E enjte, 25.04.2024, 08:49 PM (GMT+1)

Mendime

Ismet Balaj: Babai me të bijt jetën për bashkim kombëtar

E diele, 26.07.2020, 09:10 AM


BABI ME DY TE BIJTE JETEN PER BASHKIMIN KOMBETAR

Nga Ismet Balaj

1.Murteza Sali Luzha 1859-1920

Murteza Luzha,( nga Luzha e Tropojës, por lindur në Gjakovë), mbaroi studimet e larta në Stamboll më 1874-1884. Atje u njoh edhe me Rilindasit e Mëdhënj Vëllezërit Frashëri e Hoxha Tahsin dhe u bë ithtar I idealeve të  gjithë jetën. Megjithse ai arrit të bëhej haxhi, muderriz (drejtor I medresesë në Gjakovë për rreth 20 vite, ai ishte e mbeti një besimtar islam që vënte në plan të parë atdheun e lirrinë  e pastaj besimin. Ai thoshte:”Ilm vatan, ilm imamë (Dije për atdheun, dije për besimin-I pari atdheu, pastaj besimi).Si imamë ai punoi në Gjakovë. Ishte bashkëkohës dhe bashkëluftëtar i Bajram Currit. Ishte pjesëmarës i Lidhjes Shqiptare të Pejes dhe bashkëluftëtar I Haxhi Zek Biberit. Punoi për zbatimin e Vendimeve te Lidhjes që synonte Shpalljen e Autonomisë së Shqipërisë. Për këtë u burgos nga turqit më 1900 në Konja të Anadollit 4 vite. Më 1909 Xhonturqit e burgosën, sepse ai I kritikonte ashpër  turqit e rinj për pabesi. Shqiptarët I ndihmuan  Xhonturqit të vinin në pushtet  me revolucionin e 1908. Por, këta si të pa besë që ishin, nuk ua  mbajten fjalën  shqiptarëve. Si rrjedhim burgosën e internuan me mijëra shqiptarë; ndër ta edhe Murteza Luzhen  e internuan  tri vjet në Kostamani të Anadollit.

    Mbasi u kthye u angazhua  për mbrojtjen e Gjakovës nga pushtimi serb e malazez, gjatë luftërave Ballkanike, 1912-1913 dhe 1914-1916. Për këtë e internuan në Pejë me 1500 shqiptarë të Rrafshit të Dukagjinit-Kosovë. Nuk pranoi kurrë shkëputjen e Kosovës nga Shqipëria dhe luftoi gjithë jetën për bashkimin e saj më amën Shqipëri. Ndihmoi veçanërisht  në grumbullimin dhe dërgimin  e ndihmave për Komitetin e Mbrojtjes Kombetare të Kosovës, me qendër në Shkodër (1918-1924). Për këtë e vranë serbët në Gjakovë më 1920.

2.Asim Murteza Luzha (1889-1945)

  U rrit dhe u edukua me dashurinë për lirinë e për atdheun. Këto virtyte I mori nga I ati që ishte në ballë të lëvizjeve përparimtare çlirimtare në Gjakovë dhe më gjerë. E shkolloi në Gjakovë, në Shkup dhe në Stambollnë. Në këto vite shkollimi si Gjakova, Shkupi dhe Stambolli ishin qëndra të fuqishme për fitorën e Pavarësiëë Kombëtrae dhe mbrojtjen nga shtetet shoviniste fqinj që synonin copërtimin e Shqipërisë. Edhe Asimi iu bë krah të atit në gjithë veprimtarinë e tij atdhetare. Edhe Asimin gjatë luftërve ballkanike (1912-1913 e arrestuan malazezët dhe bashkë me disa qindar të tjerë e internuan në Nikshiq të Malit të Zi, si njeri I rrezikshëm i të dy shteteve të asaj kohe_Serbe e Malazeze.

  Ai para besimtarëve vazhdimisht theksonte: Atdhe e fe. Pa atdhe nuk ka fe. Atdheu ynë asht Shqipnia. Kosova asht Shqipni…Autoriteti I tij pati rritje të vazhdueshme nga puna e tij e zgjuar. Është kjo arsyeja që drenicasit e zgjodhen Deputet në Parlamentin e Jugosllavisë në vitet 1938-e në vazhdim. Mbrojti të drejtat njerëzore të kosovarëve në Parlamentin e Jugosllavisë mbretërore. Përkrahu LANÇ në Kosovë. Shtëpia e tij u bë bazë e luftës antifashite në Gjakovë. Në janar të vitit 1945 shkon në Trestenik të Drenicës për të ndihmuar në shpëtimin e 67 shqiptarëve të rrethuar nga ushtria partizano.çetnike jugosllave që kishin filluar masakra në të gjithë Kosovën. Debatet midis tij dhe shtabit ushtarak qenë të ashpra dhe prandaj  më 30 janar 1945 e vranë Asimin e pastaj edhe 67 të tjerë. Kjo ishte një nga masakrat që vazhduan edhe në vitet e tjera që synonte për  zhdukjen e frymës se Konferëncës së Bujanit që synonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

3.Qamil Murteza Luzha (1892-1988)

   Edhe Qamili, djali I dytë I Murtezasë, vazhdoi udhën e të atit. U shkollua për teknik ndërtimi në një shkollë të mesme të Shkupit. Atje mori pjesë në lëvizjen e quajtur Xhymjet,  për mbrojtjen e kombësive nga shtypja e shfrytëzimi barbarë që u bëhej  popullsive. Iu rrezikua jeta prandaj u largua dhe u vendos në Prizren. Edhe këtu u angazhua në lëvizjen e madhe shoqërore-socialiste për liri e barazi të kombëve e kombësive. Ashtu si i ati dhe i vëllai, ishte në krah të çdo lëvizje përparimtare. Familjarisht ishin idhtar të Bajram Currit. Më  1 maj 1922 mori pjesë aktive në demonstratën kundër mbretërisë serbo-kroato-slloven, ku morën pjesë mbi 2000 vetë, që atëherë ishte një fenomen krejt I ri. Kundër demonstruesve ndërhyri jo vetëm policia, por edhe ushtria. Në këto rrethana largohet nga Kosova dhe vendoset në Krumë. Këtu emrohet mësues dhe gjatë këtyre viteve bëhet anëtar aktiv I Shoqërisë Bashkimi dhe sekretar I degës saj për Qarkun e Kosovës (Lumë, Has, Malësi-Tropoja).  

    Ndihmon në zgjedhjen e Avni Rrustemit deputet I parlamentit shqiptar; përkrah revolucionin demokratiko-borgjez të 1924-es. Më dështimin e tij, u largua nga Kruma dhe u vendos në prefekturën e Dibrës (Shqipëri), ku punoi në fillim si mësues në Erebarë, Grevë, Herbel, etj. Pastaj 16 vite kryetar komune: Në Muhurr e Peshkopi; në Vrap-Tiranë; në  Peqin –Elbasan, në Shijak-Durrës; në Kolonjë-Shënmitër, në Skrapar-Potom; në Bushat-Shkodër etj. Në vitet 1942-1943 Istog-Kosovë. Në verë të vitit 1943 u arrestua nga SIMI dhe e futen ne burgun e Prizrfenit si antifashist. I vëllai I Qamilit shkon në zyrën e Shaq Currit, ish prefekt I Prizrenit me te coilin kishin lidhje familjare si familja Curri e Luzha, I vë mbi tavolinë koburën dhe I thotë: Ose më liro vëllanë, ose me vrit ose po të vrasë, rrugë tjetër nuk ka. Prefekti i përgjigjet: Larg qoftë me u vra Curri e Luzha, por dije se Qamili asht lidhë  fort me nacionalçlirimtarët. Dhe e liroi. Me të dalë nga burgu Qamili shkonte fshat me fshat në Pejë, Gjakovë, Deçan dhe në takime në familje e tubime  me parullën: “Faljani Kosovës një djalë, faljani lirisë së Kosovës një luftëtar”. Ndikoi fuqishëm në hedhjen e shqiptarëve të Kosovës në radhët e LANÇL, mbasi gëzonte autoritetin e madh edhe të të atit edhe të të vëllait, fjala I dëgjohej shumë. Me kapitullimin italjan dhe pushtimin gjerman, u kërkua nga SS-t për ta arrestuar. Merr pjesë dhe nënshkruan Rezolutën e Konferencës së KANÇ-it të Kosovës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë  mbajtur në Bujan të Tropojës me 31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944. Për të shpëtuar familjen, në  vjeshtën e vitit 1944 dërgon të shoqen dhe dy fëmijët 7 e 5 vjeç në Tropojë, që atëherë ishte zonë e çliruar. Sapo mbërrinë, i vdes e shoqja dhe një vajzë e sapolindur.  Lë të dy fëmijët te një mik (Selim Efendi Gashi) dhe kthehet në Kosovë e vazhdon aktivitetin në mbarë Rrafshin e Dukagjinit shtëpi për shtëpi e fshat për fshat.

   Mbas çlirimit nga pushtuesit nazistë edhe të Kosovës, emrohet në  Gjakovë  kryetar i komunës më 1944-1946. Në prill 1945 me një delegacion të Kosovës, shkon në Beograd në takim me Marshalin Tito. Në diskutim, I thotë: “Ne shqiptarëve, na jepni të drejtën që na ka falë natyra…”. OZNA dhe UDB-ja e ndjekin në çdo lëvizje .Emrohet  Drejtor i Pasurisë Shoqërore të Krahinës së Kosovës në Prizren më 1946-1947.  Në fund të vitit 1947 vjen në Tiranë bashkë me Zija Rexhen[1]. Qamili takon Koçi Xoxën, të cilin e njihte që kur ishte kryetar komune në Shënmitër të Kolonjës, prefektura e Korçës. Ndërsa Zijai takon (DIKTATORIN KOMUNIST - ZSH) Enver Hoxhën, me të cilin ishin njohur  në vitet tridhjetë  në Francë. Të dy dëshmojnë për masakrat që po zhvilloheshin kundër shqiptarëve të Kosovës nga shteti jugosllav.  Sapo kthehet në Kosovë  më 31 dhjetor 1947 Qamil Luzha   u arrestua nga OZNA  dhe u mbajtë e u torturua në 17 burgje të Jugosllavisë si shqiptaromadh  dhe armik I “Bashkim-vëllazërimit”, parulla demagogjike jugosllave.

  Kur nuk e mposhtën me akuza fallco, e internuan për 7 vite    në Valevë të Serbisë . Edhe pas kthimit nga internimi, nuk e ndali veprimtarinë për zbatimin e Rezolutës së Konferencës së Buajnit për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Për këto arsye u përndoq nga  UDBA jugosllave gjithë jetën. U shua me besim se  shqiptarët do të bashkohen duke bashkuar mendjet dhe energjitë e pashtërshme dhe duke pasur të drejtën universal me vete:” Popujt kane të drejtë të vetvendosin  për fatin e tyre”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora