E enjte, 28.03.2024, 10:16 AM (GMT)

Intervista » Entela

Entela Binjaku: Daniela Stoica, një profesioniste për drejtimin e Departamentit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Korçës

E marte, 28.07.2020, 08:04 PM


Daniela Stoica, një profesioniste për drejtimin e Departamentit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Korçës

Nga Entela Binjaku

Të enjten e datës 30 korrik 2020 do të mbahen në vendin tonë zgjedhjet në institucionet publike të arsimit të lartë. Në këtë garë ka mjaft kandidatë që spikasin me aktivitetin e tyre didaktik, punën si kërkues dhe jetëshkrimin profesional. Por, nëse në shumë raste vëmendja përqëndrohet tek universitetet në kryeqytet, kjo vëmendje duhet të përqëndrohet edhe në zhvillimet në institucionet e larta rajonale. Në Universitetin “Fan S. Noli’’ në Korçë në garën për drejtuese të departamentit të gjuhëve të huaja ndodhet Daniela-Carmen Stoica. E lindur në Rumani, Daniela ndodhet në vendin tonë prej18 vjetësh. Ajo ka nisur të punojë për Universitetin në vitin 2004. Në këto zgjedhje Daniela garon për herë të dytë. Njëlloj si herën e parë edhe në zgjedhjet e këtij viti, ajo është kandidatja e vetme në garë.

Daniela-Carmen Stoica është lektore e parë dhe kërkuese me kohë të plotë në Departamentin e gjuhëve të huaja, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, të Universitetit ‘’Fan S. Noli’’.

Ndërkohë është edhe Pedagoge e jashtme në Departamentin e gjuhëve sllave dhe  ballkanike, Departamentin e gjuhëve të huaja, Universiteti i Tiranës. Si pjesë e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë Znj. Stoica mbulon lëndët e gjuhës dhe kulturës rumune, gjuhës dhe qytetërimit latin, letërsisë amerikane si dhe didaktikën e letërsisë jo-artistike në gjuhën angleze. Lidhur me formimin  e saj të lartë, Daniela Stoica ka kryer studimet e larta në Filologji, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Bukureshtit. Më tej ajo vijoi studimet mastershkencor në Letërsi dhe Kulturë Europiane,  në Universitetin “Aristotel” të Selanikut në Greqi.

Prej vitit 2015 ajo mban titullin doktor në filologji, marrë në Fakultetin e Letrave, të Universitetit të Bukureshtit, Rumani. Ndërkohë dy vjet më pas kreu edhe studimet postdoktorale, në Universitetin e Vigos, Spanjë. Daniela Stoica është folëse e disa gjuhëve si anglisht, frëngjisht, greqisht, spanjisht dhe natyrisht rumanisht që është gjuha e saj amëtare. Me gjuhën shqipe ajo është njohur pasi është takuar shpirtërisht me të. Aktiviteti i saj i pasur didaktik është shtrirë edhe me pjesëmarrjet në shkollat verore në Shqipëri dhe Rumani falë bashkëpunimeve me Institutin Kulturor Rumun.

Ndiqni në vijim edhe bashkëbisedimin tonë:

Daniela si erdhët në këtë vendim për të kandiduar? Cila ishte nxitja kryesore?

D. STOICA:  “Për 16 vjet kam dhënë kontributin tim për rritjen e Departamentit të gjuhëve të huaja, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e cilësisë të programeve të studimit, ashtu edhe në rritjen e cilësore dhe sasiore të botimeve kolegëve te mij në departament dhe në fakultet. Tani mendoj se mund të sjell kontributin dhe vizionin tim në proçesin e vendimmarrjes.

Nxitja kryesore është ardhja e momentit kur Departamenti i gjuhëve të huaja dhe Universiteti i Korçës duhet të marrin një drejtim plotësisht europian, ku projektet europiane, qoftë në fushën e kërkimit shkencor, qoftë në fushën e mobiliteteve të studentëve dhe të pedagogëve, të zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të natyrshme, duke afruar këtë Universitet me universitetet e Europës Juglindore dhe Perëndimore”.

Çfarë mendoni se mund të sillni për Fakultetin nëse zgjidheni?

D. STOICA: “Atë që mund të sjell për Universitetin, por në veçanti për Fakultetin, unë e kam sjell prej shumë kohësh tashmë: kontaktet dhe lidhjet e mia akademike me universitete dhe institucione kërkimore dhe kulturore nga Rumania, Spanja, Greqia, Italia dhe SHBA, ashtu edhe përvojen time akademike dhe kërkimore të fituar gjatë formimit tim si filolog në Rumani, gjatë kualifikimit tim në universitete nga Rumania, Greqia, SHBA, Sllovenia, Spanja.

Dua të përmend këtu një program Erasmus+ të fituar vitin e kaluar me Universitetin Teknik të Kluzhit, në veçanti me Fakultetin Filologjik të Qendrës Universitare Nord Baia Mare. Si pasoje e aplikimit të muajit janar 2019 në lidhje me mobilitetet me shtete që nuk janë anëtare të BE-së, të financuar nga Programi Eramus, aksioni (key action)  KA107, Universiteti Teknik i Kluzhit ka marrë financim për të zhvilluar mobilitete me dy universitete nga Shqipëria, njëra prej tyre është  Universiteti i Korçës.

Dëshiroj të shtoj edhe përvojen time në drejtim të vendosjes të marrëveshjeve dypalëshe me universitete/fakultete nga Europa Perëndimore dhe Juglindore duke përdorur përvojen time të fituar me vendosjen e marrëveshjeve midis Unieversitetit tonë dhe Universitetit Valahia te Targovishtes (2009), midis Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë dhe Fakultetit Filologjik të Qendrës Universitare Nord Baia Mare, pjesë e Universitetit Teknik të Kluzhit (2019). Dua të përmend këtu Projektin kombëtar SHKOLLA VERORE PËR STUDENTË DHE PUNONJËS BIBLIOTEKE NGA SHQIPËRIA, shkollë e cila u zvillua nga data 15 deri më 24 korrik 2019 pranë Fakultetit Filologjik të QUN Baia Mare. Projekti, i cili ka ndërthurur më shume komponente, ka qënë një sukses i vërtetë, me jehon të madh në Rumani dhe në Shqipëri. Synimi im dhe i partnereve tanë është që shkolla verore të bëhet nje traditë.

Gjithashtu, në cilësine e përfaqesueses kombëtare në Komitetin Europian ERA (Standing Working Group on Human Resources and Mobility-ERA), në bashkëpunim me AKKSH-in dhe Ambasadën Rumune në Tiranë, jam duke punuar për vendosjen e bashkëpunimit midis AKKSH-it dhe Agjencisë kërkimore homologe rumune, e cila menaxhon të gjitha projektet kombëtare dhe ndërkombëtare në Rumani. Duke arritur këtë bashkëpunim, mund të synojmë më pas për vendosjen e marrëveshjes së baskëpunimit midis Shqipërisë dhe Rumanisë në nivelin e ministrive të arsimit përkatëse”.

Cila mendoni se është pika juaj më e fortë për këtë detyrë?

D. STOICA: “Pika ime më e fortë për këtë detyrë mendoj se është pozitiviteti, tendenca për të parë gjithmonë anën e mirë të gjërave edhe në momente vështirësije, dëshira për të bashkëpunuar me të gjithë, kolegë dhe studentë, në interesin e përbashkët. Këtu mund të shtoj edhe aftsitë e mia komunikuese, faktin se flas rrjedhshëm në një nivel të avancuar ose mesatar 5 gjuhë me të cilat punon Bashkimi Europian (anglisht, frengjisht, spanjisht, greqisht dhe rumanisht)”.

Nëse një student apo koleg do të donte të merrte pjesë në votim, pse do të duhej të votonte për ju?

D. STOICA: “Studentët, ashtu edhe kolegët që mbështetin kandidaturën time, janë shprehur tashme në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah shansin që Departamenti im ka me kandidaturën time të marrë një profil europian, ashtu siç i nevojitet nje departamenti të gjuhëve të huaja”.

Keni ndonjë mesazh sidomos për studentët tuaj?

D. STOICA: “Pavarsisht se vota e studentëve nuk llogaritet për pozicionin e përgjegjesit të departamentit, mesazhi im për ata është që të shkojnë në vot dhe të votojnë për të patur një përvojë akademike europiane. Ju faleminderit!”



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora