Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Yllit nuk i ngjitet balta

| E hene, 27.07.2020, 05:33 PM |


Jusuf Zenunaj

YLLIT NUK I NGJITET BALTA

Ylli dritëroi, kur pakkush guxoi

dritën e tij ta zinte n’gojë,

nga droja se terri do ta pushtojë !

Kush ndoqi rrugën e tij,

u ngri në akull,

u përballë me stuhi.

Ata që dikur nuk bënin,

as gek dhe as mek,

dje u gëzuan,

u zgërdhinë,

s’pushuan duke qeshur,

thanë e ç’ nuk thanë,

për atë që mbeti përjetë

me emër në tokë e në det….!!!

Ju që nuk ju lëshoi dehja,

moti ju janë ngatërruar dita e nata,

kot keni gjuajtur –

Yllit nuk i ngjitet balta !

MÊ 28 korrik 2018