E enjte, 01.10.2020, 08:53 AM (GMT+1)

Personalitete

Gjon Markokaj: Kurtesh Kurti i Nikajvet - figurë e lartë... emër nderi

E diele, 02.08.2020, 06:17 PM


KURTESH KURTI I NIKAJVET

– FIGURË E LARTË...,-- ËMËR NDERI

Nga Gjon Markokaj

Jeta e vepra;  e Kurtesh Kurtit; në atë kohë të veshtirë; të pushtuesve e sunduesve; në fund shekullin e XVIII, dhe fillim shekullit XIX, nga të huajt ishte e veshtirë; por njeriu i mirë din t’ i përballojë edhe telashet më të mëdha; dhe ka edhe forcë reflektimi. Kurtesh Kurti, ka lindë në Lekbibaj; në vitin 1871 dhe ka vdekë; në modhen 68 vjeçare në janar të vitit 1939; nëpërmes mirësisë dhe virtytit; arriti lumturi dhe mirëqënie familjare; duke e krijuar një admosferë të pastert, jetese. Përkushtimi i tij; Fetar & At’Dhetar; paraqitja, largëpamësia e mëndimit dhe e vizionit të tij; për popullin e vet; ..., pjesmarrjen e tij, në kushtrim, e në luftime; për mbrojtjen e trojeve shqiptare e çlirim kombëtar; kan lënë gjurmë; e kan lënë za:  -- BURR i njohur; “Figurë e lartë”, punëmadh, dhe i pavdekshëm; në NIKAJ – MËRTURË…!?

-- Ëmër nderi, i mbajtur lart në Nikaj – Mertur.

Këshilli i Komunës  LEKBIBAJ, në mbledhen e tij; me vëndim Nr. 18 datë 30 – 05 – 2015..., I jep Titullin:

--    QYTETAR NDERI NIKAJ – MERTURIT

(pas vdekjes)

Me motivacionin:

Shtepi mikëpritse e bujare kontribues për mbrrojtjen e trojeve të NIKAJ – MERTURIT e QESHTJES KOMBËTARE.

PËR KËSHILLIN E KOMUNËS LEKBIBAJ

Sekretari                                           Kryetar

JETON MARKAJ                             PJETER SUSAJ

D/v.                                                D/v.

Njerzit e mirë janë të mëdhenjë; ata dinë ta ndigjojnë tjetrin; dhe përpara të tjerve paraqiten të vegjël...!?

Burra të ndritur në Nikaj, ka shumë ..., e thonë si burrat e NIKAJVE, por unë..., Shkrova; për - KURTESH KURTIN e NIKAJVE; -- “VIGAN BURRI”..., nip i MARASH SOKOLIT, t’ THETHIT, shtepi oxhak; …., për ket derë që lindi e rriti veç trima, burra të ndritur;  të njohur, at’here e në vazhdimësi: KURTESH KURTI I NIKAJVE, LEK KURTESHI; PREL KURTESHI, djemt e tij,  GJIN LEKA , PJETER LEKA, NIKOLL LEKA, PREK LEKA GJEVALIN LEKA nipat e tij..., Djemtë, e PREL KURTESHIT, LUSH PRELA, FRAN PRELA, DOD PRELA dhe MIRASH PRELA , e dhjetra – e dhjetra, djem e vajza që lindi e rriti --- ajo derë; ajo voter, ajo kullë e shndritshme e nderuar; “kamot”..., e KURTESH KURT IMERAJ, në Zonën e “NIKAJ – MERTURIT”...,

         GAZETA SHQIPTAEE e datës 13 – korrik 1993; me Titull: “Universi shoqëror i  LEKËS: Kryetar familje në bashkinë e maleve”. -- Fotoja e LEK KURTESHIT e nxjerrë nga Muzeu Historik i Tiranës; …,Ekspozita:”Bukë, kripë dhe zëmër” ..., e pushton faqen e “Gazetës Shqiptare”; në përmes të tjerave Lek Kurteshin; e nxjerr protagonist i studimevet; të kryara nga fotoreporteri: Franz Gustinclch dhe nga antropologia Emmanuela C. Del Re; në malet shqiptare; për të verifikuar origjinën, zanafillin e “Kanunit të Lek Dukagjinit”..., Lek Kurteshi thekson gazeta; del,  protagonist aktiv, i këtij studimi, për dy arësye; E para:  “Ka mikpritur dy studjuesit Italian dhe e dyta: Ka demonstruar – në mënyrë konkrete – rolin që kryen një kryetar familje në një situate shoqëror që bazohet edhe sot e kësaj dite mbi rregulla mjaft antike”…, -- Kanë marrë, Lekën djalin e Kurtesh Kurtit; protagonist i “Kryefamiljarit shqiptar”.

Dokument që verteton trashigimninë e kësaj familje ...!?

Më ka rastis të shkoj shpesh në shtepnë e Kurtesh Kurtit; se djali i tij, Prelë Kurteshi e martoi djalin LUSH PRELEN; me mesen time, vajzën e Martin Preles, në Fierzë – PUKË..., pra kam qënë në miqësi, në dasem e “hyrje e dalje”..., kullë e cila qëndron edhe sot, fortesë...!?

Gjatë punës, që unë punova; në “Nikaj – Mertur”; gjeta bukë e burrëri, në Salcë, Bëtoshë, Tetaj, e vazhdova në Dushaj, Gegëhysen e së fundi; në Fierzë, ku u njoha, me prindërit e nxënësvet; nga të kater anët e vëndit...! ..., U mësova fëmijtë, dhe mësova edhe unë prej tyre.

Theksoj se; “pjekurinë time” e fitova, pësë vjet mësues, në “Nikaj – Mertur”; ku më rastisi të punoj të shetis të flej e të ha “buken e ndershme” të tyre.

Bukë të cilën e kam gjetë; në çdo vakth të ditës .

Atje, gjeta “BUKËMIRËN SHQIPTARE”; ndigjova, burrat e ODËS, të cilët janë të shumtë. Unë po sjell nji “model familje”, të nderuar:

..., Para “gjashtëdhjetë e kater vitetve”,  atëhere; kur punoja mësues; në SALCË, ndigjova nji Brezni; nji za, Burri të pa vdekshëm; —“KURTESH KURTI i NIKAJVE”.

Më bëni shumë përshtypje ky “za burri”. ..., E thashë me vete: -- Vertetë ky njeri do të jetë “punëmadh”..., E, Verteta ashtu ishte, e ashtu m’ u vertetua.

Me rastisi, t’ ha -- bukën e LEKË KURTESHIT e të PRELË KURTESHIT; dhe të djemve të tij...,

Kjo BREZNI, u mbajt lart, nga --  LEK KURTESHI e PRELË KURTESHI, e po mbahet, nga djemtë e nipat e tyre.

Këtë, ëmër të Nderuar, e shikoj të siguruar seriozisht nga – djemtë, nipat e mbesat e LEKË KURTESHIT.

Jam i bindur; se Djem e nipa të tijë;kan për ta siguruar e --- mbajtë, me nderë, këtë “Ëmer Nderi”.

“Burrnia e nderi, aty ku ka kënë;  aty rrnon e jeton përseri”. …, Më kujtohet , at’here,  një natë, Prillit, viti 1956; më rastisi; t’ i thërras: -- “MYSAFIR”, në Shtepinë shekullore të -- Kurtesh Kurtit.

-- Hajde BUJRËM – U përgjigj atëhere; LEKË KURTESHI i NIKAJVE, djali i tij...!

Në atë sofër bujare; në muhabet e siper në përmes shumë të tjerave; Lëkë Kurteshi, më shpjegoi:

-- Baba im ka qënë luftar; ëshë njoftë dhe  e kanë njoftë --- burrat me ëmër: -- “Kurtesh Kurti i Nikajve”;

TATA ( i thirrte ai, atëhere) e, njifte BAJRAM CURRIN. E donte më zëmër; se ka marrë pjesë, si luftar në levizjet e tij; për liri e pavarësi, në mbrojtje të trojeve shqitare.

E, fton Tatën (baben tim); në Shtepinë e Shpënd Bali BISHEVËS,  me 24 maj 1924; atë natë, kur po bëhej Organizimi i fillimit t’ “Rev. Demokratiko – Borgjez i Qershorit 1924”!

-- TATA duke e  pasur, mik BAJRAM CURRIN;  merr nji vozgë mandi, e cila ishte e përdorshme e zënte 15 kg. ...,e  mbush me raki, të pjekur për merak – kurë thonë:

“ M’ u ndezë për gisht”dhe ja degron -- Bajram Currit në MARGEGAJ.

Ai e mirëpriti, me respekt; dhe në marrëveshje;  me Shpënd Bali Bishevën, ranë dakort; rakinë “Nderën e tim eti, m’ e pi me burra. – Atë natë t’ 24 – Majit 1924, -- Ashtu ndodhi. Rakija ishte shum; e mirë dhe ndonjëri që; ishte më qejfli, piu me andje (më deshirë) sa filluan e po e ngritin zanin: “Neser në luftë do të bëjmë namin”…!?

Bajram Curri e mori fjalën dhe u  tha:

“ Sonte është “forca e Kurteshit”; nester në luftë njihen burrat”…. !

-- E, kjo mbet shprehje e pa harruar në vite.

Më poshtë po sjellim nji foto karakteristike; të burrit të nderuar të nikajve me “Heroin e Popullit” BAJRAM CURRI foto e asj nate  i cili ishe pjesmarrës i asaj dareke të Burrave të Malsisë së Gjakovës . Bajram Curri, vegjëlinë shqiptare; ka ditë me zgjedhë e me vlersue;  në shtresat e shoqëris; ka gjetë “katerciprikish”; burra të njohur At’Dhetar; si KURTESH KURTIN e NIKAJVE etj. etj.

Kurtesh Kurti; vertetë ka qënë luftar i forcave, të Bajram Currit; për Liri e Pavarsi kombëtare..., e gojëdhënat e ruajnë : --- Figurë patriotike e At’Dhetare...!?

BAJRAM CURRI & KURTESH KURT IMERAJ

Kam njoftë, nji ishë Luftar mërturas; MARASH QUN BARDHECIN e “APRRIPËS së GURIT”, i cili i kishte kaluar, “të tetëdhjetat”..., dhe në shtepinë e PREL MARTINIT të FIERZËS; të cilin e kishte “mik shtepie”a dhe unë; -- me 20 janar 1956, ditën SHMASQANIT -- (Shën STEMASTJANIT); në muhabet e sipër, me shpjegoi gjithë ngjarjen e “LUFTËS SË QAFËS SË KOLQIT”; i cili ka qënë vetë pjesmarrës, n’ ate Luftë: ...,

Ai vazhdoi: -- “Në Korrikun e vitit 1915, luftuam kundra forcave malaziase dhe i dhamë një goditje të fortë, ushtrisë malazeze e cila komandohej, nga oficer të PASHIQI; të cilen e thekson edhe historia: -- “Nga, 150 luftar malazias..., shpetuan vëtem 40, prej tyre”...!?

“N’ fushën e nderit”..., mbeten të vrarë edhe tanët: ALI HAK NIKLEKAJ, nga KAPITI;  KOL SEJDI PREBIBAJ, nga CURRAJT; NIK DELI PROGNI, nga SALCA;  SADRI TRIM PJETERNIKAJ, nga SHËNGJERGJI;  ZHUJ AVDYL UKNIKAJ, nga LEKBIBAJT; ISUF SOKOL NEÇAJ, nga MSERRI e shumë të tjerë nga “Malësia e Gjakovës”

-- Gjatë luftës, më kujtohet dhe e mbaj n’ mënd mirë që;

na  u vra Ali Haka i Kapitit. Aty për aty e kemi marrë hakun e Ali Hakës; duke e vra nji, naçallnik ( nji ushtar malazias)…,  gjatë ndjekjes në “gështënjat e GEGYSENIT”, në tri anët e prites simë, kam pasë, BEK SELIMIN e PAPLEKAJVE e KURTESH KURTIN, e NIKAJVE..., pak ma larg nësh ..., Kamber Prelën e Mëserrit; ...,Kamber Prela, u plagos rëndë...!?

Nëpër flakët e pushkëve e kemi marrë; KAMER PRELEN e Mëserrit; të plagosur, ..., unë e kam marrë; në shpindë; se n’ atë kohë kisha shëndet e fuqi dhe e kemi “fshehur në pyllë”, në gështëja;  mos t’ na gjëjnë shkiet, ...,e mbajë shumë mirë në mënd;  gjithnji kam pasë ..., afer, BEK SELIMIN e KURTESH KURTIN e NIKAJVE...!

-- Kët momënt e tregon kënga popullore.

-- Citojmë:

“..., “Thërret Kamberi – vetë më veti;

Më ka marrë pushka qaf qemeri

Qafe qemerit, më ka këput krejt

KURTESH KURTIT, rreptë po qet,

-- BEK SELIMI, po pisket”...,

Kamer Prela mbas nji mjekimi  të gjatë shpetoi  dhe rreth tre vjet më vonë ka vdek në burgim, nga AUSTRIAKËT.

..., Ne i kemi ndjekur këmba – këmbës, në drejtim të kufirit; ku na kan ndihmuar; djemt e GEGYSENIT, Selimajt dhë Lekurtajt, më pushkë të mëshefta e me sakica. Ne i kemi ndjekë deri sa; u kemi kaluar “Urën e Bujanit”.

-- Atë natë kemi fjetë, nëpër shtepija, në fshatin Bujan...,

Të nesermëm malazezet, morën forca të reja; dhe ata, u këthyen edhe njiherë gjer, në Rajë e në “Qafë t’Kolqit”; ..., ku përseri forcat e Nikaj – Merturit e të Malsisë Gjakoves i përzunë derisa, u kaluen, kufirin ...,

Më kujtohet ..., vazhdoi; Marash Qun Brdheci; kemi pasë udhëheqës “prijsit e djelmisë”:

-- SADRI BARDHIN e Krasniqes, SADRI TRIMIN e Merturit, SHYTAN BRAHIMIN e Nikajve, GJELOSH RAMËN e CURRAJVE, e MARK SADIKUN e SHALËS”

Reagimi i përbashkët në Luften e “QAFËS  SË KOLQIT” ishte nji veprim i matur i krenve të Nikaj – Merturit, Shalës e GEGYSENIT të KRASNIQES; të cilët u ndeshem, me forcat pushtuese malaziase të PASHIQIT .

Gjatë kohës që shërbeva mësues; në Zonen e Nikaj – Merturit, pata rastin të dëgjoj fjalet më të mira; për KURTESH KURTIN, për Lekë Kurteshin, Prelë Kurteshin e  më pas, për fëmijtë e tyre...,Fjalët e mira të puplikuara nder vite për  atë, “za burri”, tregojnë mësmiri; mundin dhe pjesmarrjen e tij në levizjet për pavarsi e çlirim kombëtar. Tregojnë shpirtin dhe pavdeksinë  e tij, “burrë në za”: -- “KURTESH KURTI I NIKAJVE”...!?

Vazhdimësia e mirë e brezave të trollit,..., janë identar të autoktanisë, vazhdimësisë të sofres; së truallit Kurtesh Kurtit  edhe sot e përfaqësojnë; “shkollën e votres”, “brezin familjar”; nder më të mirët në Nikaj – Merturë.  ...,E gjithë kjo familje në vazhdimësi, në brezni, ka punuar me dinjitet, me krye lart; për të ruajt nderin e vazhdimsinë e të madhit KURTESH KURTI ..., Tradita e “Vatres së Kurteshit”, “oda e burrave”; ka vazhdue për mirë në Lagjen IMERAJ, të Lekbibajve, ..., edhe falë “kojshillekut”; me PAPLEKAJT që; kanë rrolin dhe vëndin e parë; në sofer e në kuvënd, në pleqni e në betejë..., sigurisht edhe në sakrifica; për  t’ u përfaqësuar si “vllau i madh”; sa u takon rregullave dhe traditave në NIKAJ...!?

Fal natyrës së tij; Kurtesh Kurtit i Nikajve edhe pse ishte pa shkollë; i ka shkëlqyar talenti; -- nji burrë, me histori te gjallë, i qëndreses, i vazhdimësis, të moralit  t’ virtytshem,  të familjes tijë si “oxhak fisi”, “shpijak kutundi” ..., i cili vlersohet edhe në këngë popullore: Citojmë:

...,”Oxhak fisi, shpijak katundi

Kurtesh Kurti e Ukë Çuni”...,

..., -- (Ukë Quni, kushërini i tij.).

Ai që mban gjallninë, pasurin, e që shtron sofren, mban gjallë edhe nderin e pushkën...!?

Buka e malëve tona ashtë; “më bujarja në botë”, virtyt ky i ruajtur; në breznit e Kurtesh Kurtit të NIKAJVE.

...”Sofra t’ epë za, më shumë se pudhka”

Kulla e KURTESH KURTIT NIKAJVE; u ka rezistuar dhe përseri; po u reziston, rrebesheve të kohës dhe qëndron edhe sot…, mbas “treqind vitesh”, monument historie; për t’ u treguar brezave; sakrificat, që kanë bërë paraardhësit e tyre; për ket vënd, për shqipërinë.

Ndera dhe burrënia, sofra dhe pushka, janë “virtyte e cilësi” që duhen ruajtë fort, në brezni,…, Ara do vaditë për vjet; më thoshte një “Plak i zgjuar”…, nji vit mos, m’ e vaditë, e m’ e punue…, nuk prodhon…!?

Kullat fortesa, si kjo e Kurtesh Kurtit, duhen ruajtë ...!

Kulla mbi “treqind vjeçare” e Kurtesh Kurtit t’ NIKAJVET

Lek Kurteshi e Prel Kurteshi, djem të nji prindi, të mirë, nga “Lisi i Gjakut” ..., e nipa të -- Bal Markut, në PEPSUMAJ, të Shoshit; nga “Lisi i Tamlit”; moren jetën, karakterin virtytin, talentin qëndresen “gjenomën identare” specifike; të “truallit të moçëm” e me “Orë të Madhe” të shtepisë,  -- KERTESH KURTIT NIKAJVE...!?

..., E për këtë ruhen në kujtesën e NIKAJ -- MERTURIT

Me – 5 – Prill – 2018, vëndosëm: Bashkë me “Kumbarën tim” --  DED PRËND PEPKOLAJ, ta kaloj një natë në -- Shtepinë  -- Bujare të LEK KURTESHIT.

Deda, është mik shtepije; ..., vajzen e PJETER LEKËS, e ka re, për djalë. ..., Edhe unë jam, daja i resë së PREL KURTESHIT; …, ishim njerëz të afërm; me gjithëse, mysafirët; në shtepinë e Lek Kurteshit, s’ kanë qënë kurrë të bezdishëm; veçëse të mirëpritur; me bujari, me respekt e të gjitha t’ mirat ...!

Me Deden rrugën, e kaluam gjanë; pa e ndie fare gjersa arritem në oborrin e shtepisë. Leka s’ ishte tashmë, në “Kullën e Vjeter”, ..., por kishte bërë nji kullë të re..., makina i shkonte gjer në oborrin e shtepisë...,

Vatan, e tokë; -- kishte të mjaftueshëm, ...,të sistemuar e të punuar; sa s’ ta rrokte syri.

Vertetë ndiem kënaqësi ! ..., Kishin punuar aqë bukur “rreth e çark”, shtepisë sa, s’ gjëje; asë edhe nji gjë të vogël, për vrejtje.

-- Në pamje të parë ndiem kënaqësi, sa nxispritem, të takohem ...!  -- Hajdeni mirë se u ka pru ZOTI !..., Ishin fjaltë e para të LEK KURTESHIT e të PJETER LEKËS.

Unë kisha vite që s kisha qënë në shtepinë e tyre..., dhe më dukej vetja më i huaj..., por merzitinë ta heq shpijaku,

Mbas gjashtëdhjetë e dy vitesh, i gjeta shtepi e njerëz; me të gjitha virtytet e cilësitë, “iliro – arbërore”;  si atëhere në vitin 1956, pa ndryshuar, veçse për mirë.

Lek Kurteshin e gjeta, kaluar tetëdhjetë e nëndë vite , dhe përsëri ishte; burr i dobishëm, në familje e shoqëri,

-- Ishte shëmbullore; në “Nikaj – Merturit” !

...Me shëndet të plotë, me mëndje të kthjelltë, me nji urti e zgjuarsi të pa parë; i cili ja kalonte edhe profesorit...!?

-- Sjellja e pritja e tij, prej BURRI;  ishin për të marrë shëmbull; për mirë.

..., E unë në atë kujtesën time; kujtoja gjithënji; “zanin e mirë”  të ...,“KURTESH KURTIT T’ NIKAJVET”..., duke e mënduar; thënien e popullit: “Ku ka zë, s’ është pa gjë”.

-- Pjetër Leka i ruante, të gjitha cilësitë e brezave.

Në muhabet e sipër vërejta: LEK KURTESHIN; nga soji, karakteri, fisnikëria, dhe urtësia ishte, po ai vazhdues; i të atit, -- KURTESH KURTIT. -- Verejta PJETER LEKËN..., ishte vazhdues i dënjë i brezave paraardhës.

T’ jesh djal i nji burri të mirë është e veshtir,...,kie detyra!

Leka në pamje ishte tip i ashpër; por në brëndi, i qetë dhe fliste; me nji ëmbëlsire të pa shoqe; sa u kënaqëm shumë ! -- “Shkëmbi është djepi që e rriti”. Punëmadh “Shkëmb e burrë” -- Bujar, mikëpritës, i zgjuar dhe i pa epur.  Lidhja martesore, me Shtepinë e njohur të PAL JAKUT e VAT JAKUT, të Berishës edhe nga “lisi i tamlit”; i kishte dhuruar: Djem e vajza shëmbull, vazhduese; të “votres së moçme” të Kurtesh Kurtit !

Njerëz të cilët e kanë dashtë punën dhe që kan  jetuar, me djersën e tyre; pa pasur nevojë, t’ i shtrinë doren kuj.

Shëndeti i Lek Kurteshit; ishte rezultat i jetesës, në ajër t’pastert; verimi në “Bjeshkën e T’thermës”, ushqimi – bio, që e ka mbajtë; me atë gjëndje, shëndetsore të plotë; me kthjelltësinë e mëndjes që; edhe më shpjegoj; se i kishte mbushë Tetëdhjetë e nëndë vjet; e s’ kishte marrë, në jetën tij, asnjë lloj mjekimi.

Atë ditë u shpërndamë me mallë; për t’ u takuar përseri…, Jeta e ndau LEK KURTESHIN nga  ne; pak ditë më vonë; me 25 – shkurt-- 2019…,

I kam ndjekur në vijimësi; veprimet e Gjin Lekës e të Pjeter Lekës dhe thëm me bindje vertetë e mbajnë ëmrin e “Votres së moçme”..., të gjyshit e babës tyre.

Në qëndresen e përcjelljen e babajt të tyre;  si dhe në përkujtimin e “njivjetorit të vdekjes”;  me 25 skurt 2020; të cilat i kryen me shumë burrni e respekt; si dhe duke parë  e ndigjuae fjalët më të mira nga të gjithë ata burra të fiseve, të “Malësisë së Gjakovës”, për LEK KURTESHIN; …, mund të themi me bindje: Djemt e LEK KURTESHIT e të PREL KURTESHIT, e mbajnë ëmrin e vet; si vazhdues i të gjitha cilësive, të gjyshit e babës tyre.

-- Gjin Lek Imerin e kam njohtë nga afër se; ka punuar vite të tëra “Shofer transporti”;  me “makineri të rëndë”, në ndertimin e H/C. të Fierzës, dhe ka banuar  afër shtepisë sime.

Nji burrë që e dashuron punën i cili punon pa u përzie në puntë e askut, dhe që; jeton në mënyrë të shkelqyeshme dhe vertetë shihet; se ka një edukatë familjare; të “shkollës së votres”, të bereznive të tij.

Njeri i mirë; punëtor i cili  jeton me punë të ndershme dhe është; për tu respektuar.

Gjon Markokaj & Gjin Leka

PJETER LEKËN e gjeta me fjalët; më të mira dhe më virtyte njerëzore, të larta; tamam “Burrë Nikajsh”, si brezat e tijë paraardhës...!?

Njeri bujar, i zgjuar dhe me, të gjtha cilësitë që;  duhet, t’ i ketë një “burrë malësor”..., Po, po, e zotnon edhe ky ëmrin “PJETER LEKA i Nikave” si edhe ata, të parët e tijë.

Kot s’ thonë është veshtir; të jesh djal i babës së mirë, se gjatë gjithë jetes kie detyra; por nese hecen me atë kujtesë i merr punët, me rradhë e nuk shkrepë...!

Familja e PJETER LEKËS ..., edhe  nga lidhjet e “lisit t’ tamlit”;  me djem e vajza; nipa e mbesa, rrjedhin nga -- Bushgjokajt e BËTOSHËS.

“Burrat e Nikajve” vertetë kan qënë në za; dhe “breznitë e Kutesh Kurtit”; në vazhdimësi, janë për m’ u përmëndë përmirë.

... Kjo është fakt të cilin e kam vertetuar; se ajo brezni vazhdon e do të vazhdojnë, të sjellin vertetë “BURRA NIKAJSH”

Njerzit që e duan punën, e mbajnë gjallninë e ushqejnë bujarinë..., janë me moral e At’Dhetar të mirë...!?

GJON MARKOKAJ & PJETER LEK IMERA

Në pamje  të pare majtas: 1 –GJIN LEK IMERAJ, 2 – GJON NDUE MARKOKAJ, 3—NIKOLL LEK IMERAJ,  4 – DED PRËND  PEPKOLAJ, 5 –PJETER LEK IMERAJ, 6 – NDUE MIC IMERAJ, 7 – GJEVALIN LEK  IMERAJ



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora