E enjte, 03.12.2020, 01:36 AM (GMT)

Personalitete

Luan Kalana: Aristidh Kola - Heroi shqiptar

E hene, 27.07.2020, 05:00 PM


ARITIDH KOLA-Heroi shqiptar, arvanitas (1944-2000)

“Gjuha Shqipe-Gjuha e Perendive”-flet shqip, deshmi dokumentare studjuese, historike-gjuhesore

Jeta dhe vepra e tij gjeniale e pavdekshme, monumentale per Kombin Shqiptar

Shqiptqtari, arvanitas i pavdkeshem..vepra e tij studimore gjeniale, ”Gjuha shqipe gjuha e perendive”…

Nga Luan Kalana

Aristidh Kola ishte studjues  historian, gjuhetar,  publicist,  dhe jurist dhe patriot luftar i pa mposhturi Kombit Shqiptar,  ishte kryetar i Lidhjes së Arvanitëve.

Aristidh Kola studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit,  për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi. Vepra e tij kryesore madhore “Gjuha e Perendive”dhe  “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”,  bëri një jehonë të gjerë në botën arvanitase; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve.

Nje studim me te plote, per jete dhe vlerat epavdekshke historike -gjuhesore kombetare te vepres se tij, shkroi Libra-ese, bashkekombesi e dashkepuntori i tij i ngushte ne Greqi, poeti patriot Kolec Traboni, i cili botoi gazeten e pare shqipe, ne Greqi “Egnatia”

Ai lindi në Kaskaveli të Thivës ne Greqinë Qendrore,  zonë e cila banohet kryesisht nga arvanitas. Aristidhi,  si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij,  u edukuan me frymën e dashurisë për traditat e të parëve,  që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme.

Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me arbëreshët e Italisë,  me shqiptarët e Amerikës,  me intelektualë të Kosovës,  të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës. A. Kola u bë i njohur në Greqi sidomos për përkrahjen morale që i dha luftës së UÇK-së duke u shfaqur në disa emisione televizive. Kjo shkaktoi reagimin e disa grupeve proserbe,  me të cilat u ndesh në rrugë gjyqësore.Ai ishte President i Lidhjes shqiptarve te Arvanitas  ne Greqi.

I qeshur dhe i dashur,  Aristidhi [2] ishte mik i të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në zyrat e shoqatës arvanitase “Marko Boçari”,  organizoheshin aktivitete politiko-kulturore për Shqipërinë,  si dhe për personalitete të rëndësishme arvanitase të Greqisë.

Aristidh Kola ka bërë një punë këmbëngulëse për afirmimin e identitetit arvanitas në Greqi. Ai nisi hartimin e fjalorit arvanitas,  vepër të cilën nuk arriti ta përfundonte. A. Kola vdiq në vitin 2000 pas një sëmundjeje të rëndë (leucemi në gjak).

Prolog per Librin ‘Gjuha e Perndive”-nga Aristidh Kola.

Intelektuali Arvanitas prej Italisë së poshtme,  Dhimitrios Kamaradas ishte i pari që i entuziasmuar nga afrimi i fjalëve arvanitase me ato homerike e parahomerike,  tha se: "Gjuha Arvanitase është gjuha e perëndive", është pikërisht ajo gjuhë që përmend Homeri,  dhe si të tillë ai nënkuptonte gjuhën shumë të vjetër pellazgjike,  gjuhën e atyre njerëzve që u dhanë emra perëndive dhe mënyrave të adhurimit.

Ky konstatim i Kamarades,  i dha titullin ketij libri. Aristidh Kola hedh poshte tezën e indoevropianizmit dhe këmbëngul,  duke u mbështetur në fakte se gjuha rrënjë nga e cila kanë rrjedhur të tjerat është pellazgjishtja,  gjuha e popullit që themeloi qytetërimin botëror.

Ndër të tjera autori përmend se: "Pavarësisht se jam në kundërshtim,  ndoshta absolut,  me mendimin sundues lidhur me indoevropianët unë mund të jap një sqarim,  gjithmonë në lidhje me këtë çështje. Dëshmi,  legjenda,  tradita,  fjalë,  monumente për pellazgët kemi që nga Gadishulli Iberik deri në Indi,  kurse jo për Indoevropianët.

Teoria Indoevropiane është pjellë e fantazisë shkencore,  që u mbështet në bashkësinë e rrënjëve gjuhësore që nga Evropa e gjer në Indi. Ndërkohë që kjo bashkësi shpjegohet fare mirë me teorinë pellazgjike. Pse ateherë kjo nuk u quajt teori pellazgjike? Pse atëherë kjo nuk u quajt "bashkëgjuhësi pellazgjke",  por Indoevropiane ose Indogjermane?

Djepi i Indoevropianëve përcaktohej me bindje të plotë në brigjet e lumenjve Gang e Indhos gjatë shekullit të kaluar. Më vonë u transferua në Kauakaz,  në Pamir dhe tani së fundmi ndërroi vend në Evropë,  gjithnjë me po të njëjtën bindje fanatike.

Përmenden fakte për spostimin e indoevropianëve me pretendimin që ata të pranoheshin nga historia,  përmendeshin hollësira dmth. vogëlsira hipotetike dhe fantastike,  madje dhe data,  me bindjen se ishte fjala për dokumenta historike të pakundërshtueshme që shkencëtarët e katedrave riprodhojnë me mentalitetin e tyre prej dhaskali,  pikërisht ashtu siç mbjellin në mentalitetin e fëmijëve tanë mësuesit se mitologjia hebraike është frymëzuar nga perëndia dhe është e pakundërshtueshme,  kurse mitologjia greke është diçka si përrallat arabe.

Në një kohë kur duhet thënë se gjithë përmbajtja dhe substanca e botës së Greqisë së Vjetër fshihet ne mitologjinë greke! Gjuhetaret,  te paret që mbrojtën këtë teori,  përmendin fjalorë të plotë rrënjësh indoevropiane,  që ndërsa në fillim me të drejtë u konsiderua si hipotetike,  tani ekzistojnë tendenca të konsiderohen si të pakundërshtueshme. Veç kësaj nuk janë pak "ligjet" gjuhësore që janë nisur mbi bazë të kësaj hipoteze.

Për këto arsye dhe për pikëpamjen që kam formuar për Pellazgët,  e konsideroj si krejt të gabuar nxjerrjen e konkluzioneve nga hipotezat indoevropiane. Fakti që nga Evropa e deri në Indi,  ndoshta edhe më gjerë,  ekziston një bashkësi elementesh gjuhësore,  shpjegohet me faktin se ato kishin për djep Ballkanin veri - perëndimor,  ku ekzistonin edhe qenda shumë të lashta të kulturës Pellazgjike e të kultit të Dodonës.

Dhe Dodonët dhe mali Tomorr përmenden që nga Epiri e gjer në Shqipërinë qendrore. Ndërkohë që një degë pellazgjike (iliriane),  Dardanët,  kanë lënë gjurmë të forta të kalimit të tyre që nga Ballkani veri - perëndimor gjer në Indi e Tibet.

Gjithsesi,  të gjitha këto analizohen më mirë në këtë studim për pellazgët. Aq më tepër që të njëjtën rrugë do të ndjekë pas shumë shekujsh edhe Aleksandri i Madh,  kur në Indi priftërinjtë do t'i kallzojnë atij për fushata të mëparshme të bashkatdhetarëve të vet ne atë vend.

Historianet do t'i vënë në dyshim këto (sipas supozimeve të historianëve,  priftërinjtë kërkonin t'i bënin qejfin Aleksandrit,  por nëse kanë dashur që të bëjnë një gjë të tillë do t'i thoshin që ishte i pari që po pushtonte Indinë e jo i treti),  por tashmë përkrahësit e teorive indoevropiane duket se janë gati të bindur se populli hipotetik indoevropian nuk erdhi nga India në Evropë,  por ndodhi e kundërta.

Kështu filloi "çorientimi" i hipotezës indoevropiane alegorikisht,  metaforikisht e realisht. Në hapësirën malore të Ballkanit veriperëndimor e të Arkadisë,  lindën (autoktonë nga Toka e jo nga perënditë) Pellazgët dhe që këtu ata mbërriten në të katër anët e botës,  aq sa mund t'i quash edhe "popull i zgjedhur i racës njerëzore" që krijoi qytetërimin këtu e 10.000 vjet më parë.

Kjo veper shkencore historike -gjuhesore, eshte nje deshmi e gjalle dokumentare, e prejardhjes dhe origjines te Gjuhes Shipe, me vlera te pacmura kombetare por dhe nje thesar boteror per gjenezen e gjuheve te botes .

Ajo meriton nje studim e vleresim maksimal, nga shkencetaret, studjuesit historiane e gjuhetare, per te hedhur poshte “tezat apo hipoteazat”denigruese armiqesore ndaj historise dhe gjuhes shqipe, dhe per te deklaruar me dokumeta shkecore te verteten e madhe, se Bota ka folur e flet gjuhen e sotme pellazgjike-shqipe.

Aristidh Kola-flet shqip, Gjuhen e Perendive.!

Mblodhi dhe shkroi

Luan Kalana, SHBA.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora