E premte, 19.04.2024, 01:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Mevlud Buci: Kolos plot thjeshtësi

E marte, 04.08.2020, 05:09 PM


KOLOS PLOT THJESHTËSI…

Bujar Kapexhiut, Kolos plot thjeshtësi, mjeshtër i madh  i karikaturës

MEVLUD BUCI

Bujar ke emrin, zemrën bujari

Bir i Dibrës së Madhe, gen me fisnikëri,

Çfarë t`u them brezave, neodiktaturës

Ti kolos i kohës, i karikaturës.

Për ty Korabi dhe Runja me shkrepa

Më ngjajnë me  vargmale, vigan të njeh jeta,

Pena jote e fjala blerim i jep dheut,

Shkrove librin për të madhin, artist Hazis Ndreun.

Para teje Korabi lartëson shkëlqimin

O dibran i rrallë, o binjak me Drinin

Dhe pllata e borës Runja ime i shkriu

Për ty o kolos Bujar Kapexhiu.

Për ty, më i miri vlla flasin veprat, praktika,

Ty Mjeshtër të Madh të ka Republika,

Ti u ngjan të urtëve si shekujve dikur

O shpirt hyjnor në çdo karikaturë.

Kjo kohë tinzare me plot mizantropë

Lum Dibra e Korabi që të kanë dritëplotë

Je artist i rrallë, je burrë i furtunës

Jetë e Madhështi sa mali i Runjës.

Të madh e ke emrin, zotësinë , famën

“Unë jam Muhurrak”, kur shkruan për Halil Ramën.

Korab madhështori që pllatat s`i shkriu

Djalë e kryedibran,  Bujar Kapexhiu,

Lum Dibra, lum kombi e nëna Arbëri

Bujar Kapexhiu, kolos plot thjeshtësi…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora