), ndërkohë qëvetë anëtarësiaepartisë socialistedhetë gjithastrukturatesaj,
janë shndërruarnë kopjetë anëtarësisë dhetë strukturavetë partisë së punës, të cilatrrininsusparaEnverHoxhës?
Nëse jeni të vetëdijshëm për një gjë të tillë, a mendoni se
kjo është njëdukurieshëmtuar që mundtë shpjegohet vetëmmedymënyra: osekorrupsioninë
strukturatelartatëpartisë suaj, dukefilluarqë ngakryetari, është kaqilartë, saqë
ikakatandisurtë gjithë anëtarëtetyretë notojnë në një të tillë bataktë përbashkët,
ku është epamundurqë ndokushtë guxojë të manifestojë individualitetinevet, osemesanëtarësisë
së sajmbizotëronidejaenveristeenënshtrimitpakushteparanjëshittë partisë?
A mendoni se me mënyrën se si i trajton strukturat e larta të
partisë dhe sidomos grupin e deputetëve socialistë, të cilët i ka shndërruar në
deledeputetë, kryetari juaj ka ndikuar që në atë parti të lindin ca dukuri
negative, të dëmshme këto dhe me pasoja jo të mira për autoritetin e
partisë socialiste, si anarshizmi, dyfytyrësia,
hermetizmi, mosmirënjohja, pabesia, servilizmi, vulgariteti?
A mendoni se tingëllon aktual thelbi i përmbajtjes së një artikulli në
vijim, të botur gati pesëmbëdhjetë vjet më parë:
“Partia Socialiste nuk është një formacion politik me ide.
Është një grumbull i madh interesash që nuk kanë as filozofi, as ide, as
ideologji, pra, asgjë. Partia Socialiste Shqiptare është vazhduesja e Partisë
Komuniste. Pjesa më e madhe e anëtarësisë së saj janë komunistët që kanë si
kult Enver Hoxhën, por kjo e vërtetë nuk thuhet asnjëherë. Ata janë aty, pra,
në PS, sepse nuk e përtypin dot as sot përmbysjen e komunizmit në Shqipëri dhe
as në Evropë…” (Citohet sipas: Ilir Yzeiri. “Edi
Rama apo heroi pa objekt”. (Gazeta “Metropol”, 04 tetor 2005, f. 13).
Cili ka qenë
qëndrimi juaj ndaj ish-deputetes Arta Dade, e cila, në gazetën “Telegraf” të
datës 09 mars 2019, ka pasë hedhur idenë për rithemelimin e partisë socialiste?
A mendoni se partia socialiste duhet rithemeluar apo duhet themeluar? Në të
vërtetë, partia socialiste nuk ka datë themelimi, sepse data 12 qershor 1991
shërben si data e ndërrimit të emrit të partisë së punës në parti socialiste,
jo si data e themelimit. Prandaj a e quani të arsyeshme se duhet të themelohet
partia socialiste, në mënyrë që në krye të saj të dalë një njeri me integritet
të lartë intelektual dhe moral, me vetëdije të lartë kombëtare, i panjollosur
nga balta e korrupsionit, që, në postin e kryeministrit, të gëzojë autoritet në
marrëdhëniet me fqinjët dhe me Brukselin, që
rivalët politikë t’i vlerësojë si konkurrentë nëpër fushatat zgjedhore
dhe jo si armiq, siç i ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtojë kryetari juaj, i
cili ka luajtur një rol mjaft negativ në pakësimin e numrit të popullsisë, në përçarjen e
popullit shqiptar dhe në varfërimin e tij?
Deklarata e
kryetarit tuaj pas “fitores” në zgjedhjet e qershorit 2013, a nuk dëshmon për
rolin e tij përçarës në radhët e popullit shqiptar? Një publicist i njohur
shqiptaro-amerikan shkruante asokohe:
“Ai na përsëritfitoren historike të qershorit
2013, duke i krahasuar votat që mori me “një milion topa, grushte apo shuplaka”
që iu dhanë opozitarëve të sotëm. Por… qenë pikërisht ato zgjedhje që
mbushën parlamentin me mediokër, por të pasur, hajdutë, kriminelë me precedentë
penalë, të lidhur me trafiqe e të korruptuar, siç e kanë marrë vesh tashmë edhe
kalamajt e kopshteve. (Citohet sipas:
Andon Dede. “Kur gjykojmë qeverinë”. Faqja
e internetit “alb.spirit”. 23 prill
2017).
A duhej të ishit revoltuar kundër asaj
deklarate skandaloze? Sepse topat, grushtet dhe shuplakat përdoren kundër
armiqve, jo kundër konkurrentëve politikë. Sepse të tilla mjete, krimineli
Enver Hoxha i përdorte kundër shtresës së të përndjekurve politikë, të cilët i trajtonte
si armiq të klasës.
Kur ktheni kokën
prapa dhe vëreni se ku është katandisur vendi gjatë këtyre shtatë vjetëve që
lamë pas, a nuk mendoni se kryetari
juaj është shkaktari i një
tragjikomedie, në të cilën vetë, nën heshtjen tuaj, ka luajtur tragjedinë,
kurse ju keni soditur komedinë? Kjo gjendje më kujton një shprehje të bukur të
shkrimtarit anglez Oldos Haksli (Aldous Huxley - 1894-1963), i cili ka thënë:
“Në tragjedi
ne jemi pjesëmarrës, kurse komeditë vetëm rrimë dhe i soditim”.
Në fillim citova
atë informacionin, i cili në titullin e tij përmban fjalinë “Nuk vdiqën komisionerët, vdiq reforma…”. Më
vjen shumë keq që doli parashikimi im, të cilin e pata bërë më shumë se katër
vjet e gjysmë më parë në një analizë me titull “Reforma në drejtësi: do të mbarset mali dhe do të pjellë një mi”, të
botuar në internet më 28 janar 2016. Në atë analizë pata theksuar se refotma në
drejtësi duhet të fillojë nga krerët e politikës, deputetët dhe mandej të
zbresë në strukturat e sistemit gjyqësor. Kryetari juaj nuk deshi ta niste
reformën në fjalë nga politikanët se, faktikisht, ishte kundër saj, prandaj dhe
ajo nuk mund të mos dështonte. Gjatë këtyre më shumë se katër vjetëve, kryetari
juaj, në bashkëpunim të ngushtë me sejmenët që ka rreth e rrotull vetes, kanë
nanurisur popullin shqiptar për reformën në drejtësi,
duke u marrë me llafte të kota, për të cilat filozofi gjerman Shopenhaueri (Arthur
Schopenhauer 1788-1860) thotë:
“Në qoftë se llafet e kota, të
cilat na qëllon rasti t’i dëgjojmë në bisedë e sipër, fillojnë të na bëhen të
mërzitshme, duhet përfytyruar se është duke u luajtur një skenë komike mes dy
gaztorëve. Ky është një mjet jashtëzakonisht i stërprovuar”.