| E diele, 02.08.2020, 01:30 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Push(t)imet...
Gjatë
gushtit të nxehtë të vitit,
Nën
pushtimin e "Kovidit"...
Të
shkosh në det sikur s'ka lezet,
Përveç
atyre, që janë në pushtet!
Ata
kanë nevojë për pak pushim,
Janë
lodhur nga puna pa dyshim!
I
marrin dhe sekretareshat në plazh,
Për
t'i këndellur me ndonjë masazh!
Po
një jetë e kanë, mos i patën dy?!
Prekin
me dorë ç'ka shohin me sy!
Edhe
përtej detit nëse ka nevojë,
Syzet
hileqare nuk flasin me gojë!
Fshehin
më vete një botë interes,
Tani
me maska ecin më serbes!
Këto
valët e detit e kanë një sekret,
I
shohin "cullak" burrat me pushtet!