E diele, 09.08.2020, 04:24 AM (GMT+1)

Komente

Florim Zeqa: Vetëdijësimi i qytetarëve, e vetmja mundësi për ndryshim!

E marte, 28.07.2020, 05:35 PM


Vetëdijësimi i qytetarëve, e vetmja mundësi për ndryshim!

Shkruan: Florim Zeqa

Përçarja e skenës politike e nisur ne fillet e saj po vazhdon edhe në ditët e sotme. Shkaktimi i krizave të njëpasnjëshme institucionale në vend janë produkt i kësaj klase politike, e cila asnjëherë nuk u muar seriozisht me problemet e qytetarëve, por vetëm për interesat e tyre personale.

Rënja e paralajmëuar e 'Qeverisë Hoti' nuk është e para dhe as që do të jetë e fundit. Sikurse qeveria paraprake edhe kjo do të rrëzohet nga brenda e jo nga jashtë.

Humbja e fuqisë politike të një lideri partiak në koalicionin qeverisës po bëhet shkaktar i rënjes së qeverive, madje kjo tashmë është bërë dukuri e zakontë.

Uniteti i brishtë qeveritar dhe opozicioni i liderëve partiak po bëhet shkas i rënjes edhe i kësaj qeverie, e cila deri më tani, në mos për suksese, është shquar për urtësi dhe maturi politike.

Me rrëzimin e 'Qeverisë Hoti', po bëhemi shëmbulli më i keq në rajon i rrëzimit të dy qeverive brenda gjashtë muajve me pandeminë si "senduiq" në mes!

Rënjen e 'Qeverisë Hoti' nuk mund ta parandaloj as shkopi magjik i zgjidhjes së të gjitha problemeve.

Pavarësisht faktit, se sa gjatë do të mbetet në pushtet, 'Qeveria Hoti' shënoi rekordin e parë të zgjedhjes së dy qeverive brenda një legjislature të Kuvendit!

Se a do të thyhet ky rekord apo do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, sërish varet nga dakordimi i krerëve të këtyre partive politike, të cilët përafërsisht janë bërë të gjithë të njëjtë.

Pavarësisht se kush do të vie nesër në krye të ekzekutivit, përseri do të përballet me të njëjtat probleme dhe vështirësi. Me vete do ta ketë edhe "Lista Srpska", si një të keqe të domosdoshme, që kjo klasë politike e pranoi si kategori kushtetuese me vende të rezervuara në Kuvend.

Bashkëjetesa me virusin do të jetë një e keqe shtesë, e cila i ka sfiduar edhe qeveritë e vendeve më të fuqishme, e lërë më neve se jemi ende në margjinat e ndërtimit të shtetit.

Shihet qartë se partitë aktuale nuk janë të afta të përballen me problemet madhore që ka vendi, e aq më pak me menaxhimin e pandemisë.

I suksesshëm në drejtimin e shtetit do të jetë një lider apo një subjekt politik që është i gatshëm t'i merrë jo vetëm meritat, por edhe të gjitha përgjegjësitë për dështimet gjatë rrugëtimit politik.

Krijimi i blloqeve të reja politike, jo vetëm që nuk paraqet shpresë dhe shpëtim për vendin, do ta zgjasë "Status Quon" politike si dhe do t'ua shtojë vuajtjet qytetarëve të vendit dhe brengat e mërgimtarëve.

Për shkak se këta politikan, jo vetëm që s’dinë dhe s'kanë kapacitet, nuk mund as të zhveshen nga interesat personale, gjegjësisht nga zhvatja dhe grabitja e posteve, gënjeshtrat dhe mashtrimet e përditshme.

Shpresa mbetet tek ngjizja e një alternative të re politike dhe tek vetëdijësimi i qytetarëve, me mosvotimin e politikanëve mashtrues si e vetmja mundësi për largimin e kësaj klase të papërgjegjshme nga skena politike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora