E enjte, 28.03.2024, 05:20 PM (GMT)

Editorial

Gani Qarri: Memorial kombëtar kushtuar familjes heroike Jashari, në vend të xhamisë erdoganeske

E hene, 27.07.2020, 07:06 PM


Memorial kombëtar kushtuar familjes heroike Jashari, në vend të xhamisë erdoganeske

Nga Gani Qarri

Do të ishte shumë e pa falshme për historinë, të gjitha qeveritë, inteligjencën dhe popullin e këtij shteti, që në vend se Rifat Jashari, së shpejti ta bënte përurimin e memorialit historiko-kombëtar kushtuar familjes heroike Jashari dhe gjithë heronjve e dëshmorëve të rënë për liri dhe çlirimin e Kosovës, të vinte enkas nga Azia diktatori turk Erdogan për promovimin edhe të një xhamie politike turko-otomane në zemër të Prishtinës dhe të shtetit të Kosovës.

Askush tjetër, të paktën në tre shekujt e fundit, nëse jo edhe më përpara, nuk e ka merituar më tepër një memorial të tillë, të rrallë e madhështor muzealo-historik se sa Familja Jashari dhe heronjtë e dëshmorët e rënë të kombit për liri dhe çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Ndaj edhe vet pasardhësit e heronjve të familjes së nderuar Jashari, duhet ta kërkojnë pareshtur ngritjen e këtij memoriali në Prishtinë, kur e dinë mirë edhe ata vet, se përderisa të jetë Hashim Thaçi në pushtet, riparimi e konservimi i kompleksit të Familjes Jashari në Prekaz të Skënderajt,me gjithë premtimet e përvjetshme, jo vetëm se nuk pritet të ndodhë, por dhe vetëm sa do të zvarritet.

Për aq më tepër, edhe për ne si popull e shtet i pavarur, vërtetë do të ishte fatkeqësi e madhe dhe e pa falshme kombëtare të lejojmë ndërtimin e një xhamie politike më të madhen erdoganeske, në vend të një memoriali historiko-kombëtar kushtuar familjes Jashari dhe gjithë heronjve e dëshmorëve që kanë dhënë jetën për çlirimin e Kosovës e më gjerë, të rënë vetëm para pak më tepër se 21 vitesh, në altarin e lirisë.

Do të ishte po ashtu, tejet e turpshme dhe përgjithmonë e pafalshme, për popullin e shumëvuajtur shqiptar dhe të gjitha qeveritë e Kosovës, që në vend se ta priste shiritin dhe dilte në tribunë ikona e familjes më sublime heroike shqiptare z. Rifat Jashari, për përurimin e këtij memoriali gjithëkombëtar dhe dëshmonte edhe një herë më tepër, me fjalë dhe me vepra se kjo tokë e larë me gjakun tonë, ka qenë, është dhe do të mbetet përgjithmonë shqiptare, ruana zot, të vije diktatori Erdogani nga Azia ta promovojë xhaminë e tij politike dhe mbajë fjalime të përflakura "alla-turka" se si Kosova edhe në këto kohë, paska mbetur, tokë turko-otomane.

Për aq më keq, ndërtimi i një xhamie politike si kjo, do ti hapte rrugën edhe promovimit të kishës ortodokse serbe nga Aleksandër Vuçiqi, të ngritur gjatë viteve të pushtimit dhe kohës së luftës nga Millosheviqi,ministër i të cilit ishte edhe ai vet, mu në zemër të Qendrës Universitare në Prishtinë, për të "dëshmuar"  me zyrtarët dhe popat serb, para gjithë botës, se kinse, kjo tokë nuk është shqiptare, por "serbe", gjë që do të ishte poshtërimi më i madh dhe më i pa precedent për popullin tonë, Kosovën dhe të gjithë të rënët për çlirimin e saj nga Serbia.

E nëse dikush dha çdo gjë nga vetja, madje duke flijuar pothuajse tërë familjen në mënyrën më heroike të mundshme, në luftën për vdekje a liri me hordhitë barbare okupatore serbe, ishte Familja heroike Jashari, familja e babës Shaban, të bijve Hamzës e Ademit dhe krejt pjesëtarëve të saj, me reja, nipa dhe mbesa, të cilët të mëdhenj e të vegjël, të gjithë sa ato netë e ditë tmerri u gjenden në shtëpi, u flijuan dhe ranë duke bërë qëndresën më heroike të mundshme për lirinë e Kosovës.

Ndaj po qe se me të drejtë thuhet, se nënshtrimi i një populli nis me nëpërkëmbjen, poshtërimin dhe shkeljen e inteligjencës, kulturës dhe traditave kombëtare të tij, atëherë shqiptarët janë ata, të cilët pa asnjë dyshim, duhet të ndjehen populli më i fyer i të gjitha kohëve që nga vdekja e Skënderbeut e këtej, mbetur gjithmonë të mbërthyer në vend të vetin, me tempuj, memorialë, objekte dhe ideologji të huaja deri te ato mesjetare, të atyre që na sunduan për 500 vjet dhe të tjerëve që na pushtuan e mbajtën nën robëri, nga vitit 1878 e këtej, për rreth 200 vite tjera.

Pra një nënçmim kaq poshtërues për vendin dhe inteligjencën kombëtare nuk do ta lejonte asnjë popull tjetër, përveç shqiptarëve, kudo qoftë në botën bashkëkohore.

Kjo për vet faktin se për ngritjen e vetëm një tempulli fetaro-politik, si xhamia e Erdoganit në Prishtinë, jepen aq shumë para, (rreth 32 milion euro-siç përflitet në opinion) vetëm për të ngritur një objekt të tillë turko-otoman, sipas ideologjisë së tyre pushtuese, për të përçuar mesazhe politike dhe ngulitur trashëgimitë e huaja osmane në një vend evropian të sapoçliruar si Kosova.

Krejt kjo për shkakun se aty ku Edrogani, para pak vitesh nuk arriti të na impononte me fjalë dhe propagandë neo-otomanizmin e tij, tani tenton të na imponojë me forcën e parasë dhe ryshfetit, se Kosova është "Turqi" siç gërvallej jo fort moti në Prizren me rastin e vizitës së paradokohshme, në Kosovë.

Ndaj nëse shqiptarët kanë harruar kaq shpejt të kaluarën e tyre, është momenti i fundit që ta rikthejnë kujtesën dhe të mendojnë edhe një herë me dorën në zemër, se nëse dikush ka merituar një memorial kombëtar, në qendër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës, nuk është Erdogani,Turqia as xhamitë e tyre neo-otomane, por vetëm Familja Jashari dhe heronjtë e dëshmorët e rënë trimërisht për çlirim e liri.

Në asnjë mënyrë, një popull me dinjitet dhe vetëdije të shëndosh kombëtare, nuk mund ti japi përparësi një xhamie erdoganeske, përpara familjes heroike Jashari dhe heronjve e dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit dhe çlirimin e Kosovës.

O meritojnë objekte përkujtimi ata, o askush tjetër në këtë vend!

E po qe se megjithatë del një numër zuzarësh islamik, të cilët kundërshtojnë ngritjen e memorialit kombëtar kushtuar Familjes Jashari, që në atë vend të ndërtohet edhe një objekt fetaro-politik turk si xhamia,atëherë dikush nga ekspertët duhet t`ia shpjegojë këtij populli enigmën e rëndë mbi dashurinë kaq të madhe të këtyre shqipfolësve gjakprishur ndaj pushtuesve, si dhe urrejtjen e pafund kundër identitetit të vet dhe sjelljen e tyre kaq armiqësore dhe antikombëtare.

Memoriali kombëtar kushtuar kësaj Familje madhështore dhe gjithë heronjve të rënë për liri, në mes të Prishtinës, është i pamohueshëm dhe nuk guxon ti kundërvihet askush, madje as fanatikët më të pështirë islamik.

Vetëm një memorialë i tillë, do ta nderonte Kosovën dhe të gjithë shqiptarët, zbukuronte kryeqytetin, rritë lavdinë e luftës sonë për liri dhe bënë krenarë të gjithë shqiptarët anë e këndë botës, jo vetëm brezin aktual por edhe gjeneratat që do të vijnë në të ardhmen.

Përndryshe po qe se vërtetë në atë vend kaq strategjik dhe domethënës për shtetin dhe popullin e Kosovës, nuk i jepet përparësi ndërtimit të memorialit kombëtar kushtuar familjes Jashari dhe heronjve e dëshmorëve të rënë për liri, por  xhamisë politike erdoganiste  një akt i tillë, do të mbetet turp i përjetshëm dhe njollë kurrë e pashlyer kombëtare dhe shtetërore për të gjithë shqiptarët në Kosovë e më gjerë.

Do të ishte një vepër e shëmtuar dhe e pa shpjegueshme në asnjë mënyrë njerëzore, që edhe pas afro një mijë xhamish të ndërtuara nevojë e pa nevojë në çdo qosh e skutë të Kosovës, sërish në vend të nderimit të familjes Jashari, familjes më të ndritshme kombëtare anë e mbanë shqiptarisë dhe krejt trojeve tona etnike, ti mohohet kujtimi i sakrificave të saj, të njohura në përmasa gjithëshqiptare dhe botërore, me një objekt historiko -përkujtimor, si memoriali, dhe në vend të tij, të vije në rend edhe një xhami tjetër politike, turko-erdoganiste mu në zemër të Prishtinës.

Një objekt i huaj politik, që nuk e duron vendi, nuk e bënë askënd krenar dhe na e rikujton serish, vetëm pushtimin dhe neo-otomanizmin, ndërsa vepra e Familjes Jashari dhe memoriali kushtuar heronjve të lirisë, e ndritë përgjithmonë shtetin e Kosovës, ngritë lavdinë e UÇK-s, dhe nderon gjithë kombin shqiptar pa përjashtim.

Duhet përmendur me këtë rast se në Shqipëri janë ndërtuar dhjetëra memorialë të ushtarëve të rënë grek në luftime me italianët, qysh gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në Kosovë as pas më tepër se 21 vitesh nga dëbimi i Serbisë, të mos ngritët një memorial kushtuar familjes Jashari dhe heronjve e dëshmorëve të luftës së shenjtë të UÇK-s, të rënë për lirinë e vendit tonë, kjo vërtetë është një turp i papërshkrueshëm.

Për aq më tepër, mbetet shumë e pakuptueshme dhe e habitshme deri në pafundësi, se si asnjë e ashtuquajtur OVL, politikan vendor, organizata civile, apo edhe individ i thjeshtë i Republikës së Kosovës të mos kujtohet dhe shfaq propozimin më hyjnor, për ngritjen e një memoriali të tillë historik, i cili do ta ngrinte lart e më lartë respektin ndaj luftës për lirinë e Kosovës dhe rriste përjetësisht lavdinë e veprës madhështore të UÇK-s.

Madje nuk do të kishte gjë më të mirë se sa mu në zemër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës, të binte në sy dhe ngrinte interesimin e secilit njeri, një memorial me kaq vlerë dhe rëndësi të madhe historike e kombëtare, si dhe të vizitohej pareshtur nga vendor dhe të huaj, se sa në vendin e shkelur jo fort moti, nga terroristi Lavdrim Muhagjeri, të ndërtohet xhami erdoganiste.

Ndërtimi i një memoriali kombëtar në vend të xhamisë, do të zhdukte edhe kujtimet e këqija nga e kaluara e terroristit.

Përndryshe nëse vërtetë mu aty lejohet ndërtimi i xhamisë politike erdoganiste, në vend të memorialit kombëtar kushtuar familjes Jashari, jo vetëm se do të mbetej i gjallë edhe kujtimi për këtë terrorist të trishtë, i cili i pari nisi mihjet po në atë vend dhe mu për këtë xhami, nuk do të shkojë gjatë e ithtarët e tij, do të kërkojnë që xhamia në fjalë të mbajë edhe emrin e Lavdim Muhagjirit dhe ai të shpallet hero i ngritjes së xhamisë dhe xhihadit islamik në Kosovë.

Siç dihet në asnjë mot as kohë, ky vend kurrë nuk ka qenë dhe nuk është as sot i denjë për objekte politike fetare por është vend i zgjedhur për memorialë shqiptare dhe prezantimin me pamje dhe përmbajtje të lavdisë tonë madhështore kombëtare, sidomos kur në te, përjetësohen të pavdekshmit e luftës për liri si Familja Jashari dhe heronjtë e dëshmorët më të devotshëm të Kosovës, të flijuar për çlirimin përfundimtar të saj nga Serbia.

Në anën tjetër, habit fakti se si edhe shumë politikan vendor, për turpin e tyre, sa herë që u duhen poenë politik, vota dhe përkrahje e elektoratit, gjithmonë thirren në luftën e UÇK-s dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.

Por ata edhe mbi 21 vite pas përfundimit të luftës, ende nuk i kanë ngritur një përmendore të vetme adekuate Adem Jasharit në Prishtinë dhe as ndonjë Memorial përkujtimoro-historik familjes heroike Jashari, ku memoriali në fjalë edhe po të ndërtohej në përmasa më të vogla se sa xhamia politike e erdoganit, do të kishte hapësira të mjaftueshme për skalitjen e emrave të të gjithë heronjve e dëshmorëve të rënë për liri, deponimin e fakteve dhe të argumenteve biografike të tyre, si dhe pasqyrimin bashkëkohor të veprimtarisë së bujshme patriotike të brezave, para gjatë dhe pas luftës për çlirimin e vendit dhe shtet ndërtimin e Kosovës.

Ndërsa një pjesë e memorialit mund të shndërrohej në muze kombëtar të luftës, e pjesa tjetër në arkiv historik të veprimtarisë patriotike të të gjithë atdhetareve më të devotshëm kombëtar, si dhe një amfiteatër i përmasave të mjaftueshme e komode, ku mund të mbaheshin kurse historike dhe ligjërata përkushtuese mbi luftën atdhetare të brezave që kontribuuan për çështjen shqiptare dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës nga Serbia.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora