E merkure, 30.09.2020, 11:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Profesor Petro Zheji - Profet i Gjuhës Shqipe

E diele, 26.07.2020, 09:13 AM


Prof. PETRO ZHEJI - Profet i Gjuhes Shqipe

Gjeniu erudit, poliglot perkthyes, Gjuhetari i madh Shqiptar

(Gjirokastër,  16 tetor 1929 – Tiranë,  14 Mars 2015)

Kujtese

Nga Luan Kalana

Vepra e tij eshte nje thesar i pacmuar kombetar, per Gjuhen Shqipe.Le ta njohim kush ishte gjeniu Petro Zheji, le te studjojme vepren e tij monumentale, akademike studjues historian dhe gjuhetare.

Veprat e tij,  qendrojne ne altarin shkencor te Gjuhes Shqipe, per Akademite e Shkencave , per Universitetet , ne Shkollat tona .Ato jane primare, nga ku duhet te nisin, studimet , deshmite e dokumentet per historine e origjinen e Gjuhes Shqipe.

-I pavdekshim shqiptari , i madhi shkencetari te se vertres Shqiptare, -filozof , teoricieni, euriditi , poligloti,  studjuesi i koheve moderne te gjuheve te Botes ,  te vjetra e ato me te rejat, , dhe te origjines te Gjuhes shqipe, Gjuha e perendive , gjuha pellazgjishtja Gjuha e pare e Njerezimit.

-Studimet e tij jane e vepra monumentale, deshmi te gjalla pavdeksesie , per origjine e gjuhes shqipe, jane fosile te gjalla,  te lindjes te krijimt te Njerezimit bashke me Gjuhen.

Studimet dhe botimet e tij jane monumentale , per Gjuhen Shqipe.

-Për gjuhën shqipe dhe për kombin shqiptar dhe rilindësit e tij,  punime si

“Shqipja dhe Sanskritishtja” (në dy vëll.; 1996,  2001,  2011),  “Gjuhët e vjetra dhe shqipja”,  “ Gjuhët moderne dhe shqipja”,  “Universaliteti i gjuhës shqipe”si dhe

-studimi historik-gjuhesor “Roli mesianik i gjuhës shqipe”, ”Libri i Aforizmave” (2012) , e te tjera .

Petro Zheji ishte nje njeri me mentalitet Evropian te kulluar. Ai ishte gjuhetar i rangut te Majejerit,  Follmayerit,  Lajpnicit. Ne e kishim një gjeni në mesin tonë. Ai eshte i pavdekshmi,  Petro Zheji.

Petro Zheji Ndoshta kishte edhe nga ata që mendonin se Zheji nuk i përkiste më kësaj bote,  dhe jo pa të drejtë,  sepse bota e tij ishte krejt tjetër nga ajo tokësorja. Por fizikisht gjuhëtari dhe përkthyesi Petro Zheji u nda nga jeta pikërisht dje në mëngjes,  në moshën 85-vjeçare,  pas një sëmundjeje të rëndë.

Teoria e tij e algoritmit,  me rezulton te jete,  teoria me sakte gjuhësore,  e bazuar mbi sistemin matematikor,  ose mbi teoritë e Logjikës Racionale dhe Ritmit te mendimit.

Petro Zheji,  me një begati të pashoqe afron pjellorinë ezoterike të leksikut të shqipes (ezoterizmi është shumëkuptimësia e një fjale) dhe pashterësinë e aforizmave të shqipes,  që në aspektin gjuhësor janë fjali të shkurtra,  në aspektin logjik janë paradokse racionale në thelb dhe me mospërputhje në shfaqje,  dhe në mendim janë si ekuacione filozofike të cilat mund të transkriptohen në ekuacione matematikore (është e njohur lidhja e filozofisë me matematikën .

Me vepren e tij gjuhesore, ai dhe nje pergjigje te vetete shkencore , per lindjen e gjuhes te pare te Njerezimit, sic eshte Pellasgishtja , e mbetur e gjalle tek shqipja e sotme , para gjuhes me te vjeter sic mendohet qe eshte Sankrinishtja, apo gjuhet indoevropiane .E vetjma gjuhe e sotme e gjalle, eshte e mbetet, gjuha e sotme e shqipe, e folura e dialektit gegnisht, dokument “fosil i gjalle”i lindjes te njerezimit bashke me gjuhen .

Libri i tij më i fundit “Roli mesianik i shqipes. Rënia e Kullës së Babelit”,  e pa dritën e botimit ndoshta një javë përpara se profesori të ndahej nga jeta. I kënaqur teksa mbante në duar botimin me peshë,  si njeriu që e di se e ka përmbushur misionin e tij në tokë,  vendosi të largohej,  duke e lënë vdekjen të kryejë punën e tij. Kjo ishte dhurata e mbrame që ai u la shqiptarëve dhe shqipes,  një pasuri që i bashkohet gjerdanit me gurë të çmuar të studimeve të tij.

Për një njohës të gjuhëve si profesor Zheji,  shqipja është e aftë ta kapërcejë kufirin nga një gjuhë në tjetrën…Rrugëtimin e nis nga sanskritishtja,  të cilës duke e krahasuar me shqipen e ka sjellë në dy vëllime në punët e tij më të hershme.

Vepra e tij,  siç e quan përmbledhësi dhe redaktori i librit të fundit të Petro Zhejit,  -Albjon Bogdani,  -është një diamant që shihet në të gjitha dimensionet e tij,  dhe me studimet e kryera prej profesorit ta shohësh diamantin në përsosmërinë e tij. Vepra e Petro Zhejit për kritikën është një monument mendimi shkencor dhe akademik,  mes dialogimeve të historisë dhe filologjisë,  filozofisë dhe matematikës,  simbolikës dhe kozmogonisë,  religjionit dhe interpretimeve transhedentale.

-Le t’i kthehemi e t’i rikthehemi studimit te vepres monumentale gjuhesore te Petro Zhelit , “ikones” profetit te Gjuhes Shqipe.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora