E enjte, 25.04.2024, 04:30 PM (GMT+1)

Mendime

Bardh Frangu: Amoraliteti politik, shkas për debat?

E diele, 09.11.2008, 04:04 PM


Bardh Frangu
Bardh Frangu
Amoraliteti politik, shkas për debat?

 

Nga Bardh Frangu

 

Refleksionin për amoralitetin politik e dërgova pak kohë para se Obama të zgjidhej për kryetar të shtetit, për të cilin papa Gjon Pali i Dytë pat thënë se Zoti e ka bërë për ta ruajtur dhe kultivuar demokracinë në botë. I bindur se në këtë forum ka njerëz të cilët kanë vullnet dhe dije që për të mirën e përgjthshme (mbase edhe me doza idealizmi) të ngrihen mbi partitë, si një e keqe e domosdoshme, ftesën për një debat të mundshëm e bëra me shpresë se mund të kontribuojmë, ta quaj kushtimisht, për një emancipim politik kaq të nevojshëm për shoqërinë shqiptare në përgjithësi.
Megjithatë, droja nga fakti se të parët që mund të reagojnë do të jenë militantët partiakë, apo të frustruarit e partive, doli e saktë. Zoti Jacaj reagoi duke minimizuar shembullin e keq emblematik të Braços me shembullin e kryeministrit Berisha. Nuk ka debat të dobishëm nëse luajmë rolet e fansave partiakë, sepse kjo frymë mbizotëron mediat tona, të cilat janë shndërruar në tredhësit më të ashpër të trurit të qytetarit shqiptar.
Sa i përket zhurmës së madhe rreth afërs Fazliq, është dashur të ketë ndonjë koment edhe në këtë forum. Kjo mbase për faktin se nëpërmjet kësaj afere gjëja më e mirë që ka mundur të ndodhë ka qenë ajo që të forcohet institucioni i drejtësisë, i cili u vu në një lojë politike të pistë. Epo nëse nuk ka debat mbi klisheun medial që sot zotëron Shqipërinë, rasti Fazliq do të shndërrohet në një telenovelë sapuni, si ajo me fatkeqin Trebicka.
Nuk e di, por vlerësoj se rasti McCein, përkatësisht qëndrimi i tij pas humbjes, do të duhej të na shërbente si një shembull për ta eksploruar në dobi të zgjedhjeve që po na presin. Nuk është politikë e mirë ajo që nuk identifikon nevojat e qytetarëve, përkundrazi është politikë e keqe që vret vullnetin e qytetarëve. Sot jemi dëshmitarë të prodhimit të aferave nga politika, e cila është e lidhur mish e thua me mediat, ndërsa anashkalohen problemet më elementare të qytetarëve në shkallë vendi. E dini ju z. Jacaj se vetëm në Shqipëri dhe në Kosovë nuk e dimë kush hyn dhe kush del dhe nuk e kemi të regjistruar si duhet as popullësinë!? Ndërsa historia jo e largët dëshmon se në Shqipëri për disa ditë kishim pranuar si mbret një mashtrues, sot kemi njerëz të bizneseve që nga hija shtrijnë ndikimin e tyre, si në rastin Fazliq, por edhe të tjerëve që do të zbulohen në vazhdim, ndërsa Shqipëria që moti është identifikuar si oazë e krimit të organizuar, shkëlqimi i të cilit më së miri vërehet në pallatet e larta dhe në mediat e shtrenjta.
Marko Polo që në shekullin e 13 kishte shprehur një admirim për sundimtarin e Siberisë, i cili kishte dhënë urdhër që banorët të regjistrojnë anëtarët e tyre dhe pasurinë në një pllakë druri të varur në portë të shtëpisë dhe të tregojnë arsyet për çdo person që hun dhe del nga Siberia. Shtatë shekuj pas ne nuk e kemi një rregullim të tillë, ndërsa politikanët gëzojnë lluksin më të madh, sikundër dhe të ashtuquajturit komentatorë medialë, të lidhur ngushtë me ta. Z. jacaj, ke parë të jetë diskutuar gjë për këtë!? Sigurisht që jo. Berisha i detyruar nga BE-ja do të bëjë më në fund kartat e identitetit, por çfarë bëmë ne për ta senzibilizuar më shumë këtë problem, që nuk merr fund me këto karta. Janë dhe shumë çështje që do të duhej të debatoheshin për të mirë të publikut, por në asnjë variant nuk është mirë të debatojmë si fansa partie. Mbase kjo edhe nuk do t'i kishte hije këtij forumi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora