E enjte, 18.04.2024, 01:22 PM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Rrallë ka familje në botë, me tre vëllezër, si familja Frashëri

E merkure, 05.08.2020, 09:56 PM


Rrallë ka familje në botë, me tre vëllezër, kush më patriot dhe më i emancipuar se tjetri, si familja Frashëri

(Vazhdimi i pestë, artikullit ,,15 veçoritë e popullit shqiptar, publikuar në këtë portal, më 05.06.2020)

Nga Reshat Nexhipi

Evidenti i emrave, sipas rendit alfabetik

Abdyl Frashëri. ,,Ky idelog i Lidhjes të Prizrenit dhe njohës i 7 gjuhëve, shkriu 7 barrë me flori për çështjen shqiptare,, thuhet në një tekst të internetit, gjë që pjesërisht, theksohet edhe  në këngën në vijim, që këndohet, afërsisht kështu, në Prespë.

Abdyl Frashëri: Shiti pasurinë, e bëri flori, i hipi pamporit, shkoi në Gjermani. I vajti Bizmarkut,  brenda në seli. Ay, se ç’e pyeti: djalë nga je Ti?. Jam nga vendi i  Skenderbeut, Evropën, nga Turqia, që ka shpëtuar, sulmet osmane, në drejtim tësaj, duke i  penguar.

Abdyl Frashëri.... Erdha, të kërkoj liri, për mëmëm  Shqipëri. Trojet etnike,  mos na i trazoni dhe coptoni, të huajëve,  t’ua dhuroni. Kështu, Abdyli, i tha, Bizmarku, me inat, e pa, përgjigje, nuk i dha.

Abdyl Frashëri, ka thënë: ,,Qëllimi  i Kuvendit të Lidhjes Shqiptare është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet  që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë,,.

Abdyl Frashëri, ka thënë  edhe këtë: ,,Shqiptarët   kanë një vullnet të patundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në fund  dhe janë betuar që mos lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë por të vdesin për të po të jetë nevoja...,,.

Abdyl Frashëri, pengoi hakmarrjen në Dibër. Pasi i bënë atentat në turkomanët e këtij qyteti, një grup patriotësh, tentuan të hakmerren, mirëpo, këtë e pengoi vetë Abdyli, i cili nuk desh të jetë shkakëtar për grindjet qytetare midis vetë shqiptarëve të kësaj ane. Ai, përfitoi rastin dhe para  dibranëve foli aqë bukur rreth bashkimit të tyre sa që,

Abdyl Frashëri...Ala pa  mbauar fjalën e fundit, të gjithë hodhën në tokë armët dhe premtuan që mesazhi i këti patrioti të pa zavendësueshëm, do vejë në vend.

Abdyl Frashëri, me pranga  në Manastir. Një konsull,   kur e pa në atë gjendje, buzëqeshi me ironi dhe i tha me cinizëm: Çfarë bëre me idetë e tua? Abdyli, u përgjigj ’’Si mund t i thuash bujkut çfarë bëre, kur mbjell farën në arë? Sot fara nuk duket, por do mbijë..do ta korrin brezat e ardhshëm’’gjë që edhe ndodhi, sepse, pikërisht aty, lindi Alfabeti, i kryesuar nga i biri i tij-Mitat Frashëri.

Abdyl Frashëri. Në burgun e kalasë të Prizrenit u dergj tre vjet,  kurse dy vjet të tjera, me familjen e tij, qe i internuar,  në dy vende të Anadollit. Kushtet tepër të vështira, në të dy rastet, ia rrënuan  tepër shëndetin, kështu që, nuk shkoi shumë kohë, ndroi jetën,theksohet në literaturën historike dhe shtohet:

Abdyl Frashëri...’’Mjekra i ishte thinjur, por sytë i kishte si në rini…balli i lartë dhe i gjerë, i jepnin atij një hije madhështore, kurse sytë e tij të mëdhenj, kishin shkëlqimin e yjeve dhe forcën e çelikut...

Abdyl Frashëri ,,Vdiq në moshën 53 vjeçare, më 23 tetor 1892. U varros në Merdvin Qoj, lagje aziatike e Stambollit, ku qendroi 86 vite, gjer më 1978, kur, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, eshtrat iu sollën dhe u vendosën në parkun më të bukur të Tiranës,  ku gjenden edhe dy vëllezërit e tij.,,

Abdyl Frashëri. Balkëze Frashëri. Ishte bashkëshortja e tij, e cila jetoi edhe një çerek shekulli, pas vdekjes të tij. Vdiq në Stamboll, në mars të vitit 1916. Me atë rast, Mihail Grameno, në gazetën “Koha” të Amerikës, shkruante:

Abdyl Frashëri...”Me hidhërim të madh, mësojmë vdekjen e zonjës së të madhit Abdyl Frashëri. E ndyera, ishte paisur me të gjitha virtytet dhe karakteret e larta dhe patriotike. Kjo fisnike shqiptare kishte marë anë në të gjitha lëvizjet kombëtare duke ndjekur burrin e saj të dashur në syrgjyn dhe kudo.

Mitat Frashëri. I njohur është edhe si Lumo Skëndo. Është djali i Abdyl Frshërit, siç thamë, ideologut dhe shpirtit të Lidhjes së Prizrenit. Më 1908, Mitati, u bë kryetar i Kongresit të Alfabetit në Manastir, më 1912, Ministër i Punëve Publike në Qeverinë e Ismail Qemalit, më 1923-1926,

Mitat Frashëri...ambasador i Shqipërisë në Athinë, etj. Më pas hapi një librari shekullore me 18.000 vëllime në Tiranë, të cilat hodhën themelet e fondeve të antikuarit dhe të albanologjisë së Bibliotekës Kombëtare në të njëjtin qytet.

Mitat Frashëri...Më vonë, siç dihet, u bë kryetar i Ballit Kombëtar, kundërshtari pra më i madh i komunizmit dhe si i tillë, pas fitores së komunistëve, u aratis jashtë vendit, ku, veç tjerash,

Mitat Frashëri... u bë kryetar i organizatës antikomuniste ’’Shqipëria e Lirë’’. Faik Konica, në një rast, për të, ka thënë se është  ,,atdhetar dhe njeri nga më të diturit e brezit të ri,,.Më 3 tetor,  1949,  u gjet i vdekur    një  hotel    Njujorkut.

Mitat Frashëri, për shqiptarët, ka thënë: ,,Nuk ka ndonjë popull  modern që  në analet e tij të japë shembuj trimërie tronditëse si ato të shqiptarëve...Si ushtarë e luftëtarë, shqiptarët  kanë një nam të madh... jo vetëm si trupa më të mirë të Turqisë, por kanë shkëlqyer dhe kanë bërë shërbime të larta edhe si kondotierë (stratiotes) pranë princve të Perëndimit, në Itali, Francë etj..,, (Mitat Frashëri, Shqiptarët, Tiranë, 2005, f. 21, 22)...

Mitat Frashëri, citon shkencëtarin e shquar  sllav, Virhov, icili aqë tepër ka çmuar kombin tonë dhe historinë e lavdishme të tij, sa që para studentëve, kafkat shqiptare i përkëdhelte dhe sqaronte historinë e tyre,kurse kafkat e popujve të tjerë i tregonte duke i shtyrë me këmbë.

Mitat Frashëri,  te “Fati i Shqipërisë”, f. 55 dhe 98, shkruan: ,,Kalorësinë e lehtë Evropa,  e mësoi prej ush tarëve shqiptarë që kanë shërbyer në Francë dhe në Itali. Shqiptarët ishin ata të cilët e futën bujqësinë në Evropë dhe ia bënë atë të njohur fiseve të këtij kon tinenti”.

Naim Frashëri, martesa. Ky ,,bilbil i gjuhës shqipe,, xhaxha i të sapo përmendurit, dhe vëlla i Abdylit dhe Samiut, të tre të lindur  në fshatin më të njohur në botën shqiptare, qe martuar në Janinë, me vajzën e një berberi nga Shkodra dhe të varfër, që quhej Hatixhe.

Naim Frashëri... Patën dy vajza, Nerqezen dhe Nevrezen. E para i vdiq, kurse tjetra u bë bashkëshorte e Shahin Kolonjës  (familja e të cilit, ishte në  lidhje miqësore me atë të gjyshes të këtij shkrimi).

Naim Frashëri, në vendlindje. Në moshën 19 vjeçare, shkoi në Janinë, ku u shpërngul familjarisht, por pushimet verore, i kalonte në Teqenë e Frashërit, e cila ishte e paisur edhe me një bibliotekë me  plot libra që kishin përmbajtje kombëtare dhe fetare, posaçërisht bektashiane, gjë që i ndihmoi

Naimit...të njohë hollësisht doktrinën e këtij sekti  të Haxhi Bektashit, etj.  Lidhur me këtë, ka shkruar: ,,Bektashianët duan njësoj tërë njerëzit e botës, por më tepër e duanë Mëmëdhenë dhe mëmëdhetarët.,, ose ,,Besa jonë është një fjalë, dhe ajo fjalë sështë çalë, është fjalë e Perëndisë, që i duhet njerëzisë. Nuk është fjalë e kotë, bëj mirë, mos bëj keq-thotë.

Naimi, përmes shkrimeve të tilla,  bektashizmin e ngriti në piedestalin më të lartë të historive fetare dhe ajo që është më thelbësore, dha kontribut të pallogaritshëm në përforcimin e ndjenjave patriotike tek bashkëatdhetarët e tij. Një nga këto kontribute, ishte edhe vepra në vijim.

Naim Frashëri, në ,,Qerbela,,: “O vëllezër shqiptarë, pa qasuni duke qarë, dhe mbani zi këtë ditë, t’u zbresë nga Zoti dritë...Shqiptari trim me fletë, si ka qenë, le të jetë, të ketë gjithë urtësinë, e ta dojë Shqipërinë,

Naim Frashëri, të vdesë  për Mëmëdhenë, si  Myftari për Hysenë, të ngjajnë me Ibrahimnë, edhe  më Eba-Myslimnë, të jetë trim i mirë, po të mos jetë egërsirë, të jetë i qytetëruari ditur e i mësuar, t’ja japë nder Shqipërisë, u bëftë e Perëndisë”.

Naim Frashëri, internacionalist: ,,Gjithë njerëzit që janë, vëllezër janë të tërë, një mëmë një at kanë, nga një baltë janë bërë.Sesa kjo bashkonte njerëzit e konfesioneve dhe etnive të ndryshme, nuk do koment tjetër, prandaj dhe këtë sekt e përqafuan ose

Naim Frashëri...e dhuronin figura të shquara nga popuj tëndryshëm të botës. Ky sekt, aqë tepër u zgjerua dhe u afirmua në Shqipëri, sa që, fitohej përshtypja sikur, nuk është paraqitur në Anadolli, por në Shqipëri.

Naim Frashëri: Shqiptarët janë bijt e pellazgëve, gjuha e sotme shqipe është pellazgjishtja, Leka i Madh është ,,Mbret më i madh shqiptar.... ,,.N. F. Vepra, 5, f. 203 dhe 205, Prishtinë, 1986)

Naim Frashëri, për vjetërsinë shqiptare: ,,Jemi këtu, që kur dielli, skishte lerë, pra, autohtonë, kurdoherë,,

Naim Frashëri, për Skenderbenë:,,Ishte burr i gjall e i gjatë, e në shptullt i gjerë, s ish i ligur e i thatë, po ish si lulja në verë. Fytyrën e kish të mirë, zënë të ëmbël si mjaltë, zëmrën plot mëshirë.

Naim Frashëri... Lufta posa zij të ndizej, ajy sduronte aspakë, i hipën kalit e hidhej, përmbi armikët, si flakë. I holl ishte e pak i gjatë, nuk kish shumë mustaqe, po ishte i zeshk e i thatë. Naim Frashëri...Skenderbeu mori kordhënë në duar, e qendroi në mes si burrë, me fëtyrë të shpëruar, ngriti gishtin dhe tha: kurrë! Kurrë s trembet Shqipëria, nuk vdiq po është gjallë, Turqia, do vetëm pallë!

Naim Frashëri për shqiptarët : ,,Ne kurdoherë, burra të ndjerë, edhe të vlerë jemi treguar, me grekërinë Persinë dhe me gjith Azinë kemi luftuar... Me Lekën vamë, mundmë Daranë (Darin-R.N), datën i dhamë, burra u dëftyem (u treguamë-R.N), të gjith i thyem, përmbys i kthyem... Sa kombe qenë në këmb i vumë, dhe mbretëruam kudo që shkuam...

Naim Frashëri…Me Pirron vamë, Romës i ramë, llatinjt i vramë, e i tmeruamë me trimërinë tonë... Me Skenderbenë, turqve sa qenë, u dhamë dhenë dhe i dëbuam, Evropën shpëtuam, se ajo s'guxonte turqët të pengonte... Ngjallmë Greqinë, ndihmuam Italinë... Po, për Shqipërinë pse s'u munduam, për kë luftuam, neve ç'fituam?...“

Naim Frashëri, për shkollën shqipe në Korçë: O vëllezër shqipëtarë, gëzohi që erdh kjo ditë, kaq e mirë, e kaq e mbarë, që sjell gjithë mirësitë. Hapu, hapu erësirë, pa jakë tëhu, o dritë, se rriti koh e mirë, u gdhi nata, u bë ditë.

Naim Frashëri, mesazh që vlen edhe për sot :

,,Shokë, kemi në mest tënë, shumë armiq e tradhëtorë, po po, mos u qoftë thënë, harruan mëmëdhenë, e lanë kombin tënë...Miqt armiq i kanë bërë, armikët miq i zunë, fyell nga mendja u bënë, çështë kjo e madhe punë...,,

Naim Frashëri dhe Josif Bageri. Aqë tepër e deshte Naimin, sa që kur recitonte vjershat e tij, vishej si bari dhe përmes zileve ose komborave, imitonte atë që thuhej në vjershë, në lidhje me bagëtinë dhe jetën në fshat në për gjithësi.

Naim Frashëri dhe  Josif Bageri, në Stamboll.

Pati rast të shihet me të aty nga fundi i vitit 1899, kur Naimi ishte i sëmurë nga se edhe vdiq më 1900-tën. Në gazetën ,,Shqypeja e Shypenis,, 23.1.1910,

Naim Frashëri... Josif Bageri shkruan se edhe pse ishte par vdekjes, na fliste përa çështjen kombëtare që ta kemi si amanet etj. Josifi shkruai edhe një poezi plot me dhimbje me rastin e vdekjes së Naimit, në tetor të v. 1900.

Naim Frashëri, sipas Çajupit: Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqipëri, mendjelarti , zemërtrimi, vjershëtori si ai. Vdiq Naimi, po  ç ç’’të gjeti, o moj Shqipëri e mjerë! Vdiq Naimi, po kush mbeti? si Naimi s’ka të tjerë. Vdiq Naimi, po vajtoni, shqipëtarka, shqipëtarë! Naimnë kur ta kujtoni, mos pusoni duke qarë! Vdiq Naimi, gjithë thonë, qajnë Turq, qajnë kaurë, bilbili i gjuhës  tonë, s’do dëgjohet kurrë. Vdiq Naimi që këndoi trimërinë,  Skenderbenë,

diq Naimi që  nderoi Mëmëdhenë.

Sami Fashëri, njihet edhe si Shemsetin, sepse, në përkthim, do të zhotë, i ndritur sa dielli. Njihet edhe si,,Enciklopedi e gjallë e Turqisë,, dijetari më i madh i tërë kohrave të këtij vendi... babai i teknologjisë moderne...autor i dramave dhe librit të parë në gjuhën turke.

Sami Frashëri. ,,Bëri një jetë të vetmuar...Nuk merej me ahengje... Llamba e tij me vaj nuk shuhet deri afër mëngjesit. Punonte me penat dhe bojën që i prodhonte vetë, rreth 14-15 orë në ditë kalonte duke shkruarë...”. Në bibliotekën e tij kishte 10.000 libra të fushave të ndryshme, enciklopedi etj., të cilat e bënin të gjithanshëm.

Sami Frashëri, sipas Ismail Habib Savuk. Ky shkrimtar dhe gjuhtar turk e ngre aqë lart Sami Frashërin,. sa që thotë se atë që nuk e bëjnë dot akademitë të përbëra nga 40-50 vetë “ngrihet dikush si Shemsettin Samiu dhe e bën me sukses” dhe se “Nëse dikush do të mësojë se ç’është mrekullia, duhet të eksplorojë Samiun dhe veprat e tij” (Flaka, 3 maj 2002).

Sami Frashëri, përmes  veprës ,,Shqipëria, çka qenë, çështë e çdo bëhet,, ndriçon rrugën nga pellazgët e këtej, pra sqaron origjinën  pellazge të kombit tonë, kurse përmes romanit ,,Besa,, pasqyron këtë virtyt që nuk e posedon komb tjetër në botë..

Sami Frashëri, për gjuhën shqipe: Është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja e vjetër, prandaj dhe populli shqiptar është më i vjetër- thuhet në Faktin e 9 janrit 2009. Përndryshe, Samiu, me duart e veta,  krijoi  alfabetin e Stambollit, i cili u shqyrtua në Kongresin e Parë të Manastirit.

Sami Frashëri:,,Shqiptarët flasin një nga gjuhët më antike  dhe më  të bukura  të botës. Gjuhët e ngjajshme me Shqipen janë zhdukur, janë  gjuhë të vdekura, ndërsa gjuha jonë jeton e flitet akoma sot, si në kohën e Pellazgëve,,.

Sami Frashëri:,,Populli shqiptar  dikur  ka qenë një popull i madh që shtrihej nga Triestia deri në Sivas, pra në dy teritore të mëdha në Evropë dhe në Azi,,.

Sami Frashëri:,,Të kërkojmë me të mirë çlirimin dhe bashkimin e Shqipërisë, por edhe pushkën ta kemi plot...,,

Sami Frashëri:,,Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qendrojë topave më të fortë.,,

Sami Frashëri:,,Shpëtimi a humbja e Shqipërisë është në dorë të shqiptarëve,,

Sami Frashëri. Një nga mesazhet e tij, ka qënë: ,,Sbëhet vreshta me urrata, por me shata e lopata,, dhe ,,Fjala dhëmb më tepër se thika,,

Sami Frashëri. Kishte katër fëmijë. Emri i njërit prej djemve, Ali Sami-Jen-i, përmendet edhe sot e kësaj dite si themelues i një klubi sportiv, kurse një nga stadiumet e Stambollit mban emrin e tij ,,Ali Sami Jen Stati,,.

Sami Frashëri dhe vdekja e së shoqes. Aqë tepër   e deshte sa që një tufë të flokëve të saj e mbante vazhdimisht në fotografinë e saj dhe e mori në varr.

Sami Frashëri,  vdiq ditën e shtunë, të njëjtën ditë kur kanë vdekur edhe tetë vëllezërit dhe motrat e tij, thuhet në një tekst të internetit.

Me familjen e Frashrinjëve, posaçërisht me Naim Frashërin, lidhje të ngushta dhe të sinqerta ka patur familja e Qiriazëve të Manastirit, e cila është objekt i një dorëshkrimit im, gati për botim.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, sipas numrit të banorëve, me burra shteti, si Tepelena, Qemali, Zogu dhe Noli Reshat Nexhipi: Rallë ka histori në botë, të jetë e pasur me figura të shquara, si e jona Reshat Nexhipi: S’ka popull në botë, që të ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu Reshat Nexhipi: Oferta e Zyberit dhe refuzimi i Zaevit dhe Mickovskit, më kujtojnë Skenderbenë dhe dy sulltanët Reshat Nexhipi: Raste të rralla, lidhur me besën dhe trimërinë shqiptare Reshat Nexhipi: Evinemente historike, në Prespë dhe Manastir Reshat Nexhipi: Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçi Reshat Nexhipi: Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe Reshat Nexhipi: Emri Maqedoni, mbeti gjallë, falë shqitarëve Reshat Nexhipi: Rruga zigzake, me tela dhe gjëmba, nëpër të cilën ka kaluar familja jonë Reshat Nexhipi: 15 veçantitë e kombit tonë Reshat Nexhipi: Profesoresha, fitoi gjith ato vota, falë albanofobisë, e jo kredibilitetit të saj Reshat Nexhipi: Ç’do t’i thoja Blerim Rekës në Manastir Reshat Nexhipi: Greqia, Turqia, Italia, Maqedonia dhe Europa, pa të parët tanë, do kishin histori të zgjebosur Reshat Nexhipi: Marrëveshja e Ohrit dhe zgjedhjet presidenciale në Maqedoni Reshat Nexhipi: Udhëtimi 2400 vjeçar i ''shtafetës'' së Pavarësisë Reshat Nexhipi: Deputetë dhe analistë të nderuar, mos lejoni nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme dhe dinjitetin ynë kombëtar Reshat Nexhipi: Europën, e kanë krijuar njerëzit e racës tonë

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora