Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nue Oroshi: Nuk eksperimentohet me vdekjen

| E diele, 02.08.2020, 01:35 PM |


Nuk eksperimentohet me vdekjen, politikanë shqiptarë bashkohuni sot me njëri -tjetrin sepse nesër do të jetë vonë

Nga Nue Oroshi

Që kur është shfaqur pandemia në Gjermani kam parë një mobilizim të paparë të skenës politike gjermane ku pozitë e opozitë kokë më kokë së bashku me orë të tëra diskutonin se si duhet të gjinden mënyrat  dhe metodat më të mira mbrojtëse që të shpëtohet populli.Politika në Gjermani reagon për çdo rast dhe është shumë e rrebtë në respektimin e rregullave ,në Gjermani rregulla të thjeshta por që shpëtojnë jetë të qytetarëve.Dhe derisa çdo kund në botë politika është bashkuar për ti dalë në ndihmë qytetarit në Kosovë dhe Shqipëri skena politike është përqarë aq shumë sa që edhe pandemia nuk i bashkon, edhe vdekjet e qytetarve i keqpërdorin për të fituar poena politike,pra, me një fjalë ju ka humbur rruga në oborr politikanëve tanë.Ore të mjerë bashkohuni njëherë e punoni për qytetarin. Ndihmone mjeksinë duke ju siguruar kushte të punës mjekeve dhe infermiereve dhe duke angazhuar edhe punëtor shëndetësor shtesë në mënyrë që të ndihmohen popullata e pambrojtur.Një pjesë të fajit këtu e mbanë edhe popullata e cila nuk po e kupton faktin se grumbullimet dhe tubimet në masë janë burim i infeksionit.Në këto rrethana që po kalon Kosova dhe Shqipëria duhet të ulën poshtë flamujtë partiakë dhe të diskutohet se si të dilët nga kjo gjendje.Kjo pandemi ka lodhur e dërmuar edhe shtete Evropiane të cilat kishin mjekësi të avansuar.Politikanë shqiptar kuptone një gjë.Nuk eksperimentohet me vdekjet.Nuk fitohen poena politike në fatkeqësinë e popullit.Lërini për disa muaj grindjet politike dhe qasjuni njëherë e përgjithmonë angazhimeve për të mbrojtur jetërat e qytetarëve.Duke mbrojtur jetërat e qytetarve i mbroni edhe jetërat e familjarëve tuaj.Pasi të kaloj pandemia nxirrëni nga arkivi fjalorin tuaj të shpatave të ndryshkura dhe fillone betejën politike,por në  kohë kolerash pushojnë inatet dhe armiqësitë politike.Madje vetëm disa qindra vite me radhë shqiptarët e vërtetë dhe atdhetarë ndalnin armiqësitë qoftë ato edhe vrasje dhe kur  vendi ishte në rrezik ata u vëllazëroheshin më njëri -tjetrin duke ngrirë përkohësisht konfliktet apo hasmëritë që kishin me njëri- tjetrin.