E enjte, 25.04.2024, 12:17 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Tufa: AIDSSH - Tryezë Shkencore me rastin e 95 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh dhe antikomunistit Martin Camaj

E diele, 26.07.2020, 10:36 AM


Agron Tufa:

Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) ka nxjerrë një lajmërim për një Tryezë shkencore me rastin e 95 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh dhe antikomunistit Martin Camaj, me titullin "Vepra dhe përndjekja".

Dhe këtë, fill pas tentativës ende shumë të freskët për ta përbaltur, duke ia lëshuar dosjen e tij në kohë urgjente rekord në duart e një amatori diletant e manipulues nga trashëgimtarët enveristë.

Kjo më çon ndërmend një bisedë me znj. Sula, saktësisht me 12 prill 2019, kur për së pari më tha:

- A e di se edhe Martin Camaj (dhe një emër tjetër i njohur) kanë qenë bashkpunëtorë të Sigurimit të Shtetit?

- Nuk e besoj, - thashë, duke pasë parasysh një bisedë që kishim bërë me një koleg që e njihte historinë e kësaj dosjeje, se si ishte tallë Martini me Sigurimin para aratisjes. - Do të jetë ndonjë truk i Sigurimit, për të manipuluar dashakeqësisht me figurën e tij. Punë hesapesh të vjetra.

- Ndoshta, - tha znj. Sula, - por ne kemi dosjen e tij dhe Camaj ka firmosur.

- nuk e vë në dyshim, - thashë, - por duhet parë konteksti.

Tani, pas sulmit të ulët e të qëllimshëm për të manipuluar me këtë episod të Camajt jashtë kontekstit, më vjen mirë, shumë mirë, që shefja e Autoritetit ka vullnetin për të reflektuar.

Veçse duhen sqaruar dy stacionet e Tryezës mbi Camajn - Vepra dhe përndjekja:

Për të parën Autoriteti nuk ka hiç autoritet; ajo është punë e studiuesve dhe filologëve.

Për të dytën - Përndjekjen - mund të hidhet më së fundi dritë nën kujdesin e Autoritetit, qoftë edhe për mënyrën se si është shfrytëzuar dosja, ashtu dhe për mënyrën si doli dosja e Camajt prej andej, dy muaj para kërkesës zyrtare të Tares, me ndihmën e një prej grave të ish Sigurimit që ka brenda e për të cilën i kam pasë folë troç, dy herë, gojarisht, me shqetësimin më të sinqertë e më dashamirës, në mënyrë që të bashkëvepronim të dy palët në një front të përbashkët.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora