Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Në Dardani nuk ka përçarje fetare

| E marte, 28.07.2020, 07:55 PM |


Në Dardani nuk ka përçarje fetare

Nga Gani Mehmetaj

Në Dardani nuk ka përçarje fetare, edhe pse shoqatat islamike turke e arabe po bëjnë p?rpjekje të mëdha të nxisin konflikte të këtilla. Por Agimi, Vjollca, Dardani, Iliri, Gjini, Hasani, Hyseni etj po bëjnë përpjekje ti kundërvihen beduinëve e anadollakëve dhe ideologjisë së tyre vrastare. Kjo nuk është luftë kundër islamit, por luftë kundër poshtërimit.

Nuk jemi kundër faltoreve, mirëpo xhami kemi më shumë se turqit e arabët për kokë banori. Hasani e Hyseni duan qe xhamitë të mos ua zënë vendin shkollave, teatrove, kinemave spitaleve e ambuancave.

Zefi e Gjergji nuk janë përzi në këto gjëra. Por është e natyrshme që e duan qytetëririmin evropianê, mu si Hasani e Hyseni, nuk duan që islami t' u bëhet gurë në qafë që do ti fundos.

Jemi në Evropë, nuk jemi në Azi.