E shtune, 20.04.2024, 04:17 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Vlerë e fisme, humane dhe intelektuale

E marte, 28.07.2020, 06:26 PM


Ndue Ukaj:

Deputetët e VV- së, të edukuar me propagandë të egër, me gjuhë të urrejtës dhe të linçimit, nuk mund ta gëlltitin gjuhën e mençur, të edukuar dhe kompetente të Kujtim Shalës, ndaj tentojnë që me spërkala dhe pështymë të përlyejnë atë.

Për ta dhe epigonët e tyre, më së miri vlen ajo shprehja e mirënjohur: dielli me shoshë nuk mund të mbulohet. Sepse në Kosovë, të gjithë tashmë e dinë se ç’gjuhë të urrejtës dhe të propagandës së egër dhe aspak etike promovojnë ca deputetë të VV-së.

Kujtimi është kundërpeshë kundrejt arrogancës së tyre, është kundërpeshë kundrejt retorikës së tyre boshe, është kundërpeshë kundrejt trilleve dhe sajimeve të gërditshme politike.

Po, Kujta të tillët i shkërmoq me fakte, gjuhë të qartë, të matur dhe të argumentuar deri në pikë të fundit dhe duke qenë i vërtetë përherë.

Të jemi të qartë: Kujtim prej se është në politikë e ka fisnikëruar dhe humanizuar mendimin politik dhe i ka dhënë jetës politike dije, urti dhe kulturë.

Ndaj, të mendosh dhe të pretendosh se ai mund të jetë shkaktar i një përplasje në Kuvend është marri që mund të inskenojnë dhe imagjinojnë vetëm mendjeurrejtësit e VV-së dhe apologjetët e tyre të mediave virtuale.

Vërtet, vlera e fisme, humane dhe intelektuale, të cilat i përfaqëson Kujtimi, janë halë në sy për VV-në dhe politikën e tyre të gjuajtjes së shtrigave.

Për këtë arsye, Kujta është makth përballë gjuhës mashtruese të VV- së. Për faktin se ai është politikan atipik, i urtë dhe i kulturuar, shkrimtar dhe studiues me sqimë të veçantë krijuese dhe përfaqëson vlerë të madhe për LDK- në dhe për Kosovën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora