E diele, 09.08.2020, 02:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Gjergj Kastrioti qëndron mbi epokat e ardhshme

E hene, 27.07.2020, 06:31 PM


Gjergj Kastrioti qëndron mbi epokat e ardhshme

Nga Gjon Keka

Sa më i madh ishte emri i Gjergj Kastriotit  në epokën në të cilën jetoi, aq më e madhe ishte jehona e emrit të  Arbërisë në Europë dhe Botë.

Të gjitha veprat e tij të shkëlqyeshme, u kryen nga ai me qëllim të brezave të ardhshëm.

Mbreti e kryezoti i Arbërisë – Gjergj Kastrioti ishte pothuajse sovrani më i vjetër në Europë dhe më i dalluari i epokës së tij - sigurisht ai nuk ishte një njeri i zakonshëm, dhe të gjithë ata që lexojnë mbi veprat e tij dhe shohin figurën e tij ,duhet ta shohin nga prizmi i një njeriu të jashtëzakonshëm sepse ai ishte i tillë.

Madje edhe sulltanët armiq panë në të dritën që dilte nga brendësia e tij dhe talenti që i kishte dhënë natyra e qielli,dhe jo rastësisht ai ishte më i preferuari,si një lider, komandant, diplomat ,burrështeti e strateg,sepse në të ishte shpresa, ishte idea e lirisë ,idea e unitetit arbëror dhe europian,ishte mburoja, ishte mësimi i atdhedashurisë, ishte virtyti mbi të gjitha që ai kishte në veten e tij si një fisnik i madh i Arbërisë dhe Europës.

Poashtu adhurimi që i bënë atij pas vdekjes në Lezhë  duke i vendos kockat e tij në qafë si shenjë ndihmtare tregon qartë se sa i shënjtë dhe i preferuar e adhuruar ishte nga armiqtë otoman(turq).

Kjo mbi të gjitha ka një domethënie jo vetëm historike por edhe psikologjike se si një njeri qëndron mbi epokat e ardhshma ,se si një njeri i madh si Gjergj Kastrioti  bëhet më i gjallë, e më frymëzues nëpër epokat e ardhshme  dhe jo vetëm në epokën që ai jetoi e veproi.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora