E shtune, 20.04.2024, 05:41 AM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti, peticion qeverive shqiptare: Stop erdoganizimit osmanik të shteteve shqiptare

E diele, 26.07.2020, 06:07 PM


Pajtimi dhe falja thuhet të jetë shkalla më e lartë e qytetërimit të një shoqërie. Me një kusht: që dorasi të ndëshkohet dhe të kërkoj falje për krimet e bëra. Falja në të kundërtën nuk është akt qytetërues, por barbar, injorant, është sjellje vetë-përbuzëse, vetëmohuese, ngase qentë endacakë të të gjallëve urinojnë mbi gjakun e të vrarëve të tyre pa fije respekti.

Edhe sa vite do të shkojnë kur pushteti i radhës do t'u kërkojë shqiptarëve t'i harrojnë mijëra fëmijët e vrarë, gratë e dhunuara, edhe sa kohë duhet të ikin kur primatët do t'i kërkojnë opinionit mos të përmenden Jasharajt dhe të tjerët që u masakruan nga forcat serbe? As edhe një shekull. Se pse do jetë kështu e kemi shembullin me Turqinë.

Patjetër se turqit nuk janë osmanët e djeshëm që për çdo sezon masakronin elitat shqiptare, digjnin varret dhe kultet fetare. Por që nga koha e votimit të Erdoganit e morën atë përgjegjësi.

Mbrëmë postova një tekst të Uk Lushit që flet për masakrën e Manastirit, e cila ndodhi në shekullin 19. Kush lundron kronikave osmane dhe studimeve evropiane rreth sjelljes së kësaj perandorie ndaj shqiptarëve do të shohë se osmanët përherë kanë vrarë shqiptarët në favor të aleatëve të tyre rusë e sllavë.

Kontratat turke famëkeqe me dy Jugosllavitë për deportimin e qindra mijë shqiptarëve ende nuk janë pezulluar. As për copëtimin e tokave shqiptare në favor të tjerëve - asnjë fjalë. Turqia i kërkoi Kosovës madje ta ndryshoi historinë, ta heq flamurin dhe Skënderbeun nga kancelaritë. Gjithë u bënë. Në burgjet turke vuajnë qindra gjeneralë, mësues, aktorë, sportistë me origjinë shqiptare, të akuzuar pa fije fakti si "puçistë". Në kryesheshet e kryeqyteteve shqiptare Erdogani ndërton dy xhamitë osmane, për të cilat thotë saherë del para të vetëve se "ato janë kazermat e tij e minaret raketat e perandorisë së ringjallur osmane". Cili popull me dinjitet do t'i lejonte këto? Cila politikë me kujtesë dhe e pakorruptuar do t'i lejonte këto? Cilat media me integritet do të lejonin që të bëhen zëdhënëse më shumë të atyre që ndihmonin osmanët në vrasjen e elitave se sa të vetëve që kërkojnë drejtësi? Ma gjeni një popull që nga përreth e deri në ishujt ende të paregjistruar nga radarët e qytetërimit dhe ja po dorëzohemi? Cila mendësi ndryshe do heshtte kaq varrshëm per vrasjen e elitave (Agani, Hoti e Co.)?

Me xhaminë - të cilën Erdogan e proklamon si kazermë me raketa osmane - ai ripushton edhe njëherë shqiptarët pa kërkuar kurrë falje për ato masakrat në Manastir e gjetiu për 6 shekuj. Duhet ngase thotë duhet ta kthejmë lavdinë e perandorisë osmane. Ai na thotë viktimat e juaja ishin pleh që çuan dorë kundër padishahut (si ata kunder Juflgosllavisê e Serbisê) dhe ju e pranoni këtë edhe më me pa dinjitet se gjithë haxhiqamilët bashkë. Pse mos ta bëjë këtë edhe Vuçiç që njeh suksesin turk? Nëse në kohën e Jugosllavisë as që kishim mundësi të jemi korrekt ndaj vetes e të themi; patjetër se nuk u shpallim luftë vrasësve tonë, sepse kurrë s'kemi qenë të luftës e fuqisë, po pse tash silleni si fundërrina kur i keni dy shtete dhe suportin e gjithë botës ku sundojnë demokracitë liberale? Është fati i skllavit pa respekt ndaj të vrarëve e dëbuarve të vetë.

Jeni të padrejtë ndaj gjithë të vrarëve nëpër shekuj. Në lirinë dhe kulturën që ua mundësuan ata prostituoheni me vrasësit e tyre. Jam i sigurt se brigada ndër ju që beson se shqiptarët i bënë krimet ndaj serbëve e jo anasjelltas nesër do të jetë po kaq e madhe siç janë agjentët e Erdoganit. I sigurt se ndryshe moti do kishit qenë kulturë dhe shtete që nuk do jetonin nga lëmosha e tjerëve.

Xhamia (jo si kult fetar por si simbol politik, ashtu siç e sheh ndërtuesi i saj - Erdogani) është dëshmia e çdo shkronje të këtij teksti. Hiqni dorë prej saj. Bota e konsideron si simbol demonstrativ kundër perëndimit dhe sekularitetit. Ësht? luftë e Erdoganit dhe jo luftë shqiptare. Nuk bëhet fjalë për hakmarrje por për drejtësi. Për më shumë dinjitet dhe integritet në favor të kulturës dhe kujtesës (jo kriminele) shqiptare.

Firmoseni peticionin këtu:

https://www.change.org/p/qeverive-shqiptare-stop-erdoganizimit-osmanik-t%C3%AB-shteteve-shqiptare?



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora