E enjte, 01.10.2020, 09:37 AM (GMT+1)

Personalitete

Luan Kalana: Prof.Niko Stillo - Njeriu ''akademi'' i Gjuhës Shqipe

E merkure, 05.08.2020, 09:27 PM


Prof. NIKO STILLO- Njeriu  “AKADEMI” i Gjuhes Shqipe.

Shqiptari, fenomen i panjohur i Gjuhes me te vjeter Shqipe

-mbi etruskët, iliret,arvanitasit e çamët ...

-Studjues,albanolog, Çami aktivist, autodidakt, shkrimtar, autor i koheve moderne.

Profesor Niko Stillo është çam që jeton në Gjermani. Ka lindur në një fshat të Prevezës (Greqi). Është larguar në moshën 20 vjeçare nga Greqia dhe ka shkuar në Itali, ku ka kryer studimet për statistikë. Më pas ka jetuar në Gjermani ku ka kryer studimet për Pedagogji dhe Ekonomi. Ka "mbetur" në Gjermani ku është marrë me gjuhën e vjetër shqipe, me shkrimet e vjetra në shqip dhe me Etruskologjinë.

Prof.Niko Stillo me punën e vet, me zotërimin e mbi dhjetë gjuhëve dhe të greqishtes si asaj të lashtë, bile në dialektet e veta jonike, dorike etj., të greqishtes bizantine, katharevusa, greqishten e Stambollit dhe dhimotiko (greqishtja popullore) është helenisti më i madh shqiptar në kohën tonë. Ndihmesa e tij është e pashembëllt.

Prof.Niko Stillo u lind më 1946 në fshatin Çam, Ftinë në Qarkun i Prevezës. Ai është i quajtur ndryshe si djali i Ftinës të Çamofshatrave mbi Prevezë dhe është endur nëpër disa vende evropiane duke iu futur studimeve ekonomike derisa përfundon në Gjermani,ku jeton edhe sot.Prindërit e tij flisnin në gjuhën shqipe në familje. Gjuhën greke Niko e mësoi në një moshë pak të rritur ne shkolle.

Kur ishte në gjimnaz e mundonte pyetja se, ç’janë këta shqiptarët, këta arvanitasit. Me vite, njëra-tjetra, librat, ambienti i ndryshëm nga ai familjar dhe shkollor etj, dhanë një përgjigje. Gjeti shkrime 500, 800 vite para Krishtit. Mësoi se ajo gjuha e vjetër është shqipja. Duke lexuar gramatikat më të lashta greke të mbijetuara, i bëri përshtypje që në 12 vjetët e shkollës nuk kishte dëgjuar qoftë edhe një fjalë për to.

Duke u angazhuar gjithnjë e më tepër me temën e arvanitasve (shqiptarëve), gjeti fjalorin më të vjetër të gjuhës shqipe të Frang Bardhit “Dictionarium Latino-Epiroticum”. Arriti në përfundimin se librat me të cilat ishte informuar në shkollë, jo vetëm nuk shkruanin të vërtetën, por përpiqeshin edhe ta mbulonin atë. U njoh me epigrame të palexuara të pellgut Mesdhetar të shkruara me alfabetin grek, prej atyre që perëndimorët i quajnë etruske, e vetëm një pakicë studiuesish i konsiderojnë ato se bëhet fjalë për gjuhën e shqiptarëve.

-Në shtator të vitit 2004 mori pjesë në Simpoziumin shkencor për arvanitasit si dhe për të botuar librin e tij të parë në gjuhën shqipe “Historia e shenjtë e arvanitasve”. Libri flet për historinë e shqiptarëve në kohën antike. Në veçanti, në libër shkruhet për mumien e Egjiptit që ndodhet në muzeun e Zagrebit.

Niko Stillo "devijon", drejt një kauze tjetër duke ndenjur afër Spiro Muselimit, në rrugët e mërgimit i kushtohet përfundimisht studimit të historisë, gjuhës së popullit të vet, Çamërisë, Shqipërisë dhe lashtësisë së tyre. Si autodidakt, arriti të bëhej një studiues i mirëfilltë, duke kulmuar me veprat "Historia e shenjtë e Arvanitëve" dhe "Fjalori i Marko Boçarit". Në jetëshkrimin për të shkruhet se "ai ecën në gjurmët e Aristidh Kolës, të cilin e ka pasur mik të dashur e shok të ngushtë jo vetëm në fushën e letrave, por dhe të veprimit.

Niko Stillo, shqiptari nga Preveza, me banim që prej më se katër dekadash në Gjermani, nuk është  më i panjohur  në Shqipëri.

Së fundmi mbërriti te lexuesi me librin e tij të fundit “Etruskishte-Toskërishte” me një ligjëratë akademike.

Niko Stillo njihet në Ballkan e Turqi dhe Gjermani; njihet në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri pa folur në Greqi. Veprat e veta fillimisht Nikua i boton në gjuhën greke që është gjuha e penës e tij. Stillon e njohin arbëreshët e Italisë, arvanitët e Greqisë, shqiptarët brenda e jashtë Shqipërisë. Zëri dhe pesha e fjalës së tij është ndjerë në Kosovë, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Institutin e Historisë së Kosovës, në Universitetin Shtetëror të Prishtinës, në Universitetin Amerikan në Kosovë

Prishtina zyrtare është e para që botoi veprën e parë të tij të përkthyer në shqip “Historia e Shenjtë e Arvanitëve”.Aty Niko argumenton shkencërisht se në themel të mitologjisë greke është mitologjia pellazgo-iliro-shqiptare, ajo e Çamërisë – Epirit. Në veprën e dytë “Fjalori i Marko Boçarit” Niko argumenton lashtësinë e alfabeteve të shqipes me gërma greke e të tjera në “Isagogi”, pjesën paraprirëse prej mbi 100 faqesh.

Njëkohësisht na sjell fjalorin e Marko Boçarit. Gjuhësia është një fushë kryesore, një kalë i betejës i studjuesit Niko Stillo, nëpërmjet së cilës ai hyn për të provuar si lashtësinë e shqipes, ashtu edhe të shqiptarëve.

Tani së fundi doli dhe libri “Etruskishte-Toskërishte”, prej rreth 700 faqësh, pjesën e parë të të cilit e kemi në shqip, të përkthyer nga zoti Llambro Ruci, shkrimtar, poet, përkthyes i njohur nga greqishtja.

Nëse Spiro Konda profesori korcar iizoluar,nga diktatura, pellazgolog i shquar shqiptar, që në vitet 50 të shek. XX, tregoi vlerën e shqipes në sqarimin e problemit pellazgjik; në se Zaharia Majani, studjues francez, që në vitet 60 të shekullit XX, në dy veprat e tij për etruskët, sidomos në “Etruskët filluan të flasin”, prapë i drejtohet shqipes; Niko Stillo tani në vitin 2010-2011 na tregon se “Etruskët flasin shqip”. Nëpërmjet toskërishtës-çamërishtes shpjegohen rreth 140 tabelat me mbishkrime etruske të gjetura në Itali,

Ai është vazhdues i çështjes së madhe të arvanitëve të Greqisë për të fituar të drejtat e tyre si një makrokomunitet disa milionësh dhe të qindra mijëra çamëve ortodoksë që jetojnë nga Preveza e Arta deri në Gumenicë e filat, ai është një përfaqësues i denjë i tyre. Niko Stillo është i brumit rilindës në gen e në vepra e në tërë veprimtarinë e tij shkencore dhe praktike shoqërore. Ai është një  rilindas i gjallë që është i pranishëm jo vetëm me veprën diturake.

Ja disa  rrjeshta që përbëjnë kredon, devizën, motivin qenësor të jetës së tij:

“Niko Stillos edhe ai arvanit (shqiptar i Greqisë) jo vetëm që nuk beson se arvanitasit janë  të ardhur nga Shqipëria në Mesjetë në Greqi, por ata janë autoktonë atje dhe ka bindjen në të kundërtën e ndodhur në Lashtësi.

Ilirët në viset e Shqipërisë e kanë prejardhjen nga Thiva e Beotisë. Siç e dimë i pari apo themeluesi i tyre ka qenë  Iliri, i biri i Kadmit, mbretit të Thivës (Tebës), prej të cilit morën dhe emrin.

Duke u përpjekur të provojë vërtetësinë e këtyre sa përmendëm më lartë, Stylos merret me mbishkrimet shumë të lashta të shkruara me alfabetin jonik, të cilat deri më sot nuk janë lexuar. Në këto mbishkrime shpjegimin e gërmave të panjohura e gjen në alfabetet e njohur të Epirit, që na kanë arritur deri në ditët tona. Nëpërmjet përdorimit të këtyre gërmave të panjohura zbërthehet lehtësisht enigma…na dalin përpara tekste të përsosura në gjuhën shqipe…”

Po të perifrazojmë fjalët e një autori italian për shkrimtarin e madh e të mirënjohur Umberto Eko që “ai e njeh Mesjetën sikur të ketë jetuar çdo ditë në të“,

-për Niko Stillon duhet të themi që “ai e njeh lashtësinë sikur të ketë jetuar orë e çast në ato kohëra të largëta e të mugëta të historisë.”

Dr. Jakup Krasniqi, që ka bërë parathënien e librit “Etruskishte-Toskërishte” Tiranë 2010, e cilëson Niko Stillon si një studjues të përkushtuar dhe të pasionuar për ndriçimin e shqipes dhe të shqiptarëve në lashtësitë paraantike dhe antike.”

Lexuesit tane kane fatin e mire ,ta njohin e te degjojne fjalen e gjalle te prof Niko Stillo,,nepermjet internetit ,me videot  e shumta dhe intervistat ne youtube dhe ne facebook.

Nga Atdhetari  rilindës,  miku i shqiptarve prof.Niko Stillo, priten arritje të mëtejshme në punën e vet kërkimore shkencore, vepra të reja për të mirën e çamëve dhe arbërorëve të Greqisë, për popullin e kombin shqiptar, për lashtësinë e tij.

Urojme shendet,jete te gjate,Niko Stillos bashke me penen e tij te mprehte dhe te pareshtur ,per te na dhuruar vepra te tjera studimore shkencore per Gjuhen Shqipe,origjinen e lashtesine e saj,si gjuha me e vjeter dhe e para e njerzimit.

Mblodhi e shkroi

Luan Kalana,SHBA.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora