E premte, 19.04.2024, 02:27 AM (GMT+1)

Faleminderit

Pal Neçaj: Fatbardh Doçi, burrë dhe intelektual i Malësisë së Gjakovës

E merkure, 29.07.2020, 08:20 PM


FATBARDH DOÇI, BURRË DHE INTELEKTUAL I MALËSISË GJAKOVËS

Nga Pal Neçaj

Dita e 22 korrikut 2020 na solli një lajm të rëndë dhe të dhimëshem : Ndarjen nga jeta të mikut tim të dashur dhe të respektuar Fatbardh Veli Doçit. Na rrembeu vdekja e pabesë  burrin e nderuar dhe njërin nga intelektualet më të zgjuar të Malësisë së Gjakovës. Ndërroi jetë dhe u largua për në amshim malsori i bukur fizikisht dhe shpirtrisht, me pamje kreshniku, trupgjatë dhe të drejtë si bredhi i alpeve tona. U shua pinjolli, pasardhes i Niman Sylës Krasniqes, oxhakut potriotik më të zashem në Malësin e Gjakoves e më gjërë.

Vdekja e tij po përcillet me dhimbje tronditese, jo vetëm të familjes e të fare fisin  të madh Doçi këtu në Nju Jork, në Tiranë, Tropojë etj.por edhe nga ne miqtë dhe shoktë e ngushtë të tij, komuniteti shqiptaro-amerikan tropojanë në Amerikë dhe të shumë njerëzve të tjerë në Diasporë dhe në Shqipëri. Dhimbjen e mallin e shton edhe situata e pazakont e krijuar nga pandemia që ka gjunjëzuar botën mbarë. Situatë e cila ta bën të kufizuar mundësin'e përcjuelljes të njeriut tënd më të dashur siç ka qënë tradita dhe meraku. Kjo situatë ua pamundeson edhe njerëzve më të afërm si prindërve, fëmijve apo vëllaut, motrës etj. të cilët nuk i ndodhen pranë, në përcjelljen e njeriut tyre për në banesen e fundit.

Fatbardh Doçi ishte njeri i mirë, në kuptimin e gjërë të fjales, i dashur me njerëzit padallim krahinor, fetar, shtresorë etj. Ai ishte, bujar, human dhe tolerant. Ishte burr'i i ndershem, i mençur dhe me personalitet vlersues. Gjithashtu ishte patriot që donte familjen, vendlindjen, Shqipërinë, Kosovën dhe kombin Shqiptar të bashkuar. Madje ishte i gatëshem të sakrifikohej për mbrojtjen e pavarsisë dhe lirisë tyre.

Mungesën e tij do ta ndiejnë thellë gjatë jetës, jo vetëm bashkëshortja Dolora (ish mesuesja e dalluar e Gjimnazit në B. Curri), vajzat e dashura Aljona dhe Kena, të katër nipat (djemt e vajzave) si katër yje gjithdritë të cilët gjyshi i mirë i donte aq shumë, jo vetëm  vëllau Skenderi, apo dhëndrat Gezimi dhe Fatmiri që i donte dhe i respektonte gjithmonë , jo vetëm të familja madhe Doçi në Nju Jork, Tiranë, Tropojë etj. por edhe  ne miqt'e shoktë te tij, kolegët e shkollës, të punës dhe të jetes.

Kanë kaluar rreth 50 vite që kur jam njohur me Fatbardh Doçin, me atë djal gjithëhijeshi, si thuhej nga populli, "me të ngelur sytë n'atë bukuri". Mësova se ishte nga Tplani, djali i Veli Nimanit. Ai ishte ndër specialistet e parë të bujqësisë, i cili kishte mbaruar arsimin e lartë me rezultate shumë të mira dhe titulluar "agronom". Qe nga ajo kohë ne u bëm shok'dhe miq ndërveti. Miqësi e cila, jo vetëm ruhej dhe do të vazhdonte në Shqipëri e Amerikë, por edhe do të focohej gjithnjë e më shumë duke lidhur miqësi familjare.

Fatbardhi ishte specialist që studionte në menyrë sistematike per ngritjen e nivelit profesional  dhe shkëncor. Mësime të cilat do t'i zbatonte në praktikë për rritjen prodhimit bujqësor. Ai për shumë vite drejtoi institucionin e Farnave të rrethi Tropojës. Punoi pa u lodhur, jo vetëm në zgjedhjen dhe sigurimin e farnave të rendementeve të larta, në përshtatje me tokën dhe klimën e zonës, por edhe në ndjekjen e kultivimit tyre në gjitha zonat dhe fshatrat e rrethi, nga Zogaj deri në Brisë, nga Shëngjergji i Berishë e deri në Çerem.

Fatbardh Doçi ishte burrë fisnik, shoqëror, fjalë mbatës dhe besnik. Me punë të palodhur është përpjekur dhe ka bërë më të mirën e mundëshme në dobi të rritjes së prodhimit e zhvillimi të bujqësisë në rrethin e Tropojës. Ai,si rallë kush tjeter, guximshem ka shprehur "rezerva" kundër ndonje reforme ose vendimi që merrnin aso kohe jo vetëm organet në rreth, por edhe ato "Lart" Pra shprehte mendinin e tij pa përfillur presionin që i bëhej apo deshirë e "shefave", papërfillur pasojat

Ai ishte intelektal i zgjuar, aktiv dhe i aftë për të debatuar për probleme të ndryshme me cilido që deshironte. Dhe ajo që ka vlerë, ishte se në ndarje mbeteshin miq. Ai ishte njeri i thjeshtë dhe modest. Kurrë, në jetë e tij, asnjë herë, në asnjë rast, në asnjë rrethanë nuk u mburrë si nipi i Niman Sylës, si djali i Veli Nimanit apo si vëllau i Skender Doçit, emrat e të cilve janë shkruar në historin e lavdishme të kombit shqiptar dhe janë ndera e Malësisë. Përkundrazi Fatbardhi kokurur si kalliri i grurit me shumë kokrra, punoi dhe formoi personalitetin e tij.

Janë bërë rreth 25 vjet që kur Fatbardh Doçi emigroi familjarisht në Amerikë dhe jetoi në Nju Jork. I nxitur nga dashuria dhe malli për vendin tonë dhe çdogjë shqipëtare, punoi për organizimin e emigrantave shqiptaro-amerikan n'aktivitet kulturore  e politike ku mbaheshin tema dhe lexoheshin shkrime atdhetare. Ai do të marrte pjesë aktivisht në demostratat qe organizoheshin para OKB për pavarësin'e dhe lirinë e Kosoves dhe bashkimin e trojeve Shqipëtare. Gjithashtu do të kontribonte tek Fondi "Vendlindja thrret" për Kosovën. Ai së pushoi se shkruari artikuj historiko-politik dhe patriotik të kombit tonë.

Fatbardh Doçi ishte inisiatori dhe organizatori më kryesor i mbajtjes së Sesionit shkëncor dhe historik, (këtu në Nju Jork ) për "Konferencën e Bujanit" si dhe të "Simpoziumit historiko-shkencor, me rastin e 600 vjetorit te lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit - Skenderbeut". Në këto aktivitete ai ka mbajtur edhe kumtesa.

Fatbardh Doçi u larguar nga kjo jetë fizikisht, por emri, vepra dhe kujtimi i tij nuk do të vdesin kurrë. Ai do të jetë në zemrat dhe mendjet, jo vetëm te familjes e fare fisit tij të gjërë, jo vetëm të ne miqve të ngushtë të tij, por edhe të qytetarve të shumtë, në Diasporë dhe në Shqipëri që e kanë njohur nga afër dhe kanë patur lidhje me Të.

I lehtë i qoftë dhéu qe e mbuloi! U prehtë në Paqe dhe i përjetëshem qoftë kujtimi i tij!

Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga Pal Necaj, NY, USA



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora