E enjte, 28.03.2024, 04:30 PM (GMT)

Mendime

Bardh Uka: Ndërtimi i objekteve fetare te ne

E marte, 28.07.2020, 05:17 PM


ME SHKAS

Ndërtimi i objekteve fetare te ne

Shkruan Bardh Uka

….“Për kombin dhe lirinë” !?… Kështu lexova, këto ditë, në një portal, komentimin e një lexuesi i cili e arsyetonte qëndrimin e tij pro ndëtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë … ! Tingëllon bukur “an face”(në dukje) por, në esence(në brendi) apo dhe nëse lexohet mes rreshtash dhe përnjihet sfondi gri nga ku del kozmetika e bukur,… nuk është ashtu si thuhet! Për fat tone të keq, kjo ka të bëjë me manipulimin e njërës palë dhe aftësinë manipuluese të palës tjetër që, së pari, na e lajnë trurin e pastaj veprojnë si “dirigjenti në sallën e koncertit të madh”, duke investuar në objekte fetare e ku, faza e tretë, që do të vijë, është rekrutimi i të mjerrëve(“les miserable”) hazërxhinj të thekur, të cilët kënaqen e madje bien edhe në delirin e sojit të vet, vetëm sepse përmendet feja dhe përkushtimi ndaj zotit( ky slogan shfrytëzohet si mjet narkotik i kirurgut tek pacienti i sëmurë, si rëndom, çdo pushtues i huaj e ka përdorur te ne për të mbërritur atë që e synon ai…) duke ngritur kështu godina betoni e duke u lëshuar në garim se cili ndërtim do të jetë më ekskluziv dhe më i shtrenjtë me përzierje(miksim) të stileve klasike e moderne, në një veprim që bie ndshesh me natyrën tonë saqë nuk bëhen “përshesh”…! O “milet”, mëvetësia e kombi dhe liria e shtetit kombëtar bien ndesh me ideologjinë fetare dhe ndërtimin e objekteve fetare të cilësdo fe a konfesion qofshin ato! Sepse, në fe dhe nëpër objektet fetare mësohet, diskutohet e propagandohet për fenë dhe besimin në atë fe dhe jo për kombin që e lidh gjaku, gjuha e atdheu i përbashkët…?! Pra, feja është universale; e njëtë pët të gjithë besimtarët e saj që e praktikojnë atë kudo qofshin gjeografikisht ata, pa përcaktim kombëtar, gjuhësor e politik. Kurse kombi, i ngjason një “Lisi me Rrënjë, Trung e Degë që veç një Farë unikale pjek ”, i lindur në token mëmë dhe përkëdhelur e rrahur në klimën e viseve të fiseve në nënqiellin te vet, ai është i veçantë sepse ka karakteristikat e veta nacionale, historike, gjuhësore, etnologjike e etnografike të zakoneve, të dokeve dhe traditës popullore si dhe shumëçka tjetër…). Nga fakti që populli shqiptar praktikon më shumë fe dhe konfesione njëkohësisht të cilat kohabitojnë (bashkëjetojnë) mes vete…por ama ka veç një atdhe që është Shqiptaria, një gjuhë që është gjuha shqipe, një culture që është ajo shqiptare dhe një histori që është ajo pellazgo-ilire-arbërore-shqiptare e pashkëputur, në vazhdimësi që nga lashtësia parahistorike e deri në ditët e sotme, pa marrë parasysh se sot cilën fe e praktikojnë në jetën e tzre pjesëtarët e këtij kombi të stërlashtë, themelues e ndërtues i shumë qytetërimeve, themelues i dinastive e mbretërive të ndrzshme botërore, krijues i Kulturës Mesdhetare dhe asaj Evropiane dhe jo kaq…! Garimet ndërshqiptare nga pozicionet e fortifikatave fetare…se, cili komunitet fetar(elementi shqiptar aspak i rëndësishëm ndërsa elementi fetar shumë i theksuar…që është për të ardhur keq…!?) do të ndërtojë sa më shumë objekte fetare dhe sa më të mëdha e madje dhe më ekskluzive....kjo, pra, nuk e forcon as kombin dhe nuk na e sjell as lrinë kombëtare, përkundrazi këto gjëra e mbërthejnë kombin shqiptar në “oborrin e mallkur” dhe e ngujojnë në fortifikatën konfesionale duke u kthyer kështu, ky popull i lashtë që i dha dritën botës … e vetë të getoizohet në prag të mileniumit të 21-të, por tani me dorën e vet… si kryerës argat i punëve fizike të kërkuara e urdhëruara perms duarve të zgjatura që janë në shërbimin “pronto” të porositësve e financuesve padronë me maskë bamirësie e me qëllime djallëzie për ta përmbushur e realizuar atë që nuk e arritën me pushtimet e tyre gjakatare ndaj neve… tani po e arrijnë me investimet e projektuara dhe aminin delirant tonë prej kurbani manifeston publikisht kënaqësinë që po flijohet në emër të fesë për adhurimin deri në idhujtari ndaj padronit të tij….?!

Kjo nuk e forcon kombin por për kundrazi e përçanë atë, si mos më keq, sepse shkon në dobi të atyre që i nxitin dhe financojnë projektet e këtilla….e ata kanë kush janë sot? Ata janë pasardhësit e pushtuesve tonë shekullorë në të kaluarën që nuk na e pranuan dhe as na e lejuan ta flasim e shkruajmë dhe mësojmë nëpër shkolla gjuhën e nënës pra gjuhën shqipe dhe as të deklarohemi e regjistrohemi si komb shqiptar, por vetëm si “milet” i ndarë në përkatësi fetare duke e llogaritur çdo pushtues atë populate sit ë veten dhe e regjistronte dhe numëronte si “nofus” të kombit të vet…kjo është e vërteta e që fjet me gojën e fakteve të shkruara në kartë, të rasteve të vrasjeve dhe djegieve të gjallë të patriotëve shqiptarë që kundërshtonin politikën asimiluese të pushtuesit të shqiptarëve… Këtu, për këtë shkrim, mora shkas nga debatet që po bëhen këto ditë nëpër portalet që ngase thirren shqiptare por përveç gjuhës që flitet shqip në këto debate tjetra është shumë e dyshimtë se kush po i rri pas… me: ideologji, strategji dhe mjete financiare? Pra, sërish, po them se e kam fjalën jo veç për pronarët e: xhamive të muhamedanëve, të teqeve të bektashijve, por edhe të katedraleve të katolikëve dhe kishave e manastireve të orthodoksëve…e që, populli im i lashtë, me njeriun e parë të bardhë si Agu i ditës, të dalë nga vetë rrezja e dritës së Diellit At e Zot i trungit pellazgo-ilir-arbër-shqiptar … që i mba lavar, ngarkuar mbi shpinë në të vetin kalvar..!

Po mjaft më me këtë injorancë prej torrollaku se, nuk shkohet në parajsë(xhehnnet) me shpirtin e dhënë me qira dhe zemrën e ndezur për një zjarr të huaj i cili nuk të ngroh por veç të djeg:!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Vetëdijësimi i qytetarëve, e vetmja mundësi për ndryshim! Kalosh Çeliku: Rruga për në Baba Tomor përkrahu me tri mike Aurel Dasareti: Duhet ta shpëtojmë atdheun nga shpërbërja Fahri Dahri: Tre të shënjtat e veçanta botërore ndodhen në Thesproti/Çamëri Adem Demaçi: Lutemi në një gjuhë që s’e kuptojmë! Xhemal Ahmeti, peticion qeverive shqiptare: Stop erdoganizimit osmanik të shteteve shqiptare Skender Jashari: Hoxhallarët rus, serb, turq e çerkez sërish i kemi në Bashkësitë Islame dhe xhamitë e Atdheut tonë! Ndue Dedaj: At Paulin Margjokaj, mea culpa dhe shqiptarët Fritz Radovani: Kujtoj kompozitorin e operës së parë shqiptare Arif Elezi: Qyteza e ëndrrave të mia Klajd Kapinova: Para vitit 1661 në Virxhinia, afrikanët nuk konsideroheshin zyrtarisht skllevër Halil Gashi: Iku nga jeta memorja e gjallë e historisë Pejane Ramiz Salih Brada Agron Tufa: AIDSSH - Tryezë Shkencore me rastin e 95 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh dhe antikomunistit Martin Camaj Enver Bytyçi: Vizita e Lulzim Bashës në Kosovë si dëshmi e ndryshimit! Ismet Balaj: Babai me të bijt jetën për bashkim kombëtar Korab Kraja: E shumë përfolura ''Xhamia Qendrore e Prishtinës'' Fritz Radovani: Si e mbylli jeten profesori? Kalosh Çeliku: Pashterkëkuqja Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, sipas numrit të banorëve, me burra shteti, si Tepelena, Qemali, Zogu dhe Noli Florim Zeqa: Kuvendi, tavolinë e pingpongut politik!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora