E enjte, 18.04.2024, 01:07 PM (GMT+1)

Editorial

Ilir Çumani: Paradoksi i ''Rilindjes...!''

E shtune, 01.08.2020, 07:59 PM


PARADOKSI I “RILINDJES....!!!”

NGA ILIR ÇUMANI

Kryeministri Rama me të tijët në qeveri e në parlament, mburret e kapardiset se, në muajt shtator - tetor të këtij viti, do të nisin punimet për hapjen e një kantieri të madh energjitik, më i madhi në 100 vjet...(!!!) Fjala është për Parkun e Energjisë Diellore në Karavasta të Divjakës. Propaganda e qeverisë hapi këto ditë siparin përmes mediave të kapura dhe të blera nga Kryeministri, e, gjithashtu rrjetet sociale të aradhës së Rilindjes po çahen nga Tam - Tamet e kësaj propagande për këtë investim që kushton jo pak, por 100 Milion Euro....(!!!) “....Punë dhe Vepra...”, - thonë ata, dhe ngazëllehen kur përmendin shifrën 100 Milion Euro të këtij investimi të madh, që, gjithsesi, është më i vogël se shuma prej 110 Milion Euro nga dëmi emonomik që Despoti ynë Edi Rama i ka shkaktuar ekonomisë së vendit tonë, më i varfëri në rajon dhe në Evropë. Ky dëm, ka ardhur si pasojë e tekave dhe kapricove nga konflikti që Kryeministri nisi vitet e fundit me sipërrmarësin dhe investitorin italian të medias së ish televizionit Agon Channel, Francesco Beccetti, ku Arbitrazhi i Gjykatës Ndërkombëtare, përmes Vendimeve të formës së prerë e detyron Shqipërinë të nxjerrë nga thesari i shtetit shqiptar këtë shumë për t’ia paguar në formën e Dëmit të shkaktuar këtij shtetasi të huaj për faj të Kryeministrit konfliktual Edi Rama, i cili hakmerret ndaj të gjithë atyre investitorëve strategjik kur ata nuk i shkojnë pas avazit “Liderit të Ballkanit”. Dhe po të mendosh se ky është vetëm një rast, nga shumë raste të tjera që, për faj të Kryeministrit, populli i varfër shqiptar si taksapagues, do ti paguaj si haraç sa frëngu pulën të gjitha tekat dhe kapriçiot e Edi Ramës, që kanë të bëjnë me çështje të tjers që janë gjykuar dhe po gjykohen nga Gjykatat dhe Arbitrazhi Ndërkombëtar dhe që kapin edhe këto shifra të frikshme prej qindra e qindra milion euro të tjera.... E sërish kapardisen dhe mburren në rrjete sociale, në media e kudo kur proklamojnë: “.....PUNË dhe VEPRA....”. E nëse të gjitha këto bëma quhen “PUNË”dhe “VEPRA”....”, një DJALL shkofshit të gjithë ju së bashku me Despotin tuaj që e jeni bërë bela këtij vendi, dhe këtij populli, i cili nuk ka për t’ju harruar për gjithçka i keni bërë dhe po i bëni këtij vendi.....

Investitori italian Franccesco Beccetti



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora