E diele, 27.09.2020, 02:20 AM (GMT+1)

Komente

Marrëveshjen Kosovë-Serbi e ka vulosur UÇK-ja dhe 17 Shkurti

E merkure, 05.08.2020, 09:21 PM


Jo pazare, marrveshjen Kosovë-Serbi e ka vulosur UÇK-ja dhe 17 shkurti i vitit 2008

Nga Ibrahim Kabili

Përmbysja me votbesim e Qeverisë Kurti qe një akt i rëndë për politikën e re në Kosovë. Jo kjo për emrin, por reformat e ndërmarra prej saj. Për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë. U duk se kjo qeveri do sillte ndryshimin, por nuk zgjati shumë! E kanë të vështirë politikanët burrokratë, ta përkrahin ndryshimin! Ajo jo vetëm që nuk u përkrahën por e luftuan mizorisht deri në votbesim dhe rrëzim të sajë. Shkaku i rrëzimit, qe, vendosja e reciprocitetit me Serbinë. Shpresa e vetme që mund ta mbështeste, ishte vetëm ish kryeministri Haradinaj dhe AAK-ja. Ai vendosi taksën 100% ndaj Serbisë, kundërshtoj e "pengoj" ndarjen e Kosovës.Tani rreziku qëndron përsëri. Sot lidershipi i vjetër ka probleme që lidhen me keq qeverisjen. Kjo i bën ato me sa duket të shohin interesat e veta dhe jo ato të Kosovës! Pavarësisht kësaj, Haradinaj kishte begraundin dhe duhej të përkrahte Kurtin dhe Qeverinë e tij. Ai nuk e bëri këtë! Jo vetëm kaq por u bashkua me Listën Srbska! Asjëherë nuk e shpjegojë një lëvizje të tillë? Përpos kësaj, Kosova rrezikon ende të ndahet. E padyshim, përball një katastrofe të tillë duhet kontributi i të gjithë elementëve progresist, patriot dhe atdhetar për ta penguar planin serb që i kanoset Kosovës. Lidershipi i sotëm me në krye ato "pacifistët" e Isës, të pasuar nga ish komandantët e luftës,  janë pasuruar dhe shkëputur nga vegjëlia. Nuk paraqet ndonjë "çudi" të madhe që një pjesë e deputetëve të tillë, të mund të votojnë në Kuvend, edhe ndonjë marrveshje të mundshëm me:

1-Ndryshim të kufinjëve.

2- Shkëmbim të territoreve.

3-Asociacion të Komunave Serbe me kopetenca ekzekutive, juridike dhe ligjore. Kjo nuk duhet të ndodhë. Po, a nuk ndodhi kështu votimin e Demarkacionit me Malin e Zi? Po!

Kjo është ajo "mjegullnaja" e zezë e ngarkuar me "reshje të fuqishme" që pritet të shkarkojnë mbi territorin e Kosovës dhe ato shqiptare. Po u cënua territori, shtetit bie. Prandaj kërkon Serbia ndarje të tij, dhe në prapaskenë kërkon bashkim të pjesës së mbetur të shtetit të Kosovës, me Shqipërinë. "Sakrifikimi" i shtetit të Kosovës është i pa negociueshëm:

•Kjo nuk pranohet nga shqiptaria!

•Kjo nuk pranohet nga qytetaria!

•Kjo nuk pranohet nga forcat patriotike dhe atdhetare mbarëshqiptare.

• Kjo nuk pranohet nga rinia studentore e universitare.

•Kjo nuk pranohet nga diaspora shqiptare.

• Kjo nuk mund të pranohet nga SHBA-ja, pasi në fund të fundit, shteti i Kosovës është krijesë e sajë. E do ishte dështim edhe për Amerikën ta braktiste Kosovën në momentet më kritike të sajë! Amerika nuk i njeh dështimet. Kam bindjen e plotë, se ajo nuk do ta pranojë ndarjen e Kosovës! Po kështu mendoj dhe për Britaninë; Gjermaninë, e ndonjë shtet tjetër me peshë të BE-së! Gjeopolitika dhe gjeostrategjia nuk i duron sllavët në Adriatik.

E për ti dalë përpara këtij krimi makabër duhet të vihet më shumë në lëvizje diplomacia e Kosovës e cila deri më tani nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Këtu kam parasysh "diplomacinë" e Paçollit, kur u bënë çnjohjet dhe veptimtarinê e një pjese të trupës diplomatike të mbushur me militantë partiakë. E fatkeqësisht, kështu po më duket tani dhe Skënder Hyseni, si "kordinator" i Qeverisë së Kosovës për bisedimet me Serbinë. Nuk di se si mbiu ky "misionar"? Si "kërpurdha pas shiut"! Me një ndryshim, në  "kohë të nxehtë"! Emërimi i tij u përshëndet dhe u vlerësua shpejt nga Thaçi! Ky emërimi është enigmatik:

• Nuk ka asnjë lloj transparence.

• Nuk vjen nga struktura përgjegjëse.

• Nuk u mor vesh në fillim se nga erdhi dhe kush e solli.

•Sapo mori "detyrën" filloj të kreksej.

•U kujtua me shumë vonesë të shkonte në SHBA.

Pas pritjeve nga përfaqësues të SHBA -së, ndër të tjera prononciohet te Zëri i Amerikës e shprehet: "Kur krijohet ajo barazia nga një pozicion krejtësisht i barabartë, Kosova dhe Serbia mund ti zgjidhin të gjitha problemet". Sa miop! Ta ketë nga mosha i falet. Edhe sikur ta ketë nga "padituria" përsëri mund ti falet. Jo! Pazaret nuk falen! Duke e ndjekur në vijimësi intervistën e tijë duket se ky paska qenë njeriu i duhur, në kohën dhe vendin e duhur për të zgjidhur me një të rënë të lapsit problemet disa shekullore midis serbëve dhe shqiptarëve. Sikur dhe shkopin magjik të kishte, ai në këtë rast, do të dështonte! Natyrshëm lindin disa pyetje ndaj z.Hysenit?

•A e njeh historinë shqiptaro-serbe?

Ajo është e dhimbëshme për shqiptarët,  nga padrejtësitë që serbët u kanë bërë gjatë historisë tyre.

•Cilat kanë qenê dhe janë pasojat e "Naçertanijas" të Ilia Garashaninit për shqiptarët?

Të tmerrshme dhe gjenocidiale.

•Kush kanë qenë pasojat e aksioneve për mbledhjen e armëve në periudhën e viteve 1918-1956 në Kosovë? Për kujtesë, zoti Hyseni dhe ju "Hysenistë" të tjerë:

Dhunë sistematike ndaj shqitarëve të Kosovës.

Gjenocid i paparë, vrasje masive deri në barbari.Burgosje, torturime dhe internime masive.Shpërngulje mbi baza fetare, kolonizime në Kosovë dhe ndryshime sistematike të strukturës etnike.Vrasje dhe eleminime fizike të elementëve patriotë dhe atdhetar shqiptar që organizonin qëndresë ndaj pushtuesit. Ku bëhet fjalë për barazi z. Hyseni:

•Kush ka qenë agresori shekullor ndaj shqiptarëve dhe kush viktima?

•Cilat janë dëmet dhe tragjedia e shkaktuar nga Serbia ndaj Kosovës, në luftën e fundit të vitit 1998-1999?

•Cili don ndryshim kufijsh apo shkëmbim

territoresh zoti "kordinator"?

Serbia dhe shërbëtorët e saj shqipfolës. Historia jonë për fatin e keq të shqiptarëve, ka pasur dhe ka "shqipfolës" që në momente kritike kanë bashkëpunuar, apo dhe kaluar në anën e armikut. Dhe menjëherë në mendje na vijnë fjalët e të madhit Konica: "Armiqtë më të këqij të Shqipërisë janë vetë shqiptarët". Që të pengohet me çdo mjet demokratik, drama aktuale, e ndryshimit të kufijve apo e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë mendoj se duhet:

1-Kuvendi i Kosovës të analizoj situatën dhe të dalë me vendime në mbrojtje të shtetit.

2-Haradinaj të tërhiqet nga Qeveria Hoti dhe tē bëhet i mundur rrëzimi i saj.

3-Të rizgjohet opozita, të bëjë tubime paqësore në mbrojtje të territorit të Kosovës e kufijve të saj.

4-Të ndalet krijimi i Zajetnicës, në Kosovë.

5- Osmani, Kurti dhe deputetët e ndershëm që i ndjekin ato, të bëjnë të pamundurën për të penguar ndarjen e copëtimin e mëtejshëm të Kosovës, duke angazhuar Kuvendin dhe institucionet e tjera të shtetit.

Sakrifikimi i shtetit të Kosovës, në emër të "bashkimit" me Shqipërinë në këto momente, ëdhtë tradhëti kombëtare. E ardhmja e bashkimit është diçka tjetër, shpresojmë të arrihet sa më shpejt!

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 04.08.2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora