Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sadik Vrajolli: In memoriam - Selatin Asllan Ademi

| E hene, 27.07.2020, 05:37 PM |


In memoriam

Me rastin e gjashtë mujorit të vdekjes

Selatin Asllan Ademi

/21.08.1973 – 26.01.2020/

Kushtuar aktorit, producentit dhe veprimtarit për një shtet  funksional

Selatini Asllan Ademi u lind në Prishtinë, kurse prindërit e tij vijnë nga Malësia e Gollakut. Babai i tij Asllani vjen në Prishtinë prej fshatit Gjelbërisht /Hajkobillë/ lagja Nuraj. Familja e Asllanit  ishin zejtarë modest dhe patriotë,  kurse nana Vahidja prej Mareci, lagja e Vrajollëve e njohtun për rezistencë kundër Sërbisë.

Selatini ishte fëmiu i dytë i Asllanit dhe Vahidës pas motrës së madhe … kurse pas tij vjen vllau dhe tri motra më të vogla. Selatini shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prishtinë me suksesë të shkëlqyeshëm kurse studimet në Akademenë e arteve të bukura në Prishtinë te profesor Enver Petrovci , dhe muar titullin Barchelor i Aktrim me notë mesatare 9.11 në vitin 2013, pastaj vazhdoi studimet postdiplomike  dhe i mbaroi  në vitin 2015  ,duke marr gradën Master i Aktimit me notën mesatare 9.63 .

Luajti në disa role të ndryshme në teatër dhe në film gjatë karierës së tij artistike , duke luajtur mbi 50 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër . Ishte producent në filmin “ Mashtruesit “ i cili film u shpërblye në Festivalinë e Shqipërisë ( TIFF) .

Selatini ishte i  veqantë për babën Asllan sepse në vitin 1990 me suprimin e autonomisë së Kosovës e kishin larguar nga puna sikurse të gjithë  punëtorët tjerë shqiptarë. Në atë kohë Selatini ende pa i mbushur 17 vjetë, ishte nxënës i shkollës së mesme, u bë krah i punës  fizike dhe i doli në ndihmë për mbijetesë babës Asllan, kështuqë në asnjë mënyrë nuk deshti që babai i tij ta lë Kosovën për të marrë rrugën e mërgimit.

Për nanën Vahide Selatini ishte i veqantë sepse pas vdekjes së të shoqit Asllanit u bë zot shpie shumë i ri, si thotë ajo u bë shtylla kryesore e familjes ku u interesua për secilin prej neve në familje dhe me një zë të përmallshëm  e krenari ajo thotë: Selatini na i solli të gjitha të mirat por që Zoti ma mori.

Për bashkëshorten e tij,  Selatini ishte bashkëshort  me cilësi të larta respekti dhe shembull harmonie familjare.

- Selatin, për fëmijët e tij Lisin dhe Lirin si dhe nipat tij, fëmijët e Milazimit - Rigonin, Ritanin  dhe Rigën ishe edukator për sjellje dhe dituri dhe udhërrëfyes për secilin prej tyre me qëllim të edukimit sa më të drejtë dhe njerëzor .

Familja e Asllanit  dhe Vahidës ishe  një familje e qetë dhe mjatë bujare me mikëpritjen dhe bujarin e pakursyer e në veqanti në edukimit e fëmijeve të tyre të cilët ishin udhëfyes i mirë dhe i drejte i jetës së tyre , duke vazhduar idealin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, secili në rrugën e tyre . Familja e tyre ishte e përberë nga : Mehreme Ademi  e cila  kreu shkollën e mesme  Teknike “28 Nëntori “ në Prishtinë , pas saj rrugën e vazhduan edhe të tjerët duke ndjekur rrugën e edukimit dhe shkollimit sa më të denjët . Hedije Ademi kreu Fakultetin Juridik në Prishtinë dhe gjithëashtu studimet postdiplomike – në Fakultetin Juridik  dhe mori titullin Master në Shkencat  Juridike , dhe aktualishtë ushtron  profesionin e Avokatës  që nga  viti 2014, pastaj Fevzije Ademi  kreu Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe tani punon si edukatore ,  Milazimi Ademi që aktualishtë është student në Fakultetin  Jurdik në Universitetit e  Prishtinës  dhe Vjollca Ademi   studente në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Por humbja e Selatinit i goditi shumë rënd të gjithë familjen dhe dashamirët e tij , të cilët nuk kursyën edhe fjalët më të mira e të dashura për të .

Për kolegët Selatin  ishe i veqantë ,aktor brilant në skenë dhe film. Kolegu Ilir Muharremi thuri elegjinë për Të:

-“ Lamtumirë Selatin, vdekja nuk është fundi  “ .

Por ti Selë nuk ishe gati për vdekje e tash u bëre i pavdekshëm në përjetësi”.

I veqantë Selatin ishe në veprimtarinë për një shtet funksional e sidomos i fokusuem në reformat e arsimit ku si aktivist i LDK-së ishe i angazhuar për aplikimin e modelit finlandez të arsimit.

Me përmallim dhe me ndjenjë krenarie ruaj kujtimet me vlerë nga shumë takime me Të, Nga takimi që kishim më 20 shtator 2019 afër teatrit në Prishtinë, veçoi sqarimin që më bërë për të gjitha modelet e ndryshme arsimore por në përfundim më the se e kishe përzgjedhë një model cilësor finlandez që ishte një prej më të mirëve në botë.

Ti nuk i kishe pranuar modelet e arsimit liberal dhe pa kontrolle efektive.

U përshëndetëm për herë të fundit dhe me shpresë që pas zgjedhjeve që do të mbaheshin së shpejti të bëje vepër synimet tua për një arsim cilësor, por vdekja e pamëshirëshme  ta ndërpreu këtë projekt për një arësim cilësor që do të ishte kontributi më i madh për një shtet funksional.

Selatin nipi , ti do të mbetesh i veçantë për mixhallarët dhe dajët, familjarët, miqët e shokët si njeri i dijes, i artit dhe mirësjelljes për edukimin e gjenerateve të reja.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës.

Dr. Sadik Vrajolli