E premte, 19.04.2024, 04:34 AM (GMT+1)

Mendime

Ibrahim Kabili: Vetëm të bashkuar zotërinj politikan, do ta mposhtni Vuçiçin dhe Serbinë në bisedime

E shtune, 01.08.2020, 07:36 PM


Vetëm të bashkuar zotërinj politikan, do ta mposhtni Vuçiçin dhe Serbinë në bisedime

Nga Ibrahim Kabili

Kohë kovidi! Kohë e tmershme pandemie! Thuajse, gjunjëzim përballë kësaj situate nga organet shtetërorë në Kosovë. Mirë u menxhua situata e kovidi-19 në fazën e parë nga organet përgjegjëse, por kjo fazë e dytë nuk po menaxhohet mirë si në Kosovë dhe në Shqipëri, për rrjedhoj, numri i të prekurve dhe viktimave gati, gati po 4-tër apo 5-së fishohet! Indiferente qeveritë në këtë fazë të dytë! Situatën e përkeqësojnë edhe disa debate apo më mirë të themi disa "palo debate", që bëhen në shumë studio televizive, sidomos për teoritë "konspirative" lidhur me rrezikun, apo jo rrezikun, që paraqet koronavirusi. Një apel për të gjithë këto "mendjendritur" që po na "çorientojnë", ne të rriturit, të formuarit, dhe shumë nga të arsimuarit, po dhe të moshuarit! E çmund të thuhet për gjeneratat e reja? Pyetja është retorike! Rrjedhojat po duken pas hapjes! Të gjithë lokalet plot e përplot, dhe çuditërisht dhe pa maska mbrojtëse.  Viktimat e para janë të moshuarit, sidomos ato me sëmundje bashkëshoqëruese, janë grupmoshat e mesme, pse jo fatkeqësisht dhe moshat e reja. Viktima janë dhe ato që i vënë rregullisht maska!? Kjo, është fatale, sepse ato me maskën e tyre mbrojnë të tjerët, por nuk mbrojnë dot veten e tyre. Dhe më e keqja, kjo ndodhe në kryeqytetet tona ku dhe popullsia është më e madhe. Raporti është gati 1:50, në favor të atyre që nuk e vendosin maskën. Qeveritë duhet të marrin masa që gjendja mos të dalë jasht kontrollit. Eshtë e qartë se shqiptarët marrin vesh vetëm me ndëshkim, e ndëshkimi është ligji. E gjitha kjo për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzore. Apel qytetarëve: Kovid-19 është virus i rrezikshëm, ruajuni prej tij, respekoni masat antikovid! Jemi të vegjël ne, për tu marrë me teoritë konspirative! Deri në vdekje, ndoshta, nuk do i marrim vesh kurrë! Respektoni veten, ruajeni jetën, duajeni atë, ajo një herë jepet! Ndjesë për trajtimin e mësipërm!

Ajo që më trishton në kufijt ekstrem, siç kam shkruar dhe herë të tjera, është situata politike në Kosovë. Politika kosovare është prekur nga koronavirusi, në këto vite të pas çlirimit! Me sa shihet po të veprohet kështu, asnjë shpresë, asnjë dritë nuk po duket në fund të tunelit. Paqja, nga këto politikanë u menaxhua shumë keq, me shumë mendjemadhësi, me mendjelehtësi, me fudullëk, u trajtua si diçka shumë e thjeshtë, si fazë e kapërcyer, si punë e lehtë, nuk u vlerësua kundërshtari, nuk u fitua eksperiencë, pati luftë të pisët për pushtet, sunduan klanet për llogari të tyre, u shpërfillën dhe u luftuan padrejtësisht politikanët e devotshëm e të papërlyer në afera, ju dha përparësi emërimeve partiake, familiare, njerëzve mediokër, u harrua disi lufta dhe dëshmorët, u nëpërkëmbën dhe u lanë në harresë një pjesë e mirë e luftëtarëve të lirisë( rasti i Rrahman Çallapekut, e qindra e më shumë të tjerëve..), pati korrupsion të lartë, nuk u punua për denoncimet e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia, për të kërkuar të pagjeturit e luftës të shkaktuara nga ajo, nuk u denoncuan përdhunimet e rreth 20.000 femrave kosovare, ju bënë lëshime të njëpasnjëshme Serbisë në mbi 30 marrveshjet e nënshktuara me të që ishin në favor të saj, u hoq taksa 100% e vendosur me të drejtë ndaj Serbisë, u hoq më pas dhe reciprociteti, mund të jetë pranuar nga pala kosovare dhe heqja dorë nga proçesi i njohjeve të reja në këmbim të ndalimit të fushatës së "çnjohjeve" nga Serbia, etj. Shkurt Serbia me mbështetjen e Rusisë pothuajse ja ka arritur deri diku qëllimit të pengoj ecurinë e shtet ndërtimit të Kosovës. Ka penguar njohjet e reja të Kosovës, dhe ka arritur të bëjnë çnjohje të saj. Hoti si mashë e Thaçit dhe Mustafës po ndjek rrugën dhe udhëzimet e tyre, po luan me dy standarte. Këtë e vërteton, presidenti serb Vuçiç kur thotë pak a shume se: Qeveritarëve të Kosovës nga partnerët e tyre duhet tu tërhiqet vërejtje, po të vazhdohet më tej, ne do të dalim 5 herë më të fituar. Çfar tregon kjo zoti Hoti? Kjo është transparenca juaj? Jo. E kështu nuk duhet të vazhdohet! Plaga shërohet, kur njihert dhe pranohet, dhe më pas mjekohet. Mjekimi më i sigurtë është ai që bëhet me konsultë! Me caktimin z.Hyseni si kordinator, mori fund transparenca, ju ratë në kurthin e "baballarëve" të vjetër, të politikës së Kosovës. Këto e kanë treguar veten në vitet e pas luftës, për gjithë bëmat e tyre që i thamë më sipër, por dhe në shkrime të tjera. Me qëndrimin e tyre  i kanë bërë gjëmën Kosovës. Ato ranë në kurthin e Vuçiçit e pranuan planin e ndarjes së Kosovës. Për këtë plan, nëse ekziston, duhet të japin një ditë llogari, në Gjykatat e Kosovës.I ashtuquajturi "dialog" me Serbië, që ka filluar pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nga viti në vit, nga muaji në muaj, e nga dita në ditë, po e çbën Shtetin e Kosovës! Shtetin e ri, ku gjenerata të tëra luftuan për Të, një pjesë shkrinë pasurinë, nje pjesë dhanë jetën, pjesa tjetër si Jasharajt e Haradinajt etj, sakrifikuan familjet e tyre për këtë çështje të madhe kombëtare, e më në fund Kosova u bë shtet i pavarur dhe sovran. Kjo është arritja më e madhe pas Pavarësisë së Shqipërisë. Situata politike e krijuar në Kosovë vazhdon të menaxhohet keq, nga politikanë të pa përgjegjshëm. Këto probleme janë vështira, por në mendimin tim, ka ende kohë për ti zgjidhur. Posi mund të vijë zgjidhja? Nëpërmjet bashkimit të politikanëve në Kosovë, duke u kordinuar me gjithë faktorin shqiptar! Po të veprohet kështu, mund arrihet e të bëhen:

• Zgjedhje të reja në një periudhë sa më të afërt të mundëshme. Këtë e ka në dorë Z. Haradinaj. Ai duhet me çdo kusht të tërhiqet nga qeveria Hoti. Hoti i vetëm si deri më tani, me listën Serbska në qeveri, me numër votash të brishta në Kuvend, dhe me një "kordinator si z.Hyseni" e ka të humbur pa e nisur fare dialugun në bisedimet me Serbinë. Haradinaj duhet ta çoje vendin në zgjedhje të reja, për hir të Kosovës.

•Qeveria e re të krijohet nga forca e parë politike fituese, me shumicën e partive të tjera fituese dhe pa Listën Serbska.

•Qeveria e re me bazë shumë të gjërë duhet:

-Të krijojë një ekip negociator ku të përfshihen: politikanë karriere, specialistë të fushës, specialistë nga Akademia e Shkencave të Kosovës deri më tani e rënë në gjumë letargjik,

përfaqësues nga shoqëria civile dhe përfaqësues të dalë nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së etj. Ky ekip negociator nën përgjegjësinë dhe drejtimin e kryeministrit të hartoj platformën e tij politike bazuar në ato 9-të pikat e "platformës" Lajçak. Dihet kush është Lajçaku dhe Borell, janë ripozicionuar dukshëm pro Serbisë. Ndaj, mos shkoni si "cjapi" te "kasapi". Fati do jetë trishtues! Përfitoni në kohë z. politikanë, Vuçiçi nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës. Do ishim fatlum të ndodhte e kundërta. Por...! Në një televizion të Serbisë ai shprehet: "Në një moment, ne do të kemi presion, por ma lini mua, unë jam një veteran i politikës". Çfar nënkupton kjo? Mosnjohje të Kosovës. Po këtej nga ana tjetër a ka ndonjë veteran në politikë? Kjo mbetet për tu parë, deri më sot Kosova është paraqirur në bisedime pa platformë! Më e keqja, janë bërë disa rezoluta në Kuvend, dhe "lartmadhëria" e tij, herë si kryeministë e herë si president nuk i ka marrë fare parasysh ato! Shpresoj dhe besoj se do të dalë i pastër në Gjykatën Speciale. Ai formimin e saj e përkrahu dhe vetë. Lufta e UCK-së qe e pastër dhe e drejtur në anën e duhur të historisë. Ajo solli lirinë. Paradoksi qëndron se kjo gjykatë nuk u ngrit për viktimën dhe jo për agresorin! Duhen dënuar krimet serbe.

•Ekipi negociator duht të marrë në konsideratë 9 pikat e paraqituer nga Lajçak. Prioritetet e palës kosovare dhe të platformës së saj të jenë në përgjigje të asaj të, Lajçakut. Plani në fjalë për pikën e nëntë shprehet se do bëhet: "Debati për mundësi të njohjes së Kosovës". Sa turp për To!? Të tetë pikat e tjera i konvenojnë më shumë Serbisë. Pika e nëntë, duhet të ishte pika e parë e debatit për ekipin negociator të Kosovës, duhet formuluar ndryshe, ku pa u arritur njohja nga Serbia, bisedimet duhet të ndërpriten. Askush se ka bërë këtë, veç¹ Ramushit dhe Kurtit! Ndaj duhet të dalë ekipi i ri negociator, dhe në grup do të do përballojnë me sukses bisedimet e vështira me Serbinë. Kështu do kenë sukses të plotë. Jo si deri më tani ku në negociatorët janë treguar inferior dhe servila ndaj Serbisë dhe jo të sinqertë me opinionin shqiptar. Tjetër angazhime marrin në bisedimet me Serbinë, të kundërtën ju servirin shqiptarëve të Kosovës dhe opinionit të gjërë shqiptar. Kjo më e pakta është hipokrozi! Mosni kështu, kush ka rënë pre e shërbimeve të fshehta të dënojë veten, por jo Kosovën. Në bisedimet me Serbinë duhet platformë, duhen objektiva të qarta dhe vija të kuqe? Atje "thuhet" se shkojmë për njohje? Si mund ta besojmë këtë kur kryesuesi i delegacionit serb Marko Gjuriç shprehet: "Pati pajtim për vazhdimin e bisedimeve", bisedimet i cilëson "të vështira", dhe theksojë se "nuk ka bisedime për njohje të pavarësisë së Kosovës". Po për këtë problem, që përbën "thembrën e akilit" për Kosovën, Hoti shprehet: Kosova ka hyrë në bisedime për ta përmbyllur proçesin me njohje të ndërsjelltë". Mirë po të ishte kështu, po ku e ka të shkruar, zoti Hoti këtë? Në asnjë vend të marrveshjes së servirur nga BE-ja! Mbi 10 orë në Kuvendin e Kosovës Hoti nuk paraqiti asnjë platformë. Ai në Kuvend mbeti te Kushtetuta e Kosovës, ruajtja e tërësisë territoriale të saj, te funksionimi unitar e simbolet e shtetit.

Shumë bukur, pajtohem 100% me to, por duhet platfotma e hartuar nga specialistët për to, që të paraqitet në Bruksel, dhe e ndoshta vjen dhe njohja. Do ishte shumë mirë të vijë njohja nga Serbia. Mendoj se nuk do vijë tani, por punë e madhe, me gjak u fitua liria e pavarësia e Kosovës. Hoti, me gjithë respektin që kam për të si njeri i qetë dhe i ekulibruar, nuk mund të bëjë asgjë. Atë nuk e lenë " ujqërit e vjetër" në politikë të punojë e ta çojë përpara këtë proçes. Rusisë i duhet të ruhet statukoja në Ballkan, e këtë shërbim ja bën Vuçiçi me argatët shqipfolës në Kosovë e gjetkë.

•Qeveria e re e Kosovës duhet:

1-Të dalë me një platformë për bisedinet me Serbinë.

2-Të bazohet te tre Jotë e Grupit të Kontaktit.

3-Të mos negociohen: Ndarja e Kosovës dhe elementët e shtet formimit të saj, shkëmbimi i territoreve , apo dhe ndryshimi i kufijve.

4-Pika e parë e platformës me 9 pika e BE-së të jetë: Njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Në rast se nuk pranohet nga pala kundërshtare duhet të ndërpriten bisedimet. Kur më, nëse jo tani?

5-Të shkohet në bisedime me kërkesa të qarta ndaj Serbisë për të gjitha çështjet e hapura. Këtë e bën ekipi dhe jo Hyseni!

6- Televizionet dhe medja në Kosovë e shumë përfolur deri tani, të vihet në shërbim të Kosovës. Medio, në bashkëpunim me Qeverinë e re, Ministrinë e Kulturës, Mbrojtjes, Akademinë e Shkencave, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së të denoncojnë si agresore Serbinë dhe jo të bien në "kurthin" e sajë.

7-Të merret seriozisht problemi i shtet ndërtimit të Kosovës, i nënvlerësuar apo i keqpërdorur deri tani nga disa politikanët të pa përgjegjshëm të saj. Kosova e fitoj luftën, e bashkuar do të fitoj dhe paqën!

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 31.07.2020



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora