E shtune, 20.04.2024, 05:26 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Beqir Cikaqi: Me shqiptarët e Trevisos

E diele, 09.11.2008, 09:00 PM


Beqir Cikaqi
Me shqiptarët e Trevisos

 

Nga Beqir Cikaqi

 

Treviso është një qytet i bukur italian, ku shqiptarët e kan vendin e tyre te nderuar. Karakteristikë tjetër është se ka një numër  të madh të hapsirave -Shesheve, që gjat vikendeve jan te stermbushura me qytetar të ndryshem, e kuptohet edhe me shqiptar, që jetojn e punojnë këtu që e shfrytzojn rastin edhe te takohen në mes veti.

Një proverb gazmore që do ta dëgjosh gërësisht ndër shqiptarët e këtueshëm thot se"Në Treviso e ke vështirë të merresh vesh po nuk  dite shqip!"Sado e hipërbolizuar që duket , kjo thënie ka të bëjë me realitetine qytetit italian Treviso dhe provincen e sajë.

 

- Si njihet Treviso, te vendoret dhe te shqiptarët!

 

Provinca e Trevisos ka 95 komuna, e së bashku me  provincat e Belluno, Padova,

Rovigo, Venecia (që në gjuhen shqipe njihet me emrin Venediku), Verona e Vicenza e përbëjn Rajonin (Region) e Venetos, njërin ndër gjithsej njëzet regjione sa ka Italia. Trevison, si emër e ka bërë të njohur  në opinionin vendor dhe ndërkombëtar ekipi i basketbollit "Beneton”. Ndërsa  për shqiptarët, e sidomos ata nga Kosova, Treviso njihet si "qytet i shqiptarëvë". Kjo sepse Treviso konsiderohet se është provinca që ka më së shumti shqiptar të ardhur në këto vitet e fundit. Në këtë rast duhet theksuar se migrimi i kosovarëve në Italinë krahasim me atë në vendet tjera perëndimore është më i vonë.

Shqiptaret  fillojn të vijnë këtu me një numer simbolik qysh në fillim të viteve të nëntëdhjeta, ndërsa shqiptarët e Kosovës këtu në Itali vin me shumicë, vetëm në prag të luftës së Kosovës, gjatë luftës edhe pas saj. Këtë e mundësonte edhe qeveria italiane me disa ligje lehtësuese për të huajt, sidomos për për ndërtimtarët, ndërsa kosovaret këtu konsiderohen si muratorë e ndërtimtar shumë të mirë.Aq shumë jan të identifikuar ata me këtë profesion sa që kur një kosovar e ploteson ndonjë dokument-kërkesë në organet vendore, posa të tregojë emrin e mbiemrin dhe prejardhjen, nuk ka nevojë të tregojë edhe profesionin. Nënpunësi do ta shënojë vetë.Profesioni: murator! Dhe vërtet shqiptarët që jetojn në provincën e Trevosos, po jo vetëm në këtë provincë, janë puntorë të mirë dhe kryesisht punojn në ndërtimtari, pos një numri të vogël edhe ne profesione të tjera qe kan hapur edhe lokale e restorante, sikurse vëllëzërit Begaj nga Banja e Malishevës(Bar),vëll.Bashota, nga Klina(Pizzeri), mandej ,vëll.Suka nga Theranda(market),etj.

  Një numër i konsiderueshem i shqiptarëv  pasi që njohin punen e ndërtimtarisë janë bërë të pavarur d.m.th kan hapur firma private, kështuqë realizojn fitime më të mira, dhe njëkohesisht kan mundesi të sigurojnë punë edhe  ndonjë tjetri.

Në këtë provincë jetojn kryesisht shqiptar nga Kosova(më së shumti në numër) e veqenarisht nga rrethet e Therandës, Prizrenit,Malishevës, Rahovecit, por edhe nga Ferizaji,Klina,Vitia, Drenasi, mandej edhe nga Tetova e Gostivari, duke mos i harruar edhe ata nga Shqipëria, kryesisht nga ajo qendrore dhe veriore.Po thuaj të gjithë punojn punë fizike, me prejashtim të ndonjë përkthyesi, dhe ata kryesisht janë nga Shqipëria, të cilët të ardhur si ma të hershëm, e zotrojn mjaft mirë gjuhen italiane,ndonëse duhte permendur edhe perkthyesin e liçensuar edhe te organet vendore zotin Isak Murseli, që vjen këtu si shqiptar nga Gostivari.Grupit të vogël të shqiptareveqe nuk merren me ndertimtari e pun fizike në bujqësi i takon edhe i riu nga Prizreni,Besnik Besimi, i cili është agjenti me i sukseshëm i Kompanise se sigurimeve TORO,në provincën e Trevisos, i cili se shpejti mendon të behet i pavarur në këtë drejtim, dhe mendon që t'a  zgjeroj aktivitetin edhe ne Shqipëri e Kosovë.

 

-Informimi dhe lidhja me atdheun e shqiptarëve të Trevisos

 

  Shqiptarët që jetojn e punojn këtu , jan mjaft kurioz te ndëgjojn lajme e informata për vendlindje-atdheun, dhe për të gjitha aktivitetet që zhvillohen në trojet etnike dhe diasporen shqiptare informohen përmes kanaleve televizive me sistem digjital, por ka ketu mjafte të atill që dëshirojn të lexojn edhe shtypin ditor, në gjuhen shqipe icili ne Treviso shpërndahet në dy punkte, te stacioni i trenit dhe ne qendren komerciale në Castelfranco, dhe si ne gjith Italin edhe në Trevizo vjen një ditë me vonesë, dhe për ta blerë një gazet ditore duhet bërë edhe disa kilometra, ndonëse te Bar Kosova të interesuarit mund ti lexojn gazetat e tyre te preferuara, qe këto jan :Zeri Dites, Bota Sot, ndersa nuk jan ditore por shperndahen  edhe Bota shqiptare dhe Shqiptari i italis që botohen në Romë.

  Ndërsa, bashkëatdhetaret me vendlindjei lidhin edhe dy axhensione(JahaTours dhe SabaTours) dhe një Kompani (Shpejtimi) e udhtimeve, që  me vija të rregullta çdo të shtune , a gjat pushimëve edhe me linja plotësuese me autobus i bartin udhtaret në vendlinje:Shqipëri, kosovë dhe anasjelltas, ndersa nuk kan vije te rregullt ajrore , ndonëse Treviso disponon aeroportin nderkombëtar.

 

  -Aktiviteti kulturor me pak përjashtime vetëm ’’në letër”

 

Pjeter Koleci - Piktor
Ajo që brengosështë se një mërgat kaq e madhe si kjo e Trevisos, ose edhe e Italisë përgjithësisht nuk është sa duhet e organizuar, organizimi këtu nuk është së paku as në shka;llën  e organizimit të shqiptarëvë në  Zvicër e Gjermani,edhe pse si të regjistruara te organet vendore jan dosa shoqata, si:”Dardania” në Montebelluno, “Besa” në qendër(Treviso),”Iliria “ në Conegliano, ma heret ka egzistu edhe “Shote Galica” etj. Tash pëqr tash  përveq Shoqatës “Dardania” që mundohet ta mbaj aktivitetin , te tjerat për momentin jan duke pauzuar.Ndersa Shoqata “Dardania” e ka edhe SHKA-ne me te njejtin emer, që kohe pas kohe paraqitet para shqiptareve këtu, sidomos per festat kombëtare, si per fetstat e nëntorit,te marsit e te qershorit.Njekohësisht SHKA”Dardania”, viteve të fundit e bënë edhe prezentimin e kultures shqiptare nëpër festivalet e ndryshme që organizohen në provincen e trevisos, e si ma i madhi eshtë ai në Gavera del Montella që mbahet gjat muajit qershor .

  Edhe si individ prezantimi I shqiptarëve është shqetësues, këtu bënë prejashtim, piktori I njohur nga Lezha, Pjeter Koleci, I cili ka marr pjese nëpër disa  ekspozita edhe ka dalur fitues, kur ato ishin me konkurs.Zoti Koleci ekspoziten e fundit e kishte kolektive edhe me artist vendor e të tjer në qendren e kultures në Trevizo gjat muajit gusht, për çka nga studiusit vendor ka marr lavdata  të merituara.

 

Shumë  shqiptar, pa asnje klub sportiv

 

Edhe jeta  sportive është e varfer, pasi nuk egziston asnjë  ekip sportive I regjistruar që i zhvillon garat, sikurse që ka në Gjermani e Zvicër, ndonese ka talent ,që si individ, ma shum në futboll, luajn për ekipe vendore.Edhe pse ska ekip te rexhistruar, ne turnire te futbollit te vogel paraqiten ekipe shqiptare dhe korrin rezultate, sikur qe eshte turniri tradicional SanBartolomeo, kun e mesin e shum ekipeve  , ekipi  BarKosova këtë vite ishte më i miri, si ekip, por edhe te gjitha trofet tjera te mundëshme I fituan shqiptarët(si golashenenuesi, portjeri, ekipi ferplej, etj).E për nder të festive të nëntorit dhe festive te marsit gjithashtu  shqiptaret organizojn turnire në futboll të vogel , ku marrin pjese ekipe shqiptare edhe ngadisa qytete tjera te Italise, e si individ paraqiten edhe nga Austria, Zvicra,Sllovenia e Gjermania.

 

-Shkolla shqipe e mësimit plotësues

 

Krahas shqetësimëvë tjera të shumta, problem mjaftë shqetësues është edhe rreziku I asimilimitnë gjeneratat e reja. Për ketë fajtor kryesor do të jen prinderit, që me sjellje  të papërgjegjëshme i lejojn që fëmijët e tyre të asimilohen, duke mos I dërguar fëmijët e tyrë në shkollën shqipe të MP.Këtu para tri vjeteve ishin tri punkte që vepronin në provincen e Trevisos,një në kuader te Shoqates “Iliria” te Coneglianos, një në kuadër të shoqatës “Besa” të Trevisos(qender), dhe një në kuadeër te Shoqates “Dardania” në Montebelluno.Këtë vite shkollor funksionon vetëm shkolla e Montebellunos, edhe ajo me  një numër të reduktuar në krahasim me vitet e kaluara , d.m.th. nga tre mësues sa punonin para tre vjetëve tani vetem një.Kjo po i brengos disa aktivist te shkolles shqipe,  për këtë në fillim të nëntorit do të organizohet promovimi i një libri, ku autori jeton dhe punon në provincen e Trevisos. Ky promovim do të shfrytzohet për të apeluar te bashkëatdhetarët shqiptar, se mësimi shqip në diaspor  për gjeneratat e reja qe lindin  jasht atdheut është  obligim prindor, moral edhe kombëtar.

 

E përfundoj këtë rëportazh nga dhe për provincen e Trevosos. Ku i  bashkangjiten  edhe disa foto.Për Trevizon, dhe shqiptarët që jetojn e punojn ka akoma se çka të shkruhet dhe do te shkruhet.

Nje program inx.te SHSHMP, kushtuar Epopese se UÇK-se

Bar Pizzeri PRISHTINA

Kantier qe punet i kryen firma PERZHAKU

Një nga rrugët në Treviso, që gjat vikendit ka edhe shum shqiptar

Shqiptar në Treviso, Avdullahu, Jetoni, Besniku, Alia...

Besnik Besimi, agjent i kopmanisë sigurimeve TORO

Një nga punktet e shitjes edhe te shtypit shqiptar

Një paraqitje e Shoqerisë Dardania



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora